STAY CONNECTED

Latest Tweets

FOLLOW US ON TWITTER

Subscribe to Newsletter

Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.


Go to Contact

… and much, much, more …

CONNECT

Vota e Diasporës

February 15, 2019/0/0
Home / Blog / Infographics / Vota e Diasporës

Për të matur perceptimet e komunitetit të Diasporës në lidhje me të drejtën e votës, OJQ Germin ka zhvilluar një anketë me 232 pjesëtarë të këtij komuniteti. Kjo anketë është zhvilluar nga data 6 deri 22 mars të vitit 2018, dhe është shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe ueb faqes së organizatës. Shumica e të anketuarve kanë vend amë Kosovën, Maqedoninë, dhe Shqipërinë. Shumica e të anketuarve kanë vend amë Kosovën, Maqedoninë, dhe Shqipërinë. Ndërsa, pjesa më e madhe të anketuarve janë rezidentë të SHBA-ve, Suedisë, Kanadasë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

REZULTATET E ANKETËS


Pjesa e parë e pyetësorit ka përfshirë pyetje në lidhje me nivelin e informimit të komunitetit të Diasporës për procesin e votimit, metodat që ata kanë përdorur për të votuar në zgjedhjet e kaluara, si dhe në rastet kur nuk kanë votuar, cilat kanë qenë arsyet për këtë vendim. Siç shihet në figurën e mëposhtme, më shumë se gjysma e të anketuarve (57%) raportuan se janë në dijeni që për të votuar në vendin amë, duhet bërë kërkesë paraprake. Gjithashtu, një përqindje pothuajse identike e të anketuarve (56%) deklaruan se kanë votuar në zgjedhjet e zhvilluara në vendet e origjinës në të kaluarën. Të dhënat e kësaj ankete gjithashtu tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje është relativisht më e lartë për anëtarët e Diasporës nga Maqedonia dhe Shqipëria, në krahasim me ata që si vend amë kanë Kosovën. Figurat më poshtë tregojnë se përderisa rreth 66% e të anketuarve nga Maqedonia dhe Shqipëria deklaruan se kanë votuar, kjo përqindje ishte rreth 32% për ata që vend origjine kanë Kosovën. Sa i përket mënyrës së votimit, pjesa dërrmuese e të anketuarve thanë se kanë ardhur në vendlindje për të votuar (73%). Rreth 13% e të anketuarve kishin votuar me postë, dhe 11% e tyre kishin votuar ne ambasadë apo konsullatë.

Për më shumë shihni infografikën, e përgatitur nga Rrotull.com.

Navigation
EN
SQ EN