Të dashur bashkatdhetarë në Diasporë nga Komuna e Podujevës,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës, që do të mbahen më 15 mars 2020.
Të gjithë juve nga Komuna e Podujevës që jetoni jashtë vendit dhe keni të drejtë vote, ju ftojmë të aplikoni për regjistrim për të votuar përmes postës.
Periudha e aplikimit/regjistrimit për Votim Përmes Postës zgjatë deri me 23 shkurt 2020.
Të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë vegëz: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votues…/votimi-me-poste/