Diaspora Briefings Archives - Germin

Diaspora4Innovation Conference Resources
Diaspora4Innovation connects Albania with the knowledge, experience, and international networks of its diaspora. Implemented by GERMIN and powered by EU4Innovation, the initiative brought diaspora academics, researchers, entrepreneurs, and professionals together with universities, start-ups, and innovation actors in Albania through academic collaboration, research, mentoring, coaching, and workshops.

Access the key conference resources below. Explore the Diaspora4Innovation Book of Achievements to learn about the project’s results, partnerships, stories, and long-term impact, and view the Conference Agenda for the full two-day programme.

Read the Book of Achievements

View the Conference Agenda

The post Diaspora4Innovation Conference Resources appeared first on Germin.

The Invisible Diaspora: Migration, Identity, and Belonging of Balkan Communities in the United States
By Enisa Murseli Gjokaj

Kur flasim për diasporën, zakonisht mendojmë për komunitete të organizuara, shoqata kulturore, rrjete profesionale dhe lidhje të forta me vendin e origjinës. Megjithatë, jo të gjithë migrantët e përjetojnë diasporën në të njëjtën mënyrë. Disa jetojnë në një hapësirë ndërmjet sistemeve ligjore, identiteteve kombëtare dhe institucioneve shtetërore. Ata janë pjesë e komunitetit, por jo gjithmonë plotësisht të njohur nga institucionet. Kjo është ajo që unë e quaj diaspora e padukshme.

Migrimi nga Ballkani drejt Shteteve të Bashkuara gjatë viteve 1980 dhe 1990 ofron një shembull domethënës për të kuptuar këtë fenomen. Ndërsa shumë migrantë të viteve 1980 emigruan për arsye ekonomike dhe në kërkim të mundësive më të mira të jetës, valët migratore të viteve 1990 u ndikuan kryesisht nga luftërat, zhvendosja e detyruar dhe shpërbërja e Jugosllavisë. Megjithëse rrethanat historike ishin të ndryshme, të dyja periudhat prodhuan komunitete që jetonin ndërmjet më shumë se një identiteti dhe më shumë se një sistemi institucional.

Gjatë viteve 1980, migrimi nga Jugosllavia drejt Shteteve të Bashkuara ishte kryesisht një projekt ekonomik. Migrantët largoheshin për të siguruar punë, të ardhura më të mira dhe mundësi më të mëdha për familjet e tyre. Shumë prej tyre mbështeteshin në rrjete familjare dhe shoqërore të krijuara nga brezat e mëparshëm të emigrantëve. Në atë kohë, identiteti jugosllav shpesh kishte një rëndësi të veçantë dhe, për shumë migrantë, përkatësia etnike nuk ishte aq e theksuar sa do të bëhej më vonë.

Situata ndryshoi rrënjësisht gjatë viteve 1990. Luftërat në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë krijuan valë të mëdha refugjatësh dhe personash të zhvendosur. Për shumë familje, migrimi nuk ishte më një zgjedhje ekonomike, por një domosdoshmëri për mbijetesë. Kjo periudhë solli jo vetëm lëvizje masive të popullsisë, por edhe transformime të thella në mënyrën se si njerëzit e kuptonin identitetin e tyre kombëtar, etnik dhe politik.

Në Shtetet e Bashkuara u formuan komunitete të rëndësishme boshnjake, serbe, kroate, shqiptare dhe të grupeve të tjera nga Ballkani. Qytete si St. Louis, Chicago, New York dhe Detroit u bënë qendra të rëndësishme të jetës së diasporës. Këto komunitete krijuan organizata kulturore, institucione fetare dhe rrjete mbështetëse që ndihmuan migrantët të përshtateshin me realitetin e ri pa humbur lidhjet me vendet e origjinës.

Për shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, diaspora në Shtetet e Bashkuara ka luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm në ruajtjen e identitetit kombëtar, por edhe në mbështetjen e proceseve politike dhe shoqërore në vendet e origjinës. Kontributi i diasporës shqiptare është parë në investime ekonomike, aktivitete humanitare, mbështetje politike dhe promovim të kulturës shqiptare jashtë vendit.

Megjithatë, jo të gjithë migrantët kanë përjetuar të njëjtin nivel sigurie dhe njohjeje. Disa janë përballur me sfida që lidhen me dokumentacionin, statusin e qëndrimit, shtetësinë ose procedurat administrative. Për këta individë, përkatësia shoqërore dhe kulturore nuk është shoqëruar gjithmonë me njohje të plotë institucionale.

Këtu lind koncepti i diasporës së padukshme. Diaspora e padukshme përfshin individë që ruajnë lidhje të forta me komunitetin dhe vendin e origjinës, por që njëkohësisht mund të përballen me pasiguri ligjore ose administrative. Ata marrin pjesë në jetën e komunitetit, kontribuojnë në ekonominë dhe shoqërinë e vendit ku jetojnë dhe ruajnë identitetin e tyre kulturor, por jo gjithmonë gëzojnë njohje të plotë nga institucionet shtetërore.

Ky koncept na ndihmon të kuptojmë një dimension të migrimit që shpesh mbetet jashtë vëmendjes publike. Debatet mbi diasporën zakonisht fokusohen te integrimi, suksesi ekonomik ose ruajtja e kulturës. Më pak vëmendje i kushtohet marrëdhënies së migrantëve me sistemet administrative dhe ndikimit që statusi ligjor mund të ketë në jetën e tyre të përditshme.

Përvoja e Ballkanit tregon se migrimi nuk është vetëm një histori e lëvizjes përtej kufijve. Ai është gjithashtu një histori e identitetit, përkatësisë dhe kërkimit për njohje. Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, ku njerëzit shpesh jetojnë ndërmjet më shumë se një shteti, më shumë se një kulture dhe më shumë se një sistemi juridik, koncepti i diasporës së padukshme ofron një mënyrë të re për të kuptuar përvojat e migrantëve.

Diaspora shqiptare dhe ballkanike në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë një urë e rëndësishme ndërmjet vendeve të origjinës dhe shoqërisë amerikane. Ajo dëshmon se përkatësia nuk përcaktohet vetëm nga dokumentet apo kufijtë shtetërorë, por edhe nga lidhjet njerëzore, kujtesa kolektive dhe pjesëmarrja aktive në komunitet. Megjithatë, për të kuptuar plotësisht përvojën e migrimit, duhet të shohim jo vetëm ata që janë të dukshëm në statistika dhe institucione, por edhe ata që jetojnë në hapësirat ndërmjet tyre-anëtarët e diasporës së padukshme.

Rreth Autores

Enisa Murseli Gjokaj është studiuese e çështjeve të migrimit, diasporës dhe identitetit. Interesat e saj kërkimore përfshijnë migrimin ballkanik, diasporën shqiptare, shtetësinë, marrëdhëniet ndërmjet migrantëve dhe institucioneve shtetërore, si dhe rolin e grave në diasporë. Në punën e saj, ajo i kushton vëmendje të veçantë kontributit të grave migrante në ruajtjen e identitetit kulturor.

The post The Invisible Diaspora: Migration, Identity, and Belonging of Balkan Communities in the United States appeared first on Germin.

From dialogue to action: read our policy brief on diaspora engagement for the institutions in Albania and Kosova
Çfarë duhet të ndryshojë që angazhimi me diasporën të bëhet më i qartë, më i koordinuar dhe më i dobishëm për të gjithë?

në Këln të Gjermanisë, e mbajtur më 7-9 nëntor 2025, kemi përgatitur një dokument politikash (policy brief) me mesazhe të qarta dhe veprime prioritare për institucionet në Shqipëri dhe Kosovë.

Read the Policy Brief in English

Lexo Dokumentin e Politikave ne Shqip

The post From dialogue to action: read our policy brief on diaspora engagement for the institutions in Albania and Kosova appeared first on Germin.

Kosova Diaspora Day: Celebrating Intellectual and Professional Contributions
Kontributet e diasporës në vendin amë nuk ndodhin vetëm në gusht dhe nuk matet vetëm me remitanca. Ato ndodhin edhe sa herë një profesor, inxhinier, artist apo mjek që jeton jashtë vendos të ndajë dijen, përvojën dhe rrjetin e tij me vendin e origjinës. Sot, në Ditën e Diasporës në Kosovë, kemi arsye për të festuar suksesin e një nga programeve më domethënëse të GERMIN, “Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës”, i cili po e transformon mënyrën se si diaspora kontribuon në zhvillimin e vendit. Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës, which is transforming the way the diaspora contributes to the country’s development.

