Nga gjithsej 20,354 aplikacione për të votuar në zgjedhjet e parakohshme, KQZ-ja kishte miratuar vetëm 15,118 dhe kishte refuzuar 5236 aplikacione. Mirëpo, numri i atyre të cilët e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar është shumë më i vogël. Vetëm 5246 anëtarë të diasporës votuan në zgjedhje parlamentare nga 5,949 që i dërguan fletëvotimet.

Nga ky numër KQZ-ja refuzoi 729 pako për këto arsye:

  • 358 persona nuk kishin aplikuar fare në periudhën e aplikimit për regjistrim
  • 163 persona tentuan të votojnë më shumë se sa një herë
  • 67 u refuzuan gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim
  • 60 persona nuk kanë dërguar asnjë dokument identifikues; dhe
  • 55 persona nuk kanë arritur të dëshmojnë identitetin e tyre me dokumente për shkak të dokumenteve të pavlefshme.

Ndonëse mërgimtarët nga Zvicra ishin ata të cilët dërguan më së shumti aplikacione për regjistrim, KQZ-ja ka miratuar më sëshumti fletëvotime nga Gjermania (1,577), duke lënë pas Zvicrën me 959 pako të miratuara dhe Serbinë me 804 pako. Ndërsa nga shteti i Kazakistanit, ku kishte më së paku aplikacione të refuzuara për të votuar, janë miratuar gjithsej 315 pako.

Për më shumë hollësi nga rezultatet e votimit jashtë vendit, pakot e miratuara dhe të refuzuara, klikoni në këtë vegëz, e cila shfaq të dhënat në mënyrë interaktive për secilin shtet.

Nisma Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës përkrahet nga projekti Democratic Society Promotion – DSP– i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhohet nga Kosovar Civil Society Foundation – KCSF. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Germin-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së, DANIDA-s apo KCSF-së.

Përshkrimi: Kjo infografikë përshkruan të dhënat e përgatitura nga organizata jo-qeveritare Germin për votimin jashtë vendit, për zgjedhjet e parakohshme paralamentare 2017.