fbpx

Një forum investimesh në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit i cili synon të gjenerojë të ardhura dhe mundësi të reja pune përmes iniciativave të reja të biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja për projekte të mëdha në qytetin e Prizrenit.

Qëllimet:

  • Organizimi i një forumi për të promovuar mundësitë e Partneritetit Publiko-Privat (P-P-P) të cilat janë në dispozicion nga Komuna e Prizrenit, për investitorët vendas, të huaj dhe nga diaspora; 
  • Lidhja e tregut midis prodhuesve vendas dhe shpërndarësve të mundshëm të huaj përmes takimeve B2B; 
  • Promovim dhe mbështetje për prodhuesit vendas në Prizren; 
  • Trajnim dhe ndihmë në menaxhim dhe ngritje të kapaciteteve për prodhuesit dhe bizneset vendore; 
  • Forcimi i promovimit të produktit të prodhuesve vendas; 
  • Trajnim dhe subvencion në markë dhe marketing për produktet e reja që do të lansohen në treg. 

Aktivitetet

  • Një hulumtim mbi potencialin ekonomik të qytetit të Prizrenit, i cili u realizua me bizneset dhe shoqatat lokale.
  • Partneritet me Oda Ekonomike Kosovaro-Gjermane, Unioni i Bizneseve në Diasporë (Gjermani, Itali, Turqi etj), bizneset dhe shoqatat lokale
  • Ky Forum i Investimeve u organizua më 5-7 korrik 2019 dhe kishte më shumë se 200 pjesëmarrës përmes aktiviteteve 3 ditore. 60 prej pjesëmarrësve ishin nga diaspora ose të huaj, dhe shumë prej tyre ishin për herë të parë në Prizren, për të parë nga afër potencialin e investimeve që ka qyteti. Pjesëmarrësit vinin nga vende të ndryshme të botës si: Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Italia, Franca, Belgjika, Turqia, Norvegjia, Austri, Kroacia, Greqia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut etj. 

https://investinprizren.com/

https://www.facebook.com/investinprizren/