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë ndihmuar për dekada ekonomitë e Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit përmes remitancave. Por historia e diasporës nuk përfundon aty. Përveç mbështetjes financiare,  dija, përvoja profesionale dhe rrjetet ndërkombëtare janë asete të çmuara, të cilat diaspora jonë i vë në shërbim të zhvillimit të vendeve amë. Ky aset, kur kthehet në vendin e origjinës, gjeneron ndikim afatgjatë, duke forcuar kapacitetet lokale dhe duke nxitur zhvillimin politik, ekonomik e social.

Çfarë është Programi Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës dhe si funksionon?
Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës është një program i GERMIN që synon të sjellë ekspertët nga diaspora për angazhime afatshkurtra, nga 3 javë deri në 6 muaj, pranë institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve dhe universiteteve në Kosovë dhe Shqipëri. Qëllimi është që profesionistët të shkëmbejnë dhe ndajnë dijen, shkathësitë, informacionet dhe përvojat me institucione, organizata dhe kompani në vendet amë, duke plotësuar boshllëqet që shpesh ekzistojnë në brenda tyre.

Në mbi 10 vite aktivitet,:

GERMIN ndër vite ka ndërtuar një databazë me dhjetëra mijëra profile profesionistësh shqiptarë në mbarë botën.

Mbi 1000 profesionistë nga 17 shtete tashmë janë regjistruar në platformën online të programit online platform.

Mbi 150 profesionistë janë angazhuar në 5 vitet e fundit; prej të cilëve shumica duke udhëtuar ne Kosovë dhe Shqipëri në periudha të ndryshme; të tjerët janë angazhuar nga distanca.

Angazhimi total deri më tani përfshin 314 javë pune dhe 445 orë mentorimi online.

Përmes platformës digjitale diasporaprofessionals.germin.orgçdo profesionist i diasporës ka mundësi të:

Regjistrohet dhe të identifikojë projekte që përputhen me ekspertizën e tij

Lidhet me institucione, OShC dhe kompani që kanë nevojë për ndihmë profesionale

Shkëmbejë përvoja me profesionistë të tjerë të diasporës dhe të krijojë ura bashkëpunimi me vendin e origjinës

From Idea to Impact: Success Stories from the EDP Program
The EDP program is not just a list of statistics. It is a collection of human stories showing the tangible impact of knowledge returning home.

From Germany to Podujeva – Neritan Hoxha, zhvillues Full Stack në Gjermani, vendosi të kontribuojë në vendlindje duke krijuar një aplikacion për Komunën e Podujevës. Ky mjet i ri ofron të dhëna të detajuara për shkollat dhe fshatrat e komunës, duke ndihmuar mësuesit dhe stafin arsimor në planifikimin e resurseve dhe nevojave të nxënësve.

Nga Londra në Tiranë -  – Arta Statovci, eksperte në inteligjencë artificiale dhe strategji, mentoroi startup-in Commercey / Bot Medics Care, duke e udhëhequr drejt një transformimi nga model tradicional në biznes të orientuar nga AI. Përmes këshillimit strategjik dhe përdorimit praktik të mjeteve digjitale, ajo ndihmoi kompanine të rrisë investimet, të zgjerojë tregun dhe të pozicionojë kompaninë në skenën globale të shëndetësisë.

Nga Zvicra në Kamenicë - – Orhan Sylejmani,  inxhinier mekanik, analizoi situatën e transportit urban dhe publik në Kamenicë, duke ofruar rekomandime konkrete për përmirësim. Ky angazhim ndihmon qytetin të ofrojë shërbime më efikase për qytetarët.

Nga Austria në Prishtinë – Fevzi Kafexhiu, shkencëtar i materialeve, punoi me Termokos, duke analizuar të dhënat e projekteve ekzistuese dhe duke dhënë rekomandime për efikasitet dhe qëndrueshmëri më të lartë në menaxhimin e energjisë.

Nga Greqia në Prishtinë – Dea Lulaj, profesioniste në shkencat mjekësore dhe me përvojë në Suedi, bashkëpunoi me Shoqatën Kombëtare të Autizmit në Kosovë (ANAK). Ajo solli praktika nga sistemi suedez, duke dhënë rekomandime për shërbime mjekësore, mjete diagnostikuese, arsim dhe mbështetje për familjet e fëmijëve me autizëm.

Nga Gjermania në Prishtinë – Besa Maraj, konsulente për klimë dhe energji, bashkëpunoi me Komunën e Prishtinës në hartimin e rregullores për efiçiencën e energjisë. Me ekspertizën e saj, ajo ndihmoi në krijimin e masave që synojnë kursimin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e politikave më të qëndrueshme për qytetin.

Nga Zvicra në Prishtinë – Adhurim Haxhimusa, ekspert në energji dhe profesor në Universitetin e Zvicrës, bashkëpunon me BONEVET Prishtina për zhvillimin e programit të trajnimit në energji të ripërtëritshme. Ai dha një fjalim frymëzues për të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e tranzicionit energjetik dhe përgjegjësinë kolektive për mbrojtjen e mjedisit.

Këto histori tregojnë se diaspora nuk kontribuon vetëm financiarisht, por ofron ide që shndërrohen në projekte konkrete, mentorime që fuqizojnë profesionistët vendas dhe lidhje që zgjasin.

Pse kjo ka rëndësi në Ditën e Diasporës?

Në këtë ditë të veçantë, ne kujtojmë se diaspora nuk është larg. Ajo është e pranishme në çdo projekt, çdo aplikacion të zhvilluar për një komunë, çdo strategji ekonomike që merr formë falë ekspertizës së sjellë nga jashtë.

Programi EDP i GERMIN është një model se si mund të kanalizojmë këtë potencial, duke e kthyer dashurinë dhe përkushtimin e diasporës në zhvillim të prekshëm për vendin. Përtej remitancave, dija, përvoja dhe rrjeti profesional i diasporës është pasuria që po ndërton ura të reja për të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë.

The post Kosova Diaspora Day: Celebrating Intellectual and Professional Contributions appeared first on Germin.

Advocacy and Digital Diplomacy of the Diaspora – A Drive for Kosovo’s Transformation
Shkruan: Arieta Dragusha

Në një botë globalisht të ndërlidhur, ku informacioni dhe komunikimi përhapen me shpejtësi të jashtëzakonshme, avokimi dhe diplomacia digjitale janë shndërruar në mjete të domosdoshme, veçanërisht për shtete të vogla si Kosova. Roli i diasporës në këto procese shkon përtej një mbështetjeje simbolike, duke u bërë një forcë kyçe në promovimin e interesave kombëtare, forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe nxitjen e politikave zhvillimore. Me miliona shqiptarë të shpërndarë anembanë botës, diaspora përfaqëson një potencial ende të pashfrytëzuar plotësisht për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të kontribuar në transformimin e Kosovës.

Ky artikull, i bazuar në diskutimet e mbajtura gjatë tryezës – Avokimi dhe Diplomacia Publike e Diasporës – organizuar nga Germin në dhjetor 2024, analizon evolucionin e avokimit dhe diplomacisë digjitale, ndikimin konkret të diasporës në politikën dhe ekonominë e Kosovës, si dhe sfidat dhe rekomandimet për të maksimizuar këtë ndikim. Synimi është të nxjerrim në pah se si teknologjia, politika dhe angazhimi qytetar mund të bashkohen për të krijuar një strategji efektive, e cila e pozicionon Kosovën më fuqishëm në skenën ndërkombëtare

Diplomacia Digjitale dhe Transformimi i Avokimit

Gjatë dekadës së fundit, interneti dhe platformat digjitale kanë hapur horizonte të reja për avokim dhe diplomaci. Në të kaluarën, diplomacia ishte fushë ekskluzive e institucioneve shtetërore, por sot diaspora ka mundësinë të ndikojë drejtpërdrejt në politikat ndërkombëtare përmes përdorimit strategjik të mediave sociale dhe fushatave të koordinuara. Këto platforma kanë lehtësuar krijimin e rrjeteve me profesionistë që formësojnë opinionet për Kosovën, duke e bërë diasporën një aktor të rëndësishëm në ndërtimin e narrativës globale për vendin.

