Jobs
Hulumtues/e (Terren)
Date: 21/08/2020
0 Views

OJQ: GERMIN (www.germin.org)
Pozita: Hulumtues/e (Terren)
Projekti: Forumi i Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit – Invest in Vushtrri
Afati i fundit për aplikim: 28 Gusht 2020
Data e preferuar e fillimit të punës: 05 Shtator 2020
Lokacioni: Komuna e Vushtrrisë

Përmbledhje: GERMIN është një organizatë jo-qeveritare, vlerat dhe idealet e së cilës janë të
bazuara në besimin që Diaspora shqiptare duhet të luajë një rol proaktiv dhe të gjerë në
zhvillimin pozitiv të shteteve të Ballkanit ku Shqiptarët jetojnë.

Organizata GERMIN hap konkurs për Hulumtues/e në terren, të cilët kanë eksperiencë dhe
aftësi të dëshmuara analitike. Kjo pozitë do të ketë angazhim prej 14 ditësh pune (05 Shtator
2020 – 19 Shtator 2020). Kandidatët e kualifikuar, do të intevistojnë përfaqësuesit e bizneseve
të identifikuara në Komunën e Vushtrrisë sipas sektorëve të caktuar në këtë thirrje.

Projekti “Invest in Vushtrri” është një forum i përbashkët investimesh në mes GERMIN dhe
Komunës së Vushtrrisë i cili ka për qëllim të gjenerojë të ardhura dhe mundësi të reja pune
përmes iniciativave të reja të biznesit dhe tërheqjes së investimeve nga jashtë për projekte të
mëdhaja në këtë komunë.

Detyrat dhe përgjegjësitë: Hulumtuesi/ja e terrenit, do të punojë direkt në aktivitetet e
shënuara më poshtë gjatë angazhimit të tyre:

Identifikimi i 15 bizneseve në sektorin e agrokulturës;
● Identifikimi i 15 bizneseve në sektorin e procesimit dhe prodhimit të ushqimit;
● Identifikimi i 15 bizneseve në sektorin e përpunimit të drurit
● Identifikimi i 15 bizneseve në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve;
● Plotësimi i 60 intervistave/pyetësorëve të gjysmë-strukturuara me secilin biznes të
identifikuar në sektorin e zgjedhur.

Kualifikimet dhe Përvoja e kërkuar:

● Diplmonë universitare në shkencat socio-ekonomike;
● Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim të Gjuhës Shqipe janë të domosdoshme
(Njohja e gjuhës angleze është përparësi);
● Përvojë pune si Hulumtues/e, së paku për 2 vite.

Të gjithë kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë CV-të e tyre tek emaili
[email protected] më së fundmi deri më 28 gusht 2020. Kur ju dërgoni aplikacionin, ju
lutemi që të shtoni tek titulli i email: Hulumtues/e – Invest in Vushtrri. Burrat dhe gratë janë të
inkurajuar njëlloj që të konkurojnë për këtë pozitë. Ju lutem të keni parasysh që vetëm
kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
Uncategorized
Udhëzime për Votim në Përfaqësi Diplomatike
Germin ju sjell udhëzimet e nevojshme për të realizuar votën tuaj në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Si pjesë e të drejtës suaj demokratike, ju mund të votoni një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, duke ndjekur hapat e thjeshtë dhe duke siguruar që vota juaj të numërohet. Më poshtë gjeni të gjitha informacionet mbi procesin e votimit, orarin dhe dokumentet e nevojshme për të votuar në përfaqësitë diplomatike. Sigurohuni që të votoni në kohën e duhur dhe të shfrytëzoni këtë mundësi për të ndikuar në të ardhmen e vendit tuaj! 📅 Data: 8 Shkurt 2025 ⏰ Orari: 07:00 – 19:00 (sipas orës lokale) ✅ Kush ka të drejtë të votojë? ✔️ Vetëm personat e regjistruar me sukses për votim në përfaqësitë diplomatike. ✅ Çfarë duhet të keni me vete? ✔️ Letërnjoftim të Kosovës ✔️ Pasaportë të vlefshme ✔️ Leje të vozitjes (e lëshuar nga Republika e Kosovës) ✅ Si të votoni? 🔹 Shkoni në konsullatën ku jeni regjistruar 🔹 Verifikoni identitetin me dokument të vlefshëm 🔹 Merrni fletën e votimit dhe votoni në mënyrë të fshehtë 🔹 Vendoseni fletën e votimit në kutinë përkatëse 📢 Votimi është një e drejtë dhe përgjegjësi! Sigurohuni që të votoni në kohën e duhur! Adresarin e përfaqësive diplomatike – sapo të klikoni, do t'ju dërgojë direkt në Google Maps e gjeni këtu.  
Date: 06/02/2025
0 Views