fbpx
Korrik 8, 2022

Thirrje për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora

Nga Germin-955 Shikime-Asnjë koment

Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora, (EDP) është një program i cili kërkon të sjellë ekspertë nga diaspora në vendlindjen e tyre me qëllimin për të kontribuar në zhvillimin e atdheut të tyre me ekspertizën dhe përvojat e tyre në vendet e zhvilluara. Baza e të dhënave e GERMIN përkon me më shumë se 30K profesionistë në të gjithë botën.
Prandaj, bazuar në këtë “pasuri të informacionit dhe bazës së të dhënave” GERMIN po zbaton programin EDP në Kosovë dhe Shqipëri. Programi sjellë profesionistë për një periudhë kohore duke filluar nga më së paku 3 javë me idenë për t’u bashkuar me organizatat/institucionet/bizneset në lidhje me nevojat e tyre profesionale.
Germin, është duke implementuar projektin “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” të mbështetur nga CARITAS-i Zviceran. Qëllimi i projektit është përdorimi i potencialit profesional të diasporës për zhvillim ekonomik të komunave të Kosovës. Njëra nga aktivitetet e planifikuara është edhe Angazhimi i profesionistëve të kualifikuar të diasporës për të ndarë njohuritë e tyre dhe transferimin e aftësive përmes angazhimit në institucione apo biznese të Kosovës si konsulent/ekspertë në fushën përkatëse.
Andaj përmes këtij pytësori synon të shoh interesin dhe të ofroj mundësinë e angazhimit të profesionistëve nga diaspora në në Kosovë.
Nëse jeni profesonistë/e në diasporë dhe dëshironi të angazhoheni për një periudhë afatshkurtë në vendlindjen tuaj, aplikoni duke plotësuar formularin e mëposhtëm!
Të gjitha të dhënat e ofruara do të përdoren vetëm për mundësinë e kontaktimit të juaj për mundësitë e ofruara, dhe asnjëherë nuk do të përdoren për tjera arsye.
Aplikimin mund ta bëni këtu: https://www.surveymonkey.com/r/VFBWNC6