Organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të Ditëve të Diasporës, organizon tryezën e rrumbullakët me temën: Avancimi i Rolit të Diasporës, Sfidat dhe  Mundësitë, që mbahet më 2 gusht 2017 nga ora 10:30 -14:30 në Hotel Sirius (salla Casiopea, kati II), Prishtinë.

Qëllimi kryesor i tryezës është që të diskutohet për avancimin dhe rolin diasporës shqiptare në lidhje me të drejtat e tyre politike dhe socio-ekonomike dhe si mund të krijohen mekanzima për fuqizimin e rolit të diasporës në zhvillimin e vendeve amë.

I pranishëm në këtë takim do të jetë z. Valon Murati, Ministër në Ministrinë e Diasporës, mërgimtarë nga Evropa dhe Amerika Veriore dhe shoqëria civile.

Lajm i publikuar në Albinfo.ch.