Gjatë tryezës, Behar Xharra – bashkë-themelues i Germin, ndau rrëfimin e tij mbi fillesat e diplomacisë digjitale në Kosovë, duke theksuar sesi, në vitin 2010, kur Kosova ishte ende një shtet i ri, imazhi i saj në internet dominohej nga histori negative – lufta, politika dhe sfidat e shtetndërtimit. Ai theksoi se atëherë diplomacia po shndërrohej në një hapësirë digjitale dhe se ishte thelbësore të veprohej si qytetarë digjitalë për të ndryshuar këtë narrativë.

Xharra tregoi se Kosova kishte një diasporë si kapital diplomatik të pashfrytëzuar – individë që flasin gjuhë të huaja, janë votues në vendet ku jetojnë dhe kanë ndikim në komunitetet e tyre. Për të përmbysur narrativën negative, ai dhe ekipi i tij krijuan KosovoDiaspora, një blog i dedikuar për të promovuar histori suksesi nga diaspora dhe për të ndërtuar një imazh pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Duke punuar me diasporën, ata kuptuan se potenciali i saj mbetej i papërdorur në zhvillimin e Kosovës. Kjo çoi në themelimin e Germin si një platformë e cila synon të fuqizojë dhe angazhojë strategjikisht diasporën në proceset zhvillimore të vendit.

Përtej promovimit të imazhit të Kosovës, Xharra theksoi se diplomacia digjitale u ka mundësuar diasporës jo vetëm të sfidojë narrativa të pasakta, por edhe të mbrojë interesat e saj dhe të nxjerrë në pah histori suksesi që e pozicionojnë Kosovën si një faktor relevant në rajon. Kjo qasje e re ka transformuar mënyrën se si Kosova dhe diaspora e saj ndërveprojnë me botën, duke e bërë diasporën një aktor të rëndësishëm në diplomacinë publike të vendit.

Ka shumë histori suksesi të kosovarëve që jetojnë jashtë dhe kanë arritur në fusha si biznesi, media, arti, sporti dhe madje edhe politika. Shfrytëzimi dhe forcimi i pozitës së tyre shoqërore jashtë vendit, si dhe mundësitë për angazhim publik si ambasadorë joformalë dhe fytyra publike të Kosovës, në një mënyrë të koordinuar dhe strategjike, mund të japë një kontribut të madh në përpjekjet e Kosovës për Diplomacinë Publike. [Beyond Remittances PUBLIC DIPLOMACY AND KOSOVO‘S DIASPORA, Behar Xharra and Martin Wählisch, 2012, pg. 34]

Integrimi i Diasporës në Hartimin e Politikave

Në shumë vende, diaspora ka luajtur një rol kyç në ndihmën për hartimin e politikave dhe reformat institucionale. Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim. Përmes projekteve të ndryshme, ekspertët kosovarë të diasporës mund të japin kontribut konkret në reforma ligjore, strategji ekonomike dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. \[Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tashmë ka një program angazhimi për profesionistët e diasporës, i cili synon të ndërlidhë ata duke u ofruar hapësirë dhe mundësi për përfshirje në MPJD. Ky program gjashtëmujor u mundëson profesionistëve të diasporës të shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat e tyre në kuadër të diplomacisë publike, me fokus në diplomacinë e diasporës, diplomacinë qytetare dhe atë ekonomike – [www.cdfellowship.com](http://www.cdfellowship.com)]. Përfshirja e profesionistëve me përvojë ndërkombëtare në mekanizmat e vendimmarrjes sjell njohuri të reja dhe ndihmon në krijimin e politikave të harmonizuara me standardet ndërkombëtare. Germin ka një rrjet të gjerë dhe shumë efektiv të profesionistëve të ndryshëm, të cilët mund të kontribuojnë dhe të angazhohen si në shoqërinë civile ashtu edhe në institucionet e vendit. \[Programi – Angazhimi i Profesionistëve nga Diaspora (EDP)]

Diplomacia Sportive si Mjet Avokimi

Sporti është një nga mekanizmat më të fuqishëm për ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për promovimin e një imazhi pozitiv për një vend. Kosova, përmes sportistëve të saj të suksesshëm, ka fituar njohje dhe respekt në skenën ndërkombëtare. Sportistët arrijnë të depërtojnë në tregje ndërkombëtare dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi përtej politikës. Për më tepër, suksesi i Kosovës në sport ka ndihmuar edhe në promovimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale, e kjo sipas Elvira Dushkut, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, shihet edhe në përbërjen e vet kësaj federate.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, janë vlerësuar si ndër futbollistët më të mirë të vendit. Një tjetër lojtare me origjinë kosovare, Fatmire Bajramaj, pjesë e ekipit gjerman të futbollit për femra, u nominua si Lojtarja e Vitit nga FIFA në 2010, një çmim që i jepet futbollistes më të mirë në botë. [Beyond Remittances … pg. 66]

Roli i Diplomacise Ekonomike dhe Sociale

Përtej diplomacisë tradicionale dhe avokimit në platforma digjitale, diaspora shqiptare ka një ndikim të rëndësishëm ekonomik. Gjatë tryezës së fundit, Bahri Cani, gazetar në Deutsche Welle, theksoi kontributin e bizneseve të drejtuara nga shqiptarë në diasporë, të cilat punësojnë një numër të madh punëtorësh dhe ndihmojnë në promovimin e lidhjeve ndërkombëtare. Këto biznese nuk vetëm që krijojnë vende pune dhe zhvillojnë tregtinë ndërkombëtare, por gjithashtu përmirësojnë perceptimin global për Kosovën dhe Shqipërinë, duke i dhënë një dimension praktik diplomacisë ekonomike.

Investimet e drejtpërdrejta nga diaspora, krijimi i lidhjeve biznesore dhe transferimi i njohurive janë elementë kyç që mund të kontribuojnë në një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik. Për këtë arsye, është e rëndësishme që këto iniciativa të institucionalizohen dhe të mbështeten nga politikat qeveritare dhe platformat e bashkëpunimit.

Ndikimi social dhe filantropik

Diaspora shqiptarë është një nga komunitetet më aktive në aspektin filantropik. Përmes remitancave, ajo ka qenë një shtyllë mbështetëse për ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë. Megjithatë, ndikimi i saj mund të shkoj përtej ndihmës financiare duke përfshirë iniciativa që fuqizojnë sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe përfshirjes sociale. Në këtë kontekst, Germin ka luajtur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e këtyre resurseve, duke krijuar mekanizma që kanalizojnë kontributin e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës dhe Shqipërisë. [Programi – Angazhimi i Profesionisteve te Diaspores, Germin]. Nëpërmjet projekteve të ndryshme, Germin ka mundësuar lidhjen e profesionistëve të diasporës me institucionet vendase, duke krijuar platforma për shkëmbimin e ekspertizës dhe investimeve.

Kontributi në Transferimin e Njohurive

Një nga sfidat më të mëdha që pengon përfshirjen efektive të diasporës në zhvillimin e Kosovës është mungesa e një strategjie të qartë dhe të koordinuar. [Analiza e Nevojave dhe Identifikimi i Problemeve të Diasporës Kosovare, Germin 2024, fq. 10]. Edhe pse ekzistojnë shumë iniciativa individuale dhe projekte të veçuara, nuk ka ende një mekanizëm të centralizuar dhe institucionalizuar që të orientojë dhe strukturojë kontributin e diasporës në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Kjo mungesë e strategjisë shpesh e bën të vështirë maksimizimin e ndikimit të diasporës, pasi angazhimet e saj mbeten të fragmentuara dhe të kufizuara në nisma të veçanta pa një qasje të integruar.

Sfidat e Diasporës në Angazhimin në Diplomacinë Publike dhe Digjitale

Një nga sfidat më të mëdha që pengon përfshirjen efektive të diasporës në zhvillimin e Kosovës është mungesa e një strategjie të qartë dhe të koordinuar. [Analiza e Nevojave dhe Identifikimi i Problemeve të Diasporës Kosovare, Germin 2024, fq. 10]. Edhe pse ekzistojnë shumë iniciativa individuale dhe projekte të veçuara, nuk ka ende një mekanizëm të centralizuar dhe institucionalizuar që të orientojë dhe strukturojë kontributin e diasporës në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Kjo mungesë e strategjisë shpesh e bën të vështirë maksimizimin e ndikimit të diasporës, pasi angazhimet e saj mbeten të fragmentuara dhe të kufizuara në nisma të veçanta pa një qasje të integruar.

