STAY CONNECTED

Cicërrimat e fundit

FOLLOW US ON TWITTER

Abonohu dhe prano njoftimet e fundit

Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.


Shëno e-mail

… and much, much, more …

CONNECT

Angazhimi i Diasporës Për Zhvillim të Politikave

Ndërtimi i besimit, krijimi i mekanizmave institucional

Çdoherë e më shumë shtetet po e kuptojnë se diaspora e tyre nuk është një "aktor i humbur" por në fakt është një "aset kombëtar". Falë teknologjisë dhe mjeteve të komunikimit modern, njerëzit janë duke u lidhur globalisht më shumë se kurrë më parë, prandaj në këto kohë e rëndësishme është se çfarë bëni pavarësisht se ku jeni. Çelsi kryesor për të zhvilluar potencialin e diasporës arrihet duke i’u përgjigjur këtyre pyetjeve: - “Kush janë ata?” “Ku janë ata?” dhe “Çfarë janë duke bërë?” Për të zhvilluar këtë “Kapital të Diasporës”, duhet të themelohen organizata te cilat jo vetëm kuptojnë këtë potencial, por edhe krijojnë programe e projekte që e zhvillojnë atë. Në Kosovë, Germin, është një shembull konkret i një organizate të tillë, e cila ka pozicionuar vetën në mënyrë të përkyer për të kthyer ikjen e trurit në kah të kundërt, drejt fitimin dhe shkëmbimit të trurit. Ky grup i përbërë nga profesionistë të talentuar dhe pasionuar të cilët kanë hulumtuar dhe identifikuar potencialin e kosovarëve jashtë shtetit. Germin përmes krijimit të urave dhe strukturave specifike mundohet për rikthyer ndjenjat e vullnetit e mirë në projekte praktike nga të cilat do të përfitojë vendi i origjinës. Germin ka identifikuar praktikat më të mira globale për angazhimin e Diasporës dhe mund të bëhet një nga liderët kryesorë në këtë fushë. ~ Kingsley Aikins, "Diaspora Matters"Kingsley Aikins, Diaspora Matters

Vendet anembanë botës po eksplorojnë potencialin e Diasporës së tyre për të kontribuar në zhvillimin e atdheut. Në rastin e Kosovës, Diaspora vazhdon të jetë burim i madh financiar nëpërmjet remitancave (15% e PBB-së gjatë vitit 2017). Përtej dërgimit të parave, Diaspora vazhdon të ketë lidhje të ngushta e emocionale me Kosovën dhe është e gatshme për të dhënë kontribut në zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit amë. Andaj, krijimi dhe zhvillimi i programeve që ofrojnë hapësirë për angazhimin e tyre është thelbësor për të optimizuar rëndësinë e Diasporës në drejtim të adresimit të nevojave, shqetësimeve dhe mundësive për të qëndruar sa më të lidhur me atdheun. Përkundër faktit që Kosova ka bërë disa përparime të nevojshme me qëllim të organizimit të diasporës dhe në njohjen e rëndësisë së kontributit të tyre me krijimin e Ministrisë së Diasporës në vitin 2011, është bërë shumë pak në përfshirjen e komuniteteve të Diasporës në proceset e hartimit të politikave. Jemi akoma mbrapa në krijimin e mekanizmave që mundësojnë përfshirjen e zërave të Diasporës në kornizën legjislative dhe institucionale për zhvillimin e shtetit. Nëse këtë e kthejmë në numra, do të thotë se kontributi dhe perspektiva e një prej grupeve më të mëdha shoqërore të Kosovës (800,000 sipas organizatës ndërkombëtare për migrim IOM) nuk është e përfaqësuar në politikëbërje.

Qëllimi gjithëpërfshirës i këtij projekti është që të lehtësojë kontributin e Diasporës në Kosovë gjatë procesit të hartimit të politikave dhe strategjive, në veçanti të Strategjisë së Diasporës 2019 -2023 dhe Projektligjit për Diasporën. Nëpërmjet këtij projekti, Germin synon të avokojë për avancimin e zërave të Diasporës përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të këtij të fundit në proceset e krijimit të politikave dhe reagimeve duke përdorur teknologjitë e reja në dispozicion. Njëkohësisht kjo nismë synon të nxisë aftësitë dhe njohuritë për rritjen e proceseve gjithëpërfshirëse të zhvillimit të politikave dhe legjislacionit.

SQ
EN SQ