fbpx

Për vendet si Shqipëria dhe Kosova, përfshirja e diasporës në proceset politike paraqet një element i rëndësishëm për të mbajtur lidhje me qytetarët e saj jashtë vendit. Për diasporën, votimi është gjithashtu një mjet i rëndësishëm për të ruajtur përkatësinë kombëtare dhe forcimin e identitetit etnik. Në këtë drejtim, votimi nuk është vetëm forma më e rëndësishme e pjesëmarrjes politike, por edhe mënyra më e mirë për t’u dëgjuar zëri i diasporës. Gjithashtu, ofrimi i mundësive për të ushtruar të drejtën e votës tregon interesin e shtetit për të trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e tyre, pavarësisht nga vendi ku jetojnë. 

Qëllimet

  • Rritja e numrit të votuesve jashtë vendit në zgjedhjet në Kosovë
  • Reforma zgjedhore në Shqipëri e cila do t'i lejojë anëtarët e Diasporës të votojnë në zgjedhjet kombëtare në Shqipëri
  • Informimi i anëtarëve të Diasporës për të drejtat e tyre të votimit
  • Përmirësimi dhe lehtësimi i procesit të votimit për anëtarët e Diasporës
  • Rritja e përfaqësimit të anëtarëve të Diasporës në proceset e hartimit të politikave

Aktivitetet:

  • Konferenca Diaspora Flet (2018) - një Konferencë katër ditore e cila mblodhi mbi 150 anëtarë të diasporës nga 24 vende të botës për të bashkëpunuar drejt një dialogu të strukturuar midis anëtarëve të diasporës dhe institucioneve në vendet amë.
  • Në vitin 2019, GERMIN ishte pjesë e grupit punues parlamentar për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, i cili u iniciua nga Komisioni për Legjislacion, Mandatet, Imunitetet, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe Mbikëqyrja e Agjencisë Kundër Korrupsionit; inicimi i ndryshimit të ligjit erdhi si një kërkesë e drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e diasporës gjatë konferencës Diaspora Flet në Parlamentin e Kosovës.
  • Task Forca e Diasporës, e krijuar gjatë Dialogut të Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, propozoi ndryshime të shumta në projektligj, duke përfshirë votimin në ambasada dhe konsullata dhe dërgimin e votave në ambasadat e vendit përkatës në vend të postës në Kosovë.
  • Letër e hapur drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko, për të përfshirë votimin jashtë vendit në Reformën Zgjedhore në Shqipëri.