fbpx
Juli 5, 2021

Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë: Partneritet për Eksport

By Germin-14001 Views-No Comment

Me 2-3 Korrik, qindra biznese nga diaspora dhe morën pjesë në Konventën e Biznesit të Diasporës në Kosovë, e cila u organizua nga Degët Evropiane të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (Albanian Global Diaspora Business Network) dhe USAID Kosovo Compete Activity, në partneritet me organizatën GERMIN dhe shoqatat e tri sektoreve nga vendi: Shoqata e Përpunimit të Drurit (SHPDK), Shoqatat e Sektorit të Ushqimit (PEPEKO dhe ORGANIKA), dhe Shoqatat e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK – Kosovo ICT Association dhe Innovation Centre Kosovo).

Kjo konventë ofroi mundësi për krijimin e lidhjeve dhe partneritetëve mes bizneseve të Diasporës dhe Kosovës, me qëllim të rritjes së eksportit dhe zhvillimit e prodhimit në . Gjatë kësaj konvente dy-ditore, bizneset kishin mundësi të merrnin pjesë në takime B2B, në prezantime tematike dhe të ndiqnin panelin e diskutimit me temë: Diplomacia Komerciale.

Gjithashtu, bizneset e diasporës vizituan disa nga bizneset e Kosovës për të parë nga afër kapacitetet prodhuese të tyre dhe mundësitë për bashkëpunim.

Konventa u përmbyll me një vizitë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP Prizren) në Prizren, ku u prezantuan hapësirat dhe mundësitë që ky park ofron për bizneset dhe investitorët nga diaspora.