Një tjetër pengesë e rëndësishme janë barrierat institucionale dhe burokratike që diaspora has kur tenton të angazhohet në projekte ose të investojë në Kosovë. Proceset administrative të ndërlikuara, mungesa e lehtësirave ligjore dhe procedurat shpesh të paqarta dekurajojnë shumë profesionistë dhe investitorë të diasporës nga një përfshirje më e madhe. [ Harnessing the Potential of the KOSOVAR DIASPORA’S ECONOMIC CONTRIBUTIONS, Germin 2024, fq.45] Këto sfida burokratike jo vetëm që e pengojnë angazhimin aktiv të diasporës, por gjithashtu dëmtojnë perceptimin e saj mbi mundësitë e ofruara nga shteti për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Një problem tjetër i rëndësishëm është mungesa e koordinimit midis aktorëve të ndryshëm që punojnë me dhe për diasporën. Organizatat e ndryshme të shoqërisë civile, institucionet shtetërore dhe grupet e diasporës shpesh veprojnë në mënyrë të pavarur dhe pa një bashkëpunim të strukturuar. Kjo shpërndarje e përpjekjeve çon në mungesë të sinergjisë dhe zvogëlon ndikimin e mundshëm që diaspora mund të ketë përmes një qasjeje të unifikuar dhe të mirëplanifikuar. Pa një mekanizëm efektiv bashkëpunimi dhe koordinimi, shumë nga potencialet e diasporës mbeten të pashfrytëzuara plotësisht.

Përveç sfidave të brendshme, një problem i rëndësishëm mbetet edhe mënyra se si Kosova perceptohet në arenën ndërkombëtare. Edhe pse ka pasur përparime të konsiderueshme në forcimin e diplomacisë publike dhe në promovimin e Kosovës si një vend në zhvillim me potencial të lartë, imazhi i saj global ende përballet me sfida. Narrativa ndërkombëtare për Kosovën shpesh dominohet nga çështje politike dhe jo nga arritjet e saj në fusha si inovacioni, ekonomia apo përfshirja e diasporës. Për këtë arsye, është e nevojshme një qasje më strategjike në avokimin ndërkombëtar, e cila jo vetëm që mbron interesat e Kosovës, por gjithashtu ripërcakton mënyrën se si vendi prezantohet në sytë e komunitetit ndërkombëtar.

Përfundime dhe Rekomandime

Avokimi dhe diplomacia digjitale e diasporës përfaqësojnë mjete të fuqishme për të ndikuar në zhvillimin e Kosovës dhe për të forcuar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Teknologjia, ekspertiza dhe rrjetet globale të diasporës mund të shërbejnë si katalizatorë për ndërtimin e politikave të qëndrueshme, përmirësimin e imazhit të vendit dhe fuqizimin e diplomacisë publike.

Për të shfrytëzuar maksimalisht këtë potencial, është tejet e rëndësishme një strategji e qartë dhe e mirëkoordinuar midis institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe vetë diasporës. Institucionalizimi i angazhimit të diasporës dhe përdorimi strategjik i diplomacisë digjitale mund ta pozicionojnë Kosovën si një aktor më të fuqishëm në skenën globale. Duke kanalizuar energjinë dhe kapacitetet e diaspores drejt ndryshimeve të prekshme dhe inovacionit, Kosova mund të sigurojë një rol më aktiv dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e saj kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për të maksimizuar ndikimin e diasporës dhe për ta shndërruar atë në një faktor kyç në zhvillimin e Kosovës, është thelbësore institucionalizimi i përfshirjes së saj në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një platformë të dedikuar për të koordinuar angazhimin e ekspertëve të diasporës në hartimin e politikave dhe projekteve zhvillimore. Kjo platformë duhet të funksionojë si një urë lidhëse midis institucioneve publike, sektorit privat dhe profesionistëve të diasporës, duke siguruar një mekanizëm të qartë për identifikimin e nevojave dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare në proceset vendimmarrëse të Kosovës.

Për më tepër, rritja e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare është një hap i domosdoshëm për të siguruar që angazhimi i diasporës të jetë pjesë e strategjive të zhvillimit të vendit. Duke e lidhur diasporën me institucione dhe rrjete globale, Kosova mund të përfitojë nga njohuritë, përvojat dhe kontaktet ndërkombëtare të profesionistëve të saj. Kjo do të ndihmonte në transferimin e njohurive, lehtësimin e mundësive të reja për punësim dhe investime, si dhe në krijimin e partneriteteve të qëndrueshme në fusha si inovacioni, teknologjia dhe edukimi.

Një aspekt tjetër kyç është lehtësimi i investimeve të diasporës, i cili do të inkurajonte angazhimin ekonomik të saj në Kosovë. Krijimi i mekanizmave të qartë ligjorë dhe administrativë për investitorët nga diaspora është një domosdoshmëri për të nxitur më shumë projekte zhvillimore dhe për të ulur barrierat që shpesh pengojnë investimet. Reforma në procedurat e regjistrimit të bizneseve, sigurimi i mbështetjes financiare për investitorët dhe garantimi i një mjedisi të favorshëm për investime do ta bënin Kosovën një destinacion më tërheqës për kapitalin e diasporës.

Së fundmi, zhvillimi i diplomacisë digjitale si një strategji shtetërore është një hap thelbësor për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për të promovuar interesat e saj në botë. Qeveria dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të investojnë në trajnime, platforma dhe fushata të strukturuara që forcojnë aftësinë e institucioneve dhe qytetarëve për të përdorur mjetet digjitale në avokim dhe diplomaci publike. Përmes një qasjeje më strategjike dhe të koordinuar, Kosova mund të fuqizojë praninë e saj në arenën ndërkombëtare, të ndikojë në perceptimet globale dhe të sigurojë mbështetje më të madhe për çështjet e saj në nivel ndërkombëtar.

strategic and coordinated approach, Kosovo can strengthen its presence on the international stage, influence global perceptions, and secure greater support for its issues internationally.

Ky artikull u be me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëri Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor,” i zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM), dhe financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme (NMFA). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Ministrisë Norvegjeze të Punëve të Jashtme (NMFA).

The post Advocacy and Digital Diplomacy of the Diaspora – A Drive for Kosovo’s Transformation appeared first on Germin.

Untapped Potential of the Diaspora: Impact on Kosovo’s Economic Development and International Trade
Diaspora përfaqëson një nga asetet më të rëndësishme dhe më të vlefshme për vendin amë, pasi ajo krijon lidhje të forta me tregjet ndërkombëtare dhe luan një rol kyç në nxitjen e zhvillimit ekonomik. Në shumë shtete të vogla dhe në zhvillim, diaspora ka kontribuar në promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendase, duke hapur mundësi të reja për eksport dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Përveç remitancave, të cilat shpesh përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndikimi i diasporës është gjithashtu i dukshëm në përforcimin e markave kombëtare, krijimin e partneriteteve tregtare dhe shpërndarjen e ekspertizës ndërkombëtare.

Përvoja e diasporës shqiptare, për shembull, ka luajtur një rol të rëndësishëm në prezantimin e produkteve tradicionale si vera, ushqimet organike dhe artizanatet në tregjet ndërkombëtare. Anëtarë dhe rrjete të diasporës kanë kontribuar si ndërmjetësues, duke ndihmuar bizneset lokale të depërtojnë në tregje të reja dhe duke ofruar mundësi për zhvillimin e marrëveshjeve tregtare. Po ashtu, profesionistët e diasporës kanë ndarë njohuritë e tyre për të përmirësuar cilësinë dhe konkurrueshmërinë e produkteve vendase, duke i mundësuar atyre të përmbushin standardet ndërkombëtare dhe të arrijnë sukses në tregje më të gjera (Facilitating Diaspora Investment).

Aktualisht, Kosova përballet me disa sfida në lidhje me integrimin e saj në tregjet ndërkombëtare. Struktura ekonomike e saj dominohet nga importet, ndërsa eksportet mbeten të kufizuara dhe të përqendruara në disa sektorë si përpunimi i metaleve, tekstili dhe produktet bujqësore. Nëse diaspora do të angazhohej më shumë në këto sektorë, do të mundësohej një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e eksportit dhe diversifikimin e tij. Barrierat administrative, mungesa e certifikimeve ndërkombëtare dhe njohja e markave vendore në tregjet globale pengojnë rritjen e eksporteve (Kontributi i diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës).

