Është hapur afati për aplikim jashtë vendet për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017. Por, si mund të votoni jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës, por që jetoni jashtë Kosovës, ju mund të aplikoni për regjistrim për të votuar përmes postës për Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Asamble Komunale në Republikën e Kosovës.