fbpx

Fadil Berisha

anëtarë të bordit

Fadil Berisha, ka lindur në Kosovë por në moshë të hershme ka emigruar për në Itali e më pas në Amerikë. Ndonëse gjithë jetën e ka kaluar në kontintetin amerikan, për të lidhja me shqiptarët nuk është zbehur asnjëherë. Përkundrazi ai vazhon të mbetet adresa kryesore e shumë shqiptarëve të cilët emigrojnë në Amerikë. Berisha përmes artit të tij mundohet që të paraqes shqiptarët prej një këndi tjetër – të paraqes që shqiptarët kanë traditë, kulturë e histori të pasur

Por Berisha, nuk është i njohur vetëm për komunitetin shqiptar. Madje, ai karrierën profesionale e nisi pikërisht me fotografimin e një gruaje të njohur, sic është Denise Richards, ish-gruaja e aktorit të njohur Charlie Sheen. Pas saj, Berisha ka fotografuar personalitete të njohura botërore si: Donald Trump, Russell Simmons, Bill Clinton, Halle Berry, Snoop Dogg, Roger Federer, Fergie, Patti LaBelle, Harry Belafonte, Jennifer Beals, Beverly Johnson, Robert Evans, Kim Kardashian, Tyra Banks etj.

Bordi i Drejtorëve i GERMIN-it ka luajtur gjithmonë rol pro-aktiv për vendimet dhe misionin që ka organizata jonë. Prandaj ekipi i GERMIN, është i lumtur që një personalitet i njohur si Berisha nga tash e tutje do të kontribuojë në misionin tonë të përhershëm, që diasporën shqiptare ta lidhim me vendin e origjinës.

Sihana Bejtullahu
Bashkë-Drejtore Ekzekutive
Arbnor Mjeku
Menaxher/e i/e Projekteve
Blerinë Ukshini
Menaxher/e i/e Projekteve
Naim Robelli
Menaxher/e i/e Projekteve
Donarta Fetahu
Asitente e Financave