Aktualisht, Kosova përballet me disa sfida në lidhje me integrimin e saj në tregjet ndërkombëtare. Struktura ekonomike e saj dominohet nga importet, ndërsa eksportet mbeten të kufizuara dhe të përqendruara në disa sektorë si përpunimi i metaleve, tekstili dhe produktet bujqësore. Nëse diaspora do të angazhohej më shumë në këto sektorë, do të mundësohej një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e eksportit dhe diversifikimin e tij. Barrierat administrative, mungesa e certifikimeve ndërkombëtare dhe njohja e markave vendore në tregjet globale pengojnë rritjen e eksporteve.

Në këtë kontekst, diaspora mund të luajë një rol kyç në adresimin e këtyre sfidave përmes disa mënyrave:

Continued Promotion of Local Products and Services
The diaspora can serve as ambassadors for Kosovo’s products and services, promoting their quality and uniqueness in countries where they reside. This could include:

Opening stores featuring Kosovo products.

Organizing fairs and events to promote local products.

Using social media and media platforms to raise awareness about local brands.

Assistance with International Certifications
The diaspora can help secure international recognitions by:

Providing contacts to meet international standards.

Acting as intermediaries between Kosovo businesses and certification organizations.

Financially supporting quality improvement and production standards.

Support for Exporters

Offering training and mentoring to new exporters in Kosovo.

Assisting with preparation of export documentation.

Providing information on trade policies and regulations in destination markets.

Creating a Positive Image for Kosovo
The diaspora can help improve Kosovo’s international perception by promoting:

Kosovo’s cultural heritage and unique crafts.

The skills and talents of Kosovo’s youth across various fields.

The country’s stability and economic potential for foreign investments.

Channeling Remittances for Development
Beyond remittances for consumption, the diaspora can channel funds into economic projects and initiatives that boost exports, such as:

Funds supporting start-up businesses.

Investments in export-supporting infrastructure (warehouses, logistics, etc.).

Përfundim

Përvoja ndërkombëtare e diasporës, njohuritë profesionale dhe rrjetet e ndërtuara jashtë vendit mund të shërbejnë si burime të rëndësishme për promovimin e eksporteve, rritjen e cilësisë së produkteve vendase dhe krijimin e mundësive për partneritete tregtare. Për më tepër, diaspora ka një rol të rëndësishëm në përmirësimin e imazhit të Kosovës përmes prezantimit të trashëgimisë kulturore dhe potencialit ekonomik në tregjet globale. Megjithatë, mungesa e një mekanizmi të strukturuar për bashkëpunimin mes institucioneve dhe diasporës kufizon ndikimin e saj. Kjo situatë pengon diversifikimin e eksporteve, implementimin e standardeve ndërkombëtare dhe ndërtimin e një imazhi të fuqishëm për Kosovën si një vend me potencial të qëndrueshëm ekonomik. Institucionet e Kosovës duhet të krijojnë politika dhe mekanizma specifikë për të fuqizuar rolin e diasporës si një partner strategjik në zhvillimin ekonomik dhe integrimin në tregjet ndërkombëtare.

Rekomandime

Institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një platformë kombëtare për bashkëpunim me diasporën që të mundësojë lidhjen mes bizneseve vendore dhe profesionistëve nga diaspora, të ofrojë informacion mbi tregjet ndërkombëtare dhe të kanalizojë remitancat në projekte të qëndrueshme ekonomike.

Po ashtu, duhet të vendosen mekanizma për përmirësimin e certifikimeve dhe standardeve ndërkombëtare duke financuar trajnime për eksportuesit dhe duke lehtësuar njohjen ndërkombëtare të produkteve vendore. Për më tepër, promovimi i imazhit të Kosovës përmes rrjeteve të diasporës duhet të mbështetet në organizimin e panaireve ndërkombëtare dhe fushatave marketingu që theksojnë cilësinë e produkteve vendore, trashëgiminë kulturore dhe potencialin ekonomik të vendit.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin  Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci  dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

The post Untapped Potential of the Diaspora: Impact on Kosovo’s Economic Development and International Trade appeared first on Germin.

Diaspora as a Business Bridge: Access to International Markets through Migrant Networks
Shkruan: Fitim Adili

Në tekstin që vijon, do të gjeni ide dhe propozime mbi mënyrat e bashkëpunimit midis bizneseve të Kosovës dhe rrjeteve të mërgatës, me synim zgjerimin e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Të krijosh biznes në Kosovë që ka klientë edhe ndërkombëtarë nuk është e lehtë.

Sidomos deri në kohën kur është bërë liberalizimi i vizave për Kosovën, marrja e një vize për një event, takim B2B, apo panair për të prezantuar një produkt, ka qenë shumë e vështirë për shkak të procedurave të shumta. Fatmirësisht, këtë problem nuk e kanë më ndërmarrësit dhe ndërmarrëset nga Kosova. Tani, rruga është e hapur për të depërtuar në të gjitha tregjet botërore.

Cilat janë rrugët që një biznes nga Kosova mund të ndjekë për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare? Një nga rrugët më të ndjekura nga shumë biznese është përpjekja për të marrë klientë ndërkombëtarë përmes lidhjeve me të afërmit në diasporë. Shpesh, vëllai, motra apo kushëriri ofrojnë njohje me klientë ndërkombëtarë për ndërmarrësit nga Kosova. Në disa raste, vetë mërgimtarët bëhen klientë të të afërmve të tyre në Kosovë, dhe, për shkak të vendndodhjes së tyre si biznes jashtë vendit, konsiderohen si klientë ndërkombëtarë. Kjo mund të përdoret më vonë si portofolio për bizneset nga Kosova, duke lehtësuar fitimin e klientëve ndërkombëtarë të nacionaliteteve të tjera, si gjermanë, amerikanë etj më lehtë.

Sipas një statistike të publikuar nga Albinfo, bazuar në të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës, në botë jetojnë rreth 850,000 shqiptarë nga Kosova. Të gjithë këta 850,000 potencialisht mund të jenë “ambasadorë” të Kosovës në aspektin pozitiv. Nëse do të ekzistonte një frymë e re, ku secili anëtar i diasporës do të merrte përgjegjësi personale për të promovuar Kosovën si vend të përshtatshëm për investime, kjo do ta lehtësonte ndjeshëm procesin e biznesbërjes për ndërmarrësit në Kosovë.

Liberalizimi i vizave ka sjellë një rritje të qarkullimit të njerëzve dhe investitorëve vitet e fundit. Ajo që do të ndihmonte më tej është që individët me ndikim më të madh në rrjetet sociale të luajnë një rol më aktiv, duke ofruar qasje më të madhe për bizneset nga Kosova në tregjet e huaja.

Personat me influencë dhe rëndësia e brendit personal

Ka shumë përkufizime për brendin. E njëri prej tyre është që: shuma e gjithë eksperiencave të audiencës me kompaninë/produktin. Imazhi. Reputacioni. Besueshmëria. E të njejtat mundemi me i thënë edhe për brendin personal – vetëm se këtu kemi të bëjmë me një person të vetëm.

Në vitet e fundit, vërehet një tendencë e shtuar për të shfrytëzuar brendin personal, dhe kjo mundësi do të ishte shumë e dobishme për shqiptarët e Kosovës në diasporë që të promovojnë Kosovën si vend ideal për investime. Në diasporë ka shumë persona me ndikim, sidomos në fushën e artit dhe muzikës si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha apo në fushën e Artit si Fadil Berisha. Shume prej tyre përmendin Kosovën në intervistat apo podcast që marrin pjesë. Nëse Kosova vazhdon e përmendet gjithmonë e më shumë në mënyrë direkte ose indirekte do ndikonin

Informatat e dobishme janë kyçe.
Nganjëherë vetëm një kontakt, një informatë për një panair të caktuar, apo një mundësi biznesi jashtë vendit mund të hapë shumë dyer për bizneset kosovare. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që bizneset të bashkëpunojnë më shumë mes vete, veçanërisht ato të së njëjtës fushë. Për shembull, nëse një biznes nga Kosova që prodhon dyer dhe dritare ka depërtuar në tregje të huaja, kjo tregon se ka ende hapësirë për më shumë prodhues në atë treg. Këtu është thelbësore që bizneset prodhuese apo shërbyese të bashkëpunojnë mes vete, të krijojnë rrjete biznesesh fillimisht brenda Kosovës e pastaj edhe me diasporën, qoftë në formë odash, komunitetesh, organizatash, apo edhe takimesh joformale për të ndarë ide dhe për të bashkëpunuar.

