fbpx
März 14, 2023

Aplikoni për angazhimin e Ekspertizës nga Diaspora

By Germin-4541 Views-No Comment

Angazhimi i profesionistëve të diasporës në fushat ku në Kosovë ka mungesë të ekspertizës dhe njohurive do të ndihmonte OJQ-të të zhvillojnë kapacitete të reja dhe të specializohen në fushat e punës së tyre, kështu duke mundësuar adresim më të mirë të problemeve dhe nevojave të qytetarëve.

Andaj nëse jeni OJQ e interesuar për ngritjen e kapaciteteve në fushëveprimin tuaj, ju ftojmë të aplikoni në këtë thirrje.

Afati i fundit për aplikim: 26 Mars 2023.

Për më shumë informata rreth kritereve dhe dokumentacionit të kërkuar për aplikim klikoni KETU

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, që zbatohet nga KCSF në partneritet me USAID në Kosovë. GERMIN është partnere e KCSF në realizimin e këtij aktiviteti.