fbpx
Juni 6, 2019

Ndërtimi i urave të besimit në Bernë

By Germin-20281 Views-No Comment

Germin në korrik të vitit 2017 organizoi Fokus Grupin me komunitetin shqiptar në Bernë. Grupi i fokusit në Bernë përbëhej nga 33 pjesëmarrës. Qyteti i Bern u zgjodh për shkak se “Unia”, një sindikatë e punëtorëve në Zvicër organizonte një konferencë të madhe dhe shumë nga të pranishmit ishin shqiptarë, prandaj e përdorëm si një mundësi të mirë për të dëgjuar për nevojat dhe interesat e tyre.

Në veçanti ky raport nxjerr në pah temat dhe rekomandimet kryesore të grupit të fokusit të mbajtur në Bernë. Duke u fokusuar në rekomandime, ne nuk raportojmë vetëm në shqetësimet e anëtarëve të diasporës por gjithashtu sigurojmë mënyra për të ecur përpara. Më e rëndësishmja, përmbledhja koncize e këtyre rekomandimeve dhe sugjerimeve mund të përdoret për të informuar politikat dhe praktikat e ardhshme.