fbpx

Një forum investimesh në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë i cili synon të gjenerojë të ardhura dhe mundësi të reja pune përmes nismave të reja të biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja dhe nga diaspora për projekte të mëdha në këtë komunë. 

Qëllimet:

  • Gjenerimi i të ardhurave dhe mundësive të punësimit në Vushtrri;
  • Shfrytëzimi i duhur i burimeve natyrore;
  • Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik;
  • Rritja e kapaciteteve; 
  • Organizimi i një forumi për të promovuar mundësitë e Partneritetit Publiko-Privat (P-P-P) të cilat janë në dispozicion nga Komuna e Vushtrrisë, investitorët e huaj dhe diaspora; 
  • Lidhja e tregut midis prodhuesve vendas dhe shpërndarësve të mundshëm të huaj përmes takimeve B2B; 
  • Promovim dhe mbështetje për prodhuesit vendas në Vushtrri; 
  • Trajnime dhe ndihmë në menaxhim dhe ngritje të kapaciteteve për prodhuesit dhe bizneset vendore; 
  • Forcimi i promovimit të produktit të prodhuesve vendas; 
  • Trajnim dhe subvencion në markë dhe marketing për produktet e reja që do të lansohen në treg.

Aktivitetet

  • Memorandum Mirëkuptimi midis Germin dhe Komunës së Vushtrrisë për të implementuar fazën e parë të projektit Bashkë-krijimi i së ardhmes “Investo në Vushtrri” – 19 Dhjetor 2019
  • Një hulumtim mbi potencialin ekonomik të Komunës së Vushtrrisë është duke vazhduar me mbledhjen e të dhënave nga bizneset dhe shoqatat lokale.

www.investinvushtrri.com