STAY CONNECTED

Cicërrimat e fundit

FOLLOW US ON TWITTER

Abonohu dhe prano njoftimet e fundit

Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.


Shëno e-mail

… and much, much, more …

CONNECT

Konferenca Diaspora Flet

Home / Profesionistët / Konferenca Diaspora Flet

Konferencën e parë ndërkombëtare “Diaspora Flet”, mblodhi profesionistë të fushave të ndryshme, udhëheqës të komuniteteve, përfaqësues të bizneseve dhe grupe të tjera të interesit - për të adresuar avancimin e rolit të diasporës në zhvillimet ekonomike, sociale dhe politike në vendin e tyre të origjinës.

Konferenca Diaspora Flet shërben si hapësirë për anëtarët e Diasporës për t'u lidhur dhe për t'u angazhuar drejtpërsëdrejti me institucionet publike dhe për të bashkëpunuar dhe avokuar për të drejtat e tyre më të mëdha ekonomike, sociale dhe politike. Konferenca është pjesë e iniciativës së Germin-it, Diaspora Flet, e cila ka për mision krijimin e mekanizmave dhe kanaleve efektive për angazhimin e diasporës dhe lehtësimin e një dialogu dyanësor me institucionet publike në vendin e tyre të origjinës.

QËLLIMI I KONFERENCËS

Lidhja, Angazhimi, Bashkëpunimi, Avokimi

Krijimi i hapësirës ku pjesëtarët e diasporës dhe grupet e interesit mund të lidhen me institucionet publike dhe hisedarët e tjerë, për të krijuar mekanizma bashkëpunues për përfshirje në proceset politikëbërëse, dhe të avokojnë për të drejtat e tyre ekonomike, shoqërore dhe politike 17-20 Maj 2018 Prishtinë, Republika e Kosovës 170+ Antarë të Diasporës Nga 22+ Shtete Katër raporte për politika 40+ Folës

SQ
EN SQ