STAY CONNECTED

Cicërrimat e fundit

FOLLOW US ON TWITTER

Abonohu dhe prano njoftimet e fundit

Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.


Shëno e-mail

… and much, much, more …

CONNECT

Platforma Kosovo Diaspora

Home / Profesionistët / Platforma Kosovo Diaspora

KosovoDiaspora.org(KD) është një platformë digjitale e angazhimit digjital dhe diplomacisë publike që lidh Kosovarët jashtë vendit dhe shfrytëzon rrjetet dhe aftësitë e tyre për të kontribuar në vendin e origjinës. Platforma përdor mediat sociale dhe ato online për të nxjerrë në pah dhe për të shënuar arritjet e individëve, grupeve dhe organizatave të lidhura me Kosovën dhe popullin e saj.

KD është një iniciativë e pavarur, joqeveritare, dhe jo-politike. KD u lansua në vitin 2012 si rezultat i hulumtimit "Përtej Remitencave: Diplomacia Publike dhe Studimi i Diasporës së Kosovës" , i përgatitur nga themeluesit e KD, Behar Xharra dhe Martin Waehlisch.

KD beson se pjesëtarët e Diasporës paraqesin një potencial të madh për zhvillimin e vendit. Ata kanë pasionin, entuziazmin, burimet financiare dhe rrjetet e tyre në vendet ku jetojnë. Poashtu, ata kanë njohuri për vendin e tyre amë, kulturën, gjuhën, jetën dhe politikat aktuale. Ato përfaqësojnë ura midis Kosovës dhe pjesës tjetër të botës, duke shërbyer në baza ditore si ambasadorët më të mirë të vendit. Gjithashtu, KD përpiqet të bashkëpunojë me të gjitha komunitetet e diasporës, agjencitë qeveritare dhe joqeveritare, entitetet private dhe individët për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve në mes të diasporës dhe vendit tonë, dhe për të rritur imazhin e Kosovës.

Partnerët e KD janë: Departamenti për Diplomaci Publike, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme; British Council, Ambasada Norvegjeze në Kosovë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Ministria e Diasporës.

KD është themluar dhe menaxhohet nga Germin.

SQ
EN SQ