fbpx
June 30, 2021

GERMIN dhe Hodaj & Partners deponojnë ankesë tek Avokati i Popullit për shkeljet e të drejtës së votës për diasporën gjatë Zgjedhjeve të 14 shkurtit

By Germin-12971 Views-No Comment

GERMIN dhe Hodaj & Partners deponojnë ankesë tek Avokati i Popullit për shkeljet e të drejtës së votës për diasporën gjatë Zgjedhjeve të 14 shkurtit

Sot më datë 30.06.2021, Organizata GERMIN, së bashku me zyrën e Avokatëve Hodaj & Partners kanë deponuar ankesë tek Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), lidhur me shkeljet e pretenduara të të drejtës së votës ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit gjatë Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 14 shkurt 2021.

Organizata GERMIN, gjatë monitorimit të procesit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, ka vërejtur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kualifikuar si të papranueshme shumë aplikime për votim nga jashtë përkundër që ato plotësonin kriteret e zotësisë juridike për të votuar. Gjithashtu, KQZ dhe PZAP kanë pamundësuar ushtrimin e mjeteve juridike për apelimin e listës përfundimtare të votuesve nga jashtë, gjë që ka ndikuar që shumë persona të cilët nuk janë përfshirë në listë të mos mund të votojnë, siç e parasheh Ligji për Zgjedhjet e Përgjthshme i Republikës së Kosovës. 

Duke pasur parasysh këto dhe aspekte të tjera të cënimit të të drejtës së votës për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, GERMIN, në bashkëpunim me zyrën e avokatëve Hodaj & Partners, kanë mbledhur ankesat me dëshmi të qytetarëve të cilëve u është cënuar e drejta e votës, e të cilat janë analizuar dhe paraqitur në një raport i cili ju dorëzua sot IAP.

Në ankesën e paraqitur tek Institucioni i Avokatit të Popullit potencohet rëndësia dhe nevoja që të trajtohen:

  • Rëndësia e të drejtës së votës;
  • Procedurat dhe pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve nga jashtë Republikës së Kosovës;
  • Pengesat gjatë procesit të regjistrimit të votuesëve;
  • Mohimin e të drejtës së votës;
  • Shkeljet ligjore dhe penale të pretenduara;
  • Vendimi i KQZ me datë 11.02.2021;
  • Vendimi i PZAP nr A.nr 1/2021 të datës 12.01.2021;
  • Cënimi i të drejtave Kushtetuese / Të drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes
  • Cënimi i dispozitave të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme
  • Cënimi i dispozitave të Kodit Penal
  • Mohimi/Kufizimi i të drejtave për ushtrimin e mjetit Juridik.