Shumë biznese nga Kosova janë përballur me vështirësi në transport. Edhe në këtë aspekt, diaspora mund të ndihmojë duke ofruar mbështetje për gjetjen e zgjidhjeve më të mira logjistike në bashkëpunim me institucionet në Kosovë.

Rekomandime:

Krijimi i komuniteteve dhe rrjeteve profesionale/specializuara:

Krijimi i komuniteteve dhe rrjeteve ndërmjet Kosovës dhe diasporës është shumë i rëndësishëm për bizneset në Kosovë, si dhe për investitorët dhe rrjetet e diasporës. Komunitetet e fokusuar në ndërmarrësi do të ndihmonin ndjeshëm depërtimin e bizneseve kosovare në tregjet e huaja. Gjithashtu, është e rëndësishme që këto rrjete të jenë specifike dhe më profesionale (më të ngushta në fushëveprim).

Krijimi i një platforme lidhëse:

Një platformë që lidh bizneset e diasporës me ato në Kosovë, si dhe investitorët e huaj me bizneset kosovare, do të ishte ndihmë e madhe për të gjithë. Platforma duhet të përfshijë informacione të detajuara mbi llojet e bizneseve, kapacitetet dhe madhësinë e tyre, për të lehtësuar vendimmarrjen e investitorëve.

Përmirësimi i komunikimit:

Konsullatat dhe ambasadat duhet të ndihmojnë në promovimin e markës së Kosovës. Gjithashtu, komunikimi ndërmjet rrjeteve të diasporës dhe bizneseve në Kosovë, si dhe mes institucioneve dhe bizneseve, duhet të përmirësohet ndjeshëm.

Organizimi i konferencave dhe takimeve B2B:

Takime të shpeshta B2B do të ndihmonin në rritjen e njohjes dhe bashkëpunimit mes bizneseve, si dhe në eksplorimin e mundësive të reja.

Shfrytëzimi i platformave ekzistuese:

Përveç krijimit të një platforme të re, duhet të shfrytëzohen edhe platformat ekzistuese si AlbanianYellowPages.com dhe Albinfo.ch, të cilat ofrojnë qasje në rrjetet e diasporës.

Platformat e ndryshme e lehtesojnë komunikimin si: rrjeti i bizneseve ne diaspore, mergata-info ose platforma Rrefim Suksesi.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin  Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci  dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

The post Diaspora as a Business Bridge: Access to International Markets through Migrant Networks appeared first on Germin.

Preserving the Albanian Language in the Diaspora – A National DutyDate: 12/02/2025
Gjuha shqipe, si shenja më e dukshme e identitetit tonë kombëtar, është një pasuri e pashmangshme që duhet ruajtur dhe përhapur jo vetëm brenda kufijve të vendeve amë, por gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Sot, në një kohë globalizimi, ruajtja e gjuhës amtare në diasporë është një detyrë që kërkon angazhim, bashkëpunim dhe strategji të qëndrueshme. Megjithëse ka pasur përpjekje të vlefshme vullnetare nga mësuesit dhe shoqatat shqiptare në të gjithë botën, sfidat që paraqet organizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë në ditët e sotme janë të shumta dhe komplekse. Mësimi i gjuhës shqipenuk është thjesht një çështje arsimore, por një përpjekje për ruajtjen e identitetit kulturor dhe kundër asimilimit.

Sfidat Kryesore në Ruajtjen dhe Mësimin e Gjuhës Shqipe Jashtë Atdheut

Një nga sfidat më të mëdha që përballin mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë është mungesa e një sistemi të unifikuar të mësimdhënësve dhe organizimit të tyre. Në shumë vende, mësimi i gjuhës shqipe është i varur nga nismat vullnetare të mësuesve dhe shoqatave lokale. Kjo ka çuar në një mungesë të koordinimit dhe në plane të ndryshme mësimore që ndonjëherë nuk përshtaten me nevojat e nxënësve. Për shembull, në Gjermani, ku ekzistojnë shumë komunitete shqiptare, mësimi i gjuhës shqipe nuk është i standardizuar. Disa mësues punojnë me plane të miratuara nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa të tjerë krijojnë materiale nga e para. Kjo mungesë e një qasjeje të njëtrajtshme e bën të vështirë për nxënësit të ndjekin një rrugëtim të qartë në mësimin e gjuhës së tyre amtare.

Një problem tjetër i madh është mungesa e mbështetjes financiare dhe institucionale. Shumë mësues punojnë në baza vullnetare, pa pagesë dhe pa ndihmë nga shtetet ku jetojnë. Në disa raste, edhe kur ekziston një ligj që lejon mësimin e gjuhës shqipe, procedurat burokratike dhe mungesa e financimit e bëjnë të vështirë zbatimin e tij. Për shembull, në Turqi, ku ekziston një marrëveshje midis qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Turqisë për mësimin e gjuhës shqipe, shkollat publike janë të pezulluara deri në vitin 2025. Kjo lë mësuesit dhe prindërit në një gjendje të pasigurt, duke e bërë të vështirë ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës në këtë vend.

Problemet me tekstet dhe kurrikulën janë një tjetër pengesë. Edhe pse ekziston një kurrikulë e miratuar nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, tekstet shkollore nuk janë gjithmonë të përshtatshme për nevojat e nxënësve në diasporë. Në shumë raste, nxënësit vijnë nga familje ku gjuha shqipe nuk flitet në mënyrë aktive, gjë që kërkon një qasje më të specializuar dhe materiale më të përshtatura. Për më tepër, shumëllojshmëria e klasave të nxënësve, ku nxënësit e moshave dhe niveleve të ndryshme të njohurive ndajnë të njëjtën mjedis mësimor, e bën mësimdhënien edhe më të vështirë.

Rekomandime për Ruajtjen dhe Përhapjen e Gjuhës Shqipe Jashtë Atdheut

Për të kapërcyer këto sfida, është e nevojshme të krijohet një plan i qartë dhe i koordinuar.

Së pari, duhet të krijohet një planprogram i unifikuar që të zbatohet në të gjitha vendet ku ka mësim plotësues të gjuhës shqipe. Ky planprogram duhet të jetë fleksibël dhe të përshtatet me nevojat e ndryshme të nxënësve në diasporë. Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jenë në krye të kësaj përpjekjeje, duke siguruar që të gjithë mësuesit të kenë qasje në materialet dhe burimet e nevojshme.

Një tjetër hap i rëndësishëm është rritja e mbështetjes financiare dhe institucionale nga shtetet amë. Mësuesit në diasporë duhet të kenë mundësinë të punojnë në kushte më të mira, me pagesa dhe ndihmë logjistike. Kjo përfshin edhe ndihmën për nostrifikimin e diplomave, në mënyrë që mësuesit të mund të integrohen në sistemet arsimore lokale. Përveç kësaj, duhet të forcohet bashkëpunimi midis Shqipërisë, Kosovës dhe shteteve ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që gjuha shqipe të futet si lëndë zgjedhore në shkollat lokale.

Përmirësimi i teksteve shkollore dhe krijimi i një platforme digjitale janë dy hapa të tjerë të rëndësishëm. Tekstet duhet të përshtaten më mirë me nevojat e nxënësve në diasporë, duke marrë parasysh shumëllojshmërinë e klasave dhe nivelieve të njohurive të gjuhës shqipe. Një platformë digjitale do të lehtësonte komunikimin midis mësuesve dhe do të mundësonte shkëmbimin e materialeve dhe përvojave. Kjo do të ishte veçanërisht e dobishme për mësuesit që punojnë në vende të ndryshme dhe që kanë nevojë për një burim të përbashkët informacioni.

Trajnimet dhe seminarët e rregullt për mësuesit në diasporë janë gjithashtu thelbësore. Këto trajnime duhet të fokusohen në mësimdhënien në klasa heterogjene dhe në përdorimin e teknologjisë në arsim. Përveç kësaj, duhet të krijohen mundësi për certifikimin e gjuhës shqipe, në mënyrë që ajo të ketë një vlerësim ndërkombëtar dhe të njohur si një gjuhë e rëndësishme në nivel global.

