fbpx
Maj 17, 2018

Korniza ligjore dhe institucionale për përfshirjen e Diasporës

Nga Germin-1743 Shikime-Asnjë koment

PLANI I VEPRIMIT TË FORCIMIT INSTITUCIONAL
MAJ 17-20, 2018

Krijimi i Këshillit të Diasporës Globale Shqiptare

OBJEKTIVA

Qëllimi i këtij komponenti të Planit të Veprimit të Germin-it është krijimi i Këshillit Global të Diasporës Shqiptare, që do të jetë jo-politik dhe do të shërbejë si një urë zyrtare institucionale ndërmjet shqiptarëve brenda dhe jashtë vendeve të tyre.

QËLLIMET TONA

1. Krijimin e një Këshilli i cili do të nxisë pjesëmarrjen më aktive të diasporës shqiptare në çështjet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të vendeve të tyre;

2. Zhvillimin e një Këshilli që do të ketë një rol zyrtar këshillimor (jo përfaqësues)

për çështjet e Diasporës me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi

dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar që jetojnë në Luginën e Preshevës, në

Serbinë Jugore; dhe

3. Mbajtjen dhe forcimin e një Këshilli i cili do të sigurojë përkujdesjen dhe mbrojtjen e vazhdueshme të Diasporës shqiptare, qofte nga vendet e origjinës por edhe nga vetë diaspora shqiptare.

HISTORIKU

Kombi shqiptar numëron rreth 10 milionë njerëz që shtrihen në shumë vende brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor. Historikisht, diaspora shqiptare ka qenë e angazhuar dhe ka mbështetur duke i dhene nje perkrahje shpetimtare për vendet e tyre në nevojë. Ajo ka qenë relativisht e mirë organizuar në nivel lokal dhe nganjëherë kombëtar, por tani është koha për të krijuar një institucion vërtetë ndërkombëtar / global me degë në shumë vende. Fakti që Shqipëria ishte një vend praktikisht i mbyllur për shumë vite gjithashtu ka minuar  angazhimin dhe organizimin e diasporës shqiptare. Duke pasur parasysh se diaspora shqiptare ka fituar një pasuri të madhe njohurish, përvojash dhe burimesh financiare gjatë dekadave të fundit, mendojmë se tani është koha për të krijuar një këshill ndërkombëtar që do të promovojë një qasje globale të shekullit 21 ndaj angazhimit të diasporës shqiptare.

Për më tepër, Qeveria e Shqipërisë më date 5 prill 2018 miratoi një ligj për miratimin e themelimit të Këshillit të Diasporës (shih Aneksin për detaje), prandaj mendojmë se propozimi ynë është ne kohen e duhur për këtë arsye. Ligji propozon që këshilli të përbëhet nga 15 anëtarë të Diasporës si më poshtë: 3 SHBA, 2 Kanada, 6 Evropë, 2 Britani e Madhe, 1 Turqi dhe 1 Australi. Ne planifikojmë të punojmë së bashku me Ministrinë e Diasporës në Shqipëri dhe me Agjencinë Kombëtare Shqiptare të Diasporës në Tiranë bazuar në një Memorandum Mirëkuptimi të nënshkruar nga Germin me Ministrinë e Diasporës në Shqipëri më 21 Mars 2018. Natyrisht, ne gjithashtu planifikojmë të punojmë me (dhe perafersisht shpresojmë të nënshkruajnë Memorandume Mirëkuptimi) me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, si dhe Ministrinë për Çështjet e Diasporës në Maqedoni).

Për të lexuar Planin e Veprimit nga Task Forca për Kornizën Ligjore dhe Institucionale, ju lutem klikoni KËTU,