STAY CONNECTED

Latest Tweets

FOLLOW US ON TWITTER

Subscribe to Newsletter

Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.


Go to Contact

… and much, much, more …

CONNECT

Letër drejtuar Qeverisë Shqiptare për adresimin e çështjes së Votës së Diasporës

June 18, 2020/0/1
Home / Blog / News / Letër drejtuar Qeverisë Shqiptare për adresimin e çështjes së Votës së Diasporës

GERMIN i shkruan letër Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko, si dhe për dijeni: Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore në Shqipëri; Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Shumë pjesëtarë të diasporës shqiptare sot me të drejtë ndjehen të neglizhuar nga shteti Shqiptar, duke qenë se kërkesat e vazhdueshme për t’u bërë pjesë e vendimmarjes nuk janë marrë parasysh. Votimi nga jashtë nuk është adresuar as nga palët e përfshira në reformën zgjedhore, gjë që reflektohet edhe në marrëveshjen e parimeve të arritur me 5 qershor 2020 nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

 

Kujtojmë se votimi nga jashtë për bashkatdhetarët tanë ka qenë edhe një nga premtimet më kryesore gjatë Samitit të I dhe të II të Diasporës. Mos mbajtja e këtij premtimi përveç se do të vazhdonte të privonte ata nga një e drejtë kushtetuese, do të ndikonte edhe në uljen e besueshmërisë ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe në dobësimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit të ngritura deri më tani.

Prandaj, konsiderojmë që është momenti i duhur që Republika e Shqipërisë t’ua mundësojë qytetarëve jashtë vendit ushtrimin e të drejtës së votës. Si një organizatë që kemi mbështetur themelimin dhe punën e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe të gjitha mekanizmave tjerë të ngritura për diasporën, dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta të grupeve të ndryshme të shqiptarëve anë e mbanë botës, kërkojmë që votimi jashtë vendit të futet në listën e prioriteteve në kuadër të reformës zgjedhore.

Gjithashtu, me qëllim të gjithëpërfshirjes së palëve me interes dhe nevojën për transparencë të plotë në këtë proces, kërkojmë nga Ministri Majko që në një afat kohor të përshtatshëm të organizoj një takim virtual me grupet dhe pjesëtarët e diasporës shqiptare të cilët kanë qenë aktiv dhe të zëshëm për këtë çështje, për të diskutuar ecurinë e procesit dhe hapat në vazhdim.

 

Duke shpresuar që argumentet dhe kërkesat tona do të adresohen, GERMIN shpreh gjithashtu gatishmërinë për mbështetje në këtë proces, në çfarëdolloj forme që është e nevojshme. Letra e plotë: Letër_Qeverisë_Shqiptare_Vota_e_Diasporës_GERMIN

Navigation
EN
SQ EN