
Organizata Germin, ne bashkëpunim me Fondacionin Global Shqiptar si dhe organizata të tjera partnere përmbyllën me sukses fushata humanitare për reagim ndaj situatës emergjente të krijuar nga COVID-19. 62,745.15 EUR u dhuruan nga diaspora nga të cilat u siguruan produkte bazike jetese për 2,158 familje në vendet amë.

7,200 qytetarë në Kosovë pranuan ndihmën urgjente për furnizime me ushqime dhe produkte higjienike esenciale. Për këtë, u mobilizuan 1,900 donatorë.
lexo më shumë >>

400 qytetarë në Preshevë pranuan ndihmën urgjente për furnizime me ushqime. Për këtë, u mobilizuan 40 donatorë dhe u siguruan 100 pako me ndihma.
lexo më shumë >>

Fushata për mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovë, duke i mbështetur njëkohësisht prodhuesit vendor.
lexo më shumë >>

700 familje në Kamenicë kanë nevojë urgjente për furnizime me ushqime. Për këtë, u mobilizuan 700 donatorë për ngritje të fondeve për t’i siguruar pakot ushqimore esenciale.
lexo më shumë >>
Përmbyllet me sukses DiasporaED: Ligjërata Virtuale nga Profesionistët e Diasporës
GERMIN organizoi me shumë sukses ligjëratat e para interaktive mes profesionistëve të diasporës dhe nxënësëve të shkollave të mesme në Kosovë!
Këto ligjërata u mundësuan përmes projektit #DiasporaED, ku profesionistët e diasporës ndanë kohën dhe njohurinë e tyre vullnetarisht! Jemi tejet falenderues ndaj: Avni Mustafaj, Gaspër Sopi, Muhamet Idrizi, Mark Kosmo, Mentor Dida, Zymantha Hox, Ilira Aliaj, Lavdi Zymberi, Tringë Krasniqi, dhe Vlashent Sata!
Projekti u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.
Publikohet Raporti Hulumtues me 921 Profesionistë të Anketuar nga Diaspora!
Raporti Hulumtues me 921 profesionistë nga diaspora është realizuar nga Germiin në kuadër të projektit “Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës”. Ky projekt synon të krijojë mundësi për transferimin e njohurive dhe aftësive në institucionet dhe organizatat vendore përmes angazhimit afatshkurtër që u ofrohet profesionistëve të diasporës me qëllim që të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin socio-ekonomik të vendeve të origjinës.
Për më shumë detaje, shihni raportin në vazhdim >>
Vazhdon Diaspora Flet, këtë herë në Köln, Hamburg dhe Mynih të Gjermanisë!
Vazhdojnë takimet virtuale “Diaspora Flet” në Köln, Hamburg dhe Mynih të Gjermanisë. Takimiet virtuale “Diaspora Flet: n’Mynih, n’Hamburg, dhe n’Köln” mblodhën së bashku profesionistët dhe ekspertët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë Gjermani, për të diskutuar rreth angazhimit të tyre profesional në Kosovë dhe Shqipëri.
Vizitoni Uebfaqen Tonë të Re!
Lansuam uebfaqe e re, me dizjan dhe funksionalitet të ri në mënyrë që të jemi në komunikim dhe marëdhënie më të lehtë dhe të shpejtë me ju! Shihni uebfaqen tonë dhe na tregoni se çfarë mendimi keni!
EKIPI I GERMIN NË MBËSHTETJE TË FUSHATËS #BASHKËRI
Gjatë kësaj jave, ekipi i GERMIN vizitoi Malin e Zi në mbështetje të fushatës #BashkëRI, të nisur nga z. Mark Gjonaj, këshilltar bashkiak i Nju Jorkut dhe kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD). Mëso më shumë këtu. >>
GERMIN në Media
- Kallxo.com: U shpërndanë 1,900 pako me produkte vendore, u ndihmuan familjet në nevojë dhe fëmijët e SOS Fshatrave
- KosovaLive: Përfundon fushata ‘Besa për Kosovën’, 100 pakot e fundit shkojnë në SOS Fshatrat
- Telegrafi:Përfundon fushata ‘Besa për Kosovën’, 100 pakot e fundit shkojnë në SOS Fshatrat
- Epoka e Re:Përfundon fushata ‘Besa për Kosovën’, 100 pakot e fundit shkojnë në SOS Fshatrat
- Albinfo.ch: Riaktivizohet Shoqata Studentore “Societas Albania” në Vjenë
- RTK Live: RAPORT MBI ANGAZHIMIN E PROFESIONISTËVE NGA DIASPORA NË VENDIN E ORIGJINËS