Përfundim

Ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë është një detyrë kombëtare që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve insititucional dhe jo-formal, një qasje të mirëstrukturuar dhe mbështetje të qëndrueshme. Pa një program të unifikuar, mbështetje institucionale dhe materiale të përshtatura për nevojat e nxënësve, përpjekjet individuale mbeten të fragmentuara dhe të vështira për t’u zhvilluar në nje periudhe afatgjate. Koordinimi mes institucioneve arsimore në Shqipëri dhe Kosovë, financimi i mësimdhënies, trajnimi i mësuesve dhe digjitalizimi i burimeve janë hapa thelbësorë për të siguruar vazhdimësinë e gjuhës shqipe si pjesë e identitetit kulturor dhe kombëtar. Për të pasur rezultate konkrete, është e domosdoshme një angazhim më i madh institucional dhe një bashkëpunim i qëndrueshëm midis të gjitha palëve të përfshira.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin  Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci  dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

The post Preserving the Albanian Language in the Diaspora – A National DutyDate: 12/02/2025 appeared first on Germin.

Summary of the Voter Registration Process for the Diaspora
Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka organizuar procesin e regjistrimit të votuesve nga diaspora, të cilët do të kenë mundësinë të votojnë në Kosovë për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Ky proces synon të përfshijë një numër të madh qytetarësh që jetojnë jashtë vendit, duke u ofruar atyre metoda të ndryshme për të shprehur të drejtën e tyre për të votuar, si dërgimi i votës me postë apo pjesëmarrja fizike në misionet diplomatike. Pritet që ky angazhim të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të diasporës në procesin zgjedhor.

Gjatë procesit të ardhshëm zgjedhor ne Kosovë, pritet të votojne gjithsej 104,924 votues, të cilët do të përdorin metoda të ndryshme për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Pjesa më e madhe e votuesve, 67,421, do të dërgojnë votat e tyre me postë në kutitë postare jashtë Kosovës. Ndërkohë, 17,104 votues pritet të dërgojnë votat me postë në kutitë postare në Kosovë, dhe 20,399 votues do të votojnë fizikisht në misionet diplomatike. Këto shifra të parashikuara pasqyrojnë përkushtimin e diasporës për t’u angazhuar në procesin zgjedhor, duke përdorur mundësitë dhe kanalet që u përshtaten më së miri.

Shtetet që prijnë  me numrin më të lartë të të regjistruarve nga Diaspora:

Gjermania kryeson me numrin më të madh të votuesve të regjistruar, 44,774, që përfaqësojnë rreth 42.7% të numrit total të votuesve nga diaspora. Kjo tregon praninë e fortë të diasporës kosovare në Gjermani dhe përfshirjen e tyre aktive në procesin e votimit.

Zvicra ndjek me 27,248 votues të regjistruar (25.9%), duke dëshmuar gjithashtu përfshirjen e madhe të kosovarëve që jetojnë atje.

Franca, Suedia, Austria, dhe Italia radhiten më tej, me numra që variojnë nga 3,810 deri në 4,629, duke përbërë së bashku rreth 16.2% të totalit.

Përfaqësimi në Kontinente:

Evropa dominon, duke përfshirë shumicën e votuesve që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Francë dhe vende fqinje si Austria, Italia, dhe shtetet nordike.

Amerika kontribuon dukshëm, me 2,509 votues, dhe 1,045 në Kanada.

Rajone të tjera, si Australia (145 votues), Emiratet e Bashkuara Arabe (22 votues), dhe disa vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, tregojnë përfaqësim më të vogël, por të larmishëm.

Trendet sipas rajoneve:

Evropa Perëndimore ka përqendrimin më të lartë të votuesve, ku shtete si Gjermania, Zvicra dhe Austria udhëheqin.

Shtetet Skandinave (Suedi, Norvegji, Danimarkë) kontribuojnë mbi 5,000 votues, duke reflektuar përfshirjen aktive të diasporës në Evropën Veriore.

Evropa Juglindore, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, tregon përfshirje mesatare.

Edhe pse shumica e votuesve janë të përqendruar në shtete evropiane dhe Amerikën e Veriut, ka dëshmi të përfshirjes globale, me votues të regjistruar deri në Kazakistan (19 votues), Zelanda e Re (10 votues), dhe Sudani Jugor (7 votues).

Të dhënat tregojnë se diaspora kosovare luan një rol thelbësor në procesin zgjedhor, veçanërisht në shtete si Gjermania dhe Zvicra, që së bashku përbëjnë gati 70% të totalit të votuesve të regjistruar. Ky angazhim i fuqishëm nënvizon rëndësinë e diasporës në formësimin e proceseve demokratike të Kosovës dhe nevojën për të vazhduar qasjen dhe lehtësimin e mekanizmave të votimit për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

Të dhënat janë marrë nga Lista e Votuesve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

The post Summary of the Voter Registration Process for the Diaspora appeared first on Germin.

Youth and Student Organization and Networking in the Diaspora
Organizimi dhe rrjetëzimi i të rinjve dhe studentëve shqiptarë në diasporë ka qenë dhe mbetet themeli i organizimit komunitar në diasporë dhe burim i aktivizmit për vendin e origjinës. Të rinjtë dhe studentët në diasporë luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërbreznore brenda diasporës dhe në lidhjet me organizatat e institucionet në atdhe. Megjithë këtë potencial të madh, një sërë sfidash strukturore, shoqërore dhe politike e kufizojnë aktualisht organizimin e të rinjve dhe studentëve në diasporë. Mungesa e koordinimit dhe mbështetjes institucionale, problemet në komunikim dhe barrierat e natyrës “hapësirë-kohë” e bëjnë të vështirë bashkëpunimin mes të rinjve dhe ndërtimin e rrjeteve të qëndrueshme. Kjo kufizon ndikimin që ata mund të kenë në komunitet dhe lidhjen e tyre me vendin e origjinës.

Sfidat Aktuale

Të rinjtë dhe studentët shqiptarë në diasporë përballen me një sërë sfidash që pengojnë organizimin e tyre të qëndrueshëm dhe rrjetëzimin efektiv. Një nga problemet më të dukshme është mungesa e strukturave të qëndrueshme në zonat ku nuk ka pasur traditë të organizimit komunitar. Megjithëse ekzistojnë lidhje ndërpersonale dhe studentët shpesh mbajnë kontakte me njëri-tjetrin, mungesa e një platforme apo entiteti të përbashkët e vështirëson koordinimin e aktiviteteve dhe projekteve. Përpjekjet individuale shpesh mbeten të fragmentuara dhe nuk arrijnë të kenë ndikimin e dëshiruar në komunitet apo në lidhjet me atdheun. Në disa raste, edhe atje ku ekzistojnë shoqata apo organizata komunitare, struktura e tyre është shpesh e dobët dhe mungesa e mbështetjes institucionale dhe financiare e përkeqëson situatën.

Në disa vende, si Zvicra, përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e komuniteteve studentore. Por në vende të tjera, është raportuar se përfaqësitë e diasporës shpesh nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete publike, duke i lënë organizatat pa një partner institucional të besueshëm. Mungesa e mbështetjes financiare nga sipërmarrësit dhe individët shqiptarë, si dhe nga institucionet shtetërore, ka krijuar boshllëqe të mëdha në financimin e projekteve dhe aktiviteteve që do t’i shërbenin komunitetit. Kjo situatë vërehet edhe në rastin e shkollave shqipe në diasporë, të cilat shpesh funksionojnë me burime të kufizuara.

Një sfidë tjetër e rëndësishme është ndikimi i politikës në shoqatat dhe organizatat studentore jashtë vendit. Përfshirja e partive politike nga Kosova dhe Shqipëria ka krijuar një ambient polarizues dhe të fragmentuar, duke sjellë ndarje të theksuara që pengojnë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Shoqata të ndryshme janë shndërruar në hapësira mbështetjeje për partitë politike, duke larguar të rinjtë që duan të kontribuojnë në mënyrë të pavarur. Një shembull është shoqata në Gjenevë, anëtarët e së cilës ishin të lidhur ngushtë me një parti politike. Kjo shoqatë jo vetëm që përkohësisht i hoqi nga statuti termat “jopolitike” dhe “jopartiake”, por vazhdoi të përdorte platformat sociale të organizatës për aktivitete politike edhe pas largimit të anëtarëve. Situata të ngjashme janë raportuar në Lozanë dhe në federatën studentore shqiptare në Zvicër, ku ndarjet politike kanë penguar bashkëpunimin dhe kanë krijuar një ambient të pasigurt për organizatat që synojnë të ruajnë një qëndrim të pavarur dhe të bashkuar.

