Avokimi & Diplomacia
Identiteti Kombëtar dhe Kulturor i Diasporës Shqiptare
Date: 03/02/2025
0 Views

Diaspora shqiptare luan një rol kyç në mbajtjen gjallë të kulturës dhe lidhjeve me atdheun. Megjithatë, sfida si asimilimi dhe mungesa e mbështetjes institucionale kërkojnë masa konkrete për të ruajtur identitetin kombëtar.

 

Germin publikon një përmbledhje të politikave mbi identitetin kombëtar dhe kulturor të diasporës shqiptare, shkruar nga Dr. Klement R. Camaj. Kjo permbledhje thekson rëndësinë e gjuhës shqipe, angazhimin e qeverive me diasporën dhe rolin e teknologjisë në forcimin e lidhjeve kulturore.

 

Çfarë trajton kjo përmbledhje?
🔹 Rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe sfidat që has diaspora
🔹 Strategjitë për një bashkëpunim më efektiv mes qeverive dhe diasporës
🔹 Përdorimin e teknologjisë për të mbështetur gjuhën dhe kulturën shqiptare

 

Lexoni publikimin e plotë këtu.

 

Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
News, Avokimi & Diplomacia
Udhëzime për Votim në Përfaqësi Diplomatike
Germin ju sjell udhëzimet e nevojshme për të realizuar votën tuaj në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Si pjesë e të drejtës suaj demokratike, ju mund të votoni një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, duke ndjekur hapat e thjeshtë dhe duke siguruar që vota juaj të numërohet. Më poshtë gjeni të gjitha informacionet mbi procesin e votimit, orarin dhe dokumentet e nevojshme për të votuar në përfaqësitë diplomatike.   📅 Data: 8 Shkurt 2025 ⏰ Orari: 07:00 – 19:00 (sipas orës lokale)   ✅ Kush ka të drejtë të votojë? ✔️ Vetëm personat e regjistruar me sukses për votim në përfaqësitë diplomatike.   ✅ Çfarë duhet të keni me vete? ✔️ Letërnjoftim të Kosovës ✔️ Pasaportë të vlefshme ✔️ Leje të vozitjes (e lëshuar nga Republika e Kosovës)   ✅ Si të votoni? 🔹 Shkoni në konsullatën ku jeni regjistruar 🔹 Verifikoni identitetin me dokument të vlefshëm 🔹 Merrni fletën e votimit dhe votoni në mënyrë të fshehtë 🔹 Vendoseni fletën e votimit në kutinë përkatëse   📢 Votimi është një e drejtë dhe përgjegjësi! Sigurohuni që të votoni në kohën e duhur!   Adresarin e përfaqësive diplomatike – sapo të klikoni, do t'ju dërgojë direkt në Google Maps - e gjeni këtu.  
Date: 06/02/2025
0 Views