Përveç tjerash, ndarjet mes shqiptarëve nga rajone të ndryshme të kombit përbëjnë një tjetër sfidë. Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Çamëria shpesh ndihen të përjashtuar nga shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky ndjenjë përjashtimi vjen nga mungesa e përfshirjes së tyre në aktivitete të organizatave apo nga mungesa e mbështetjes institucionale që i adreson ata në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo sfidë nënvizon nevojën për një qasje më përfshirëse nga të gjitha palët, në mënyrë që çdo shqiptar, pavarësisht prejardhjes rajonale, të ndihet pjesë e një kombi të përbashkët dhe të barabartë.

Krijimi i një Platforme të Unifikuar

Roli i teknologjisë është një temë shumë e rëndësishme për diasporën. Një numër i madh studentësh shqiptarë janë të orientuar drejt teknologjisë së informacionit (programim, inxhinieri, etj.), dhe është në interes kombëtar që aftësitë e tyre të përdoren si zgjidhje për sfidat tona. Teknologjia mund të ndihmojë në kapërcimin e barrierave gjeografike dhe kohore. Përdorimi i platformave digjitale dhe aplikacioneve mobile mund të lehtësojë bashkëpunimin mes studentëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës.

Një shembull i mirë i organizatave që kanë krijuar platforma virtuale për të mbështetur studentët në mbarë botën është “NAYORA” – Asambleja Kombëtare e Organizatave Rinore të Republikës së Azerbajxhanit dhe Shoqata Botërore Rinore Lituaneze “Pasaulio”. Përmes këtyre platformave, këto organizata kanë ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi, duke ofruar burime edukative dhe mbështetje për të rinjtë, pa marrë parasysh se ku ndodhen. Këto iniciativa kanë ndihmuar në forcimin e lidhjeve mes studentëve dhe kanë promovuar qasje të barabartë në mundësitë arsimore globale. Edhe organizatat shqiptare kanë përdorur platforma virtuale gjatë pandemisë për aktivitete kombëtare dhe kulturore, duke i bashkuar shqiptarët në një ambient virtual. Megjithatë, teknologjia nuk është zgjidhje e vetme. Mungesa e një platforme të unifikuar për të gjithë studentët shqiptarë në diasporë mbetet një pengesë e madhe. Një aplikacion mobil i dedikuar për rrjetëzim dhe koordinim do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm për të bashkuar rininë shqiptare në mbarë botën.

Rekomandime

Për t’u përballur me sfidat e organizimit të të rinjve dhe studentëve në diasporë, këtu janë disa rekomandime konkrete që mund të ndihmojnë në forcimin e rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe ndikimit pozitiv të të rinjve dhe studentëve shqiptarë në diasporë:

Krijimi i një Platforme të Bashkuar për të Rinjët dhe Studentët Shqiptarë në Diasporë: Një nga sfidat kryesore të identifikuara është mungesa e një strukture të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse që bashkon përpjekjet e të rinjve. Prandaj, është e rëndësishme të krijohet një platformë e unifikuar që do të shërbejë si forum për të gjitha shoqatat e të rinjve dhe studentëve shqiptarë. Kjo platformë duhet të:

Lejojë ndarjen e përvojave dhe burimeve.

Krijojë hapësira për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë lidhjet akademike, sociale dhe kulturore.

Sigurojë mundësi për anëtarët të takohen, edhe gjatë udhëtimeve në një qytet.

Zhvillimi i një Aplikacioni Mobil dhe Platforme Digjitale për Rrjetëzimin e të Rinjve Shqiptarë në Diasporë: Për të kapërcyer barrierat gjeografike dhe kohore, një aplikacion mobil mund të shërbejë si zgjidhje efektive për të bashkuar të rinjtë shqiptarë në një hapësirë të përbashkët. Ky aplikacion duhet të ofrojë:

Regjistrim të lehtë për studentët dhe të rinjtë shqiptarë në mbarë botën.

Hapësirë për ngjarje virtuale, diskutime tematike dhe ndarje përvojash.

Mundësi për rrjetëzim profesional, akademik dhe shoqëror.

Mundesi që lejojnë bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, ndarjen e burimeve dhe ndërtimin e lidhjeve të forta me vendet e origjinës.

Ruajtja e Pavarësisë së Organizimeve nga Ndikimi Politik: Një nga problemet kryesore të identifikuara është ndërhyrja e partive politike, e cila ka çuar në polarizimin e shoqatave dhe dobësimin e bashkëpunimit mes të rinjve. Për ta parandaluar këtë, rekomandohet që:

Statutet e organizatave studentore duhet të theksojnë qartë neutralitetin politik dhe të ndalojnë ndërhyrjen politike.

Duhet krijuar mekanizma mbikëqyrjeje nga organizatat amë për të garantuar pavarësinë e shoqatave dhe organizatave të reja.

Institucionet shtetërore dhe diplomatike duhet të ofrojnë mbështetje, duke ruajtur një qëndrim neutral politik ndaj këtyre organizatave.

Rritja e Përfshirjes së Shqiptarëve nga të gjitha Rajonet (Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Çamëria): Për t’u përballur me ndarjet dhe ndjenjat e përjashtimit mes shqiptarëve nga rajone të ndryshme, është thelbësore që organizatat të jenë gjithëpërfshirëse. Kjo mund të arrihet duke:

Krijuar rregulla të brendshme që promovojnë diversitetin dhe përfshirjen.

Siguruar mundësi të barabarta për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh prejardhjen rajonale.

Nisur iniciativa të veçanta për të inkurajuar pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Çamëria në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nxitja e Lidhjeve Akademike përmes Programëve Ndërkombëtarë si Erasmus+: Programet ndërkombëtare si Erasmus+ mund të luajnë një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes studentëve shqiptarë në diasporë dhe institucioneve në vendet e origjinës. Për këtë:

Shqipëria dhe Kosova duhet të intensifikojnë përpjekjet për të përfshirë më shumë studentë shqiptarë në këto programe.

Shoqatat e studentëve në diasporë mund të krijojnë partneritete me universitetet lokale për të promovuar mundësitë e shkëmbimeve akademike.

Hartimi i një Manuali për Organizatat e Reja: Themelimi i organizatave të reja shpesh përballet me sfida të shumta. Për të lehtësuar këtë proces, mund të krijohet një manual ose udhëzues që përmban:

Rekomandime për strukturimin dhe menaxhimin e shoqatave.

Udhëzime për aksesimin e mbështetjes financiare dhe burimeve.

Propozime për mënyra bashkëpunimi midis shoqatave ekzistuese dhe atyre të reja.

Rritja e Ndërgjegjësimit Kombëtar për të Rinjët në Diasporë: Për të shmangur ndarjet dhe ndjenjën e “margjinalizimit,” është thelbësore që çdo organizatë, institucion dhe individ të punojë për të promovuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare. Aktivitetet dhe projektet duhet të theksojnë vlerat dhe traditat e përbashkëta, duke nxitur një unitet më të madh mes shqiptarëve.

Këto rekomandime ofrojnë një qasje të plotë për të adresuar sfidat dhe për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve shqiptarë në diasporë. Përmes bashkëpunimit, organizimit dhe mbështetjes së qëndrueshme, këto iniciativa mund të kenë një ndikim të fuqishëm dhe afatgjatë në zhvillimin e komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Bashkautorë:

Arbër Gashi, Përfaqësues i Shoqatës “Shoqëria e Re”, Zvicër.

Andi Zhaveli, Kryetar i Organizatës së Studentëve Shqiptarë “Vlera,” Belgjikë.

Ky artikull u be me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëri Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor,” i zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM), dhe financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme (NMFA). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Ministrisë Norvegjeze të Punëve të Jashtme (NMFA).

The post Youth and Student Organization and Networking in the Diaspora appeared first on Germin.