{"id":5574,"date":"2021-03-30T09:00:24","date_gmt":"2021-03-30T09:00:24","guid":{"rendered":"https:\/\/germin.org\/?p=5574"},"modified":"2025-05-28T16:15:10","modified_gmt":"2025-05-28T16:15:10","slug":"op-ed-about-the-panel-discussion-connecting-young-people-from-the-diaspora-with-home-countries","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/germin.org\/sq\/op-ed-about-the-panel-discussion-connecting-young-people-from-the-diaspora-with-home-countries\/","title":{"rendered":"Perspective: \u201cLidhja e t\u00eb rinj\u00ebve nga diaspora me vendet am\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb diskursin qytetar shqiptar, nj\u00eb nd\u00ebr pikat q\u00eb p\u00ebrmendet m\u00eb s\u00eb shpeshti \u00ebsht\u00eb potenciali i rinis\u00eb dhe angazhimi i tyre p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. P\u00ebrderisa ka miliona shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, e nj\u00eb num\u00ebr i madh i t\u00eb rinj\u00ebve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb dalin, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u00a0 t\u00eb shihet se si ai potencial mund t\u00eb konkretizohet dhe aktualizohet. Sidoqoft\u00eb, eksperienca dhe ekspertiza e GERMIN, organizat\u00eb q\u00eb punon ngusht\u00eb me diaspor\u00ebn shqiptare anemban\u00eb bot\u00ebs, tregon se k\u00ebta t\u00eb rinj\u00eb\u00a0 kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb e vullnet t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kontribuar. Andaj, si mund t\u00eb b\u00ebhet lidhja e angazhimi i t\u00eb rinj\u00ebve nga diaspora me vendet am\u00eb?\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo ishte pikerisht nj\u00eb nd\u00ebr temat e diskutimit t\u00eb organizuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb konferenc\u00ebs DiasporaFlet 2020 nga OJQ \u2018GERMIN\u2019, me panelist\u00eb Mentor Dida <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">(Ekspert i Inovacionit Social)<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, Ilira Aliaj <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">(Eksperte e Edukimit dhe Shk\u00ebmbimit Rinor)<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, Emin Tahiri <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">(An\u00ebtar, \u201cDiaspora p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Lir\u00eb\u201d)<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, Daniela Muhaj <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">(Studiuese, Harvard University)<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, dhe Enxhi Popa <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">(Financat e Produkteve, Google)<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, dhe moderuar nga \u00c7lirim Sheremeti <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">(Themelues dhe CEO, 4-H Kosova)<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr hir t\u00eb thjesht\u00ebsis\u00eb, opinionet dhe p\u00ebrfundimet e nxjerrura nga diskutimi jan\u00eb grupuar m\u00eb posht\u00eb n\u00eb 3 kategori: <\/span><b>institucionet dhe organizatat<\/b><span style=\"font-weight: 400;\">, <\/span><b>ekonomia<\/b><span style=\"font-weight: 400;\">, dhe <\/span><b>individi e familja<\/b><span style=\"font-weight: 400;\">. Secila prej k\u00ebtyre kategorive p\u00ebrfshin sugjerime dhe hapa konkret q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmirren nga k\u00ebto grupe p\u00ebr rritjen e angazhimit t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve me vendet am\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<h4><b>Institucionet dhe organizatat<\/b><\/h4>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Roli i institucioneve shtet\u00ebrore dhe shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim \u00ebsht\u00eb i pamohuesh\u00ebm. Konkretisht p\u00ebr ato se \u00e7ka mund t\u00eb nd\u00ebrmirren n\u00eb vendin am\u00eb, panelist\u00ebt kishin disa sugjerime.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh rikthimi dhee angazhimi i k\u00ebtyre t\u00eb rinj\u00ebve n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb organike, dhe sipas znj. Muhaj nuk mund t\u00eb varet plot\u00ebsisht mbi ndjenj\u00ebn komb\u00ebtare dhe idealizmin por duhet t\u00eb ket\u00eb incentiva dhe t\u00eb p\u00ebrdoren forcat e tregut. Ajo theksoi se nj\u00eb pik\u00eb kritike n\u00eb realizimin e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb informacioni i duhur: a kan\u00eb informacione akter\u00ebt lokal p\u00ebr bashk\u00ebpunime, apo t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb vendet am\u00eb?\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Zt. Dida pajtohet me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ku edhe ai vet\u00eb kur \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Kosov\u00eb ka p\u00ebrjetuar k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb informacionit p\u00ebr angazhim dhe kontribut, ku sugjeron t\u00eb krijohet nj\u00eb pik\u00eb qendrore informacioni p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e angazhimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb zgjidhje potenciale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aspekt mund t\u00eb jet\u00eb sugjerimi i znj. Aliaj, q\u00eb Ministrit\u00eb e Diaspor\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb t\u00eb ken\u00eb departamente p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb merren me angazhimin dhe zhvillimin e njer\u00ebzve t\u00eb rinj. Ajo poashtu theksoi se Ministria e Diaspor\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb se k\u00ebnd e targeton me politikat dhe pun\u00ebn e saj, pasi q\u00eb ata kryesisht punojn\u00eb me imigrant\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb brezit t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa jo aq shum\u00eb me t\u00eb rinjt\u00eb e brezit t\u00eb dyt\u00eb e tret\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb lindur e rritur plot\u00ebsisht n\u00eb diaspor\u00eb dhe nuk kan\u00eb aq lidhje emocionale me vendin am\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Institucioni tjet\u00ebr t\u00eb cilin znj. Aliaj thot\u00eb duhet t\u00eb rrit\u00eb angazhimin jan\u00eb ambasadat, t\u00eb cilat nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr viza dhe misione diplomatike, mir\u00ebpo jan\u00eb t\u00eb pozicionuar asisoj q\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme bashk\u00ebpunimi, pasi q\u00eb kemi shum\u00eb artist\u00eb\u00a0 e sportist\u00eb\u00a0 n\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb promovohen nd\u00ebrmjet angazhimit t\u00eb ambasadave.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ambasadat po ashtu mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si mjet p\u00ebr promovimin e nj\u00eb aspekti t\u00eb theksuar nga zt. Dida: faktin se kemi nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb si popull t\u00eb shfaqim pun\u00ebn e keqe e t\u00eb portretizohemi me aspekte negative. Nd\u00ebrsa n\u00ebse fillojm\u00eb t\u00eb promovojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb aspektet pozitive dhe t\u00eb \u201cribrendojm\u00eb\u201d konceptin e \u201cshqiptarit\u201d, mund t\u00eb rezultojm\u00eb edhe n\u00eb rritjen e optimizmit dhe krenaris\u00eb s\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve rreth vendit t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrsa konkretisht p\u00ebr diaspor\u00eb, Znj. Popa theksoi se organizatat e grupet q\u00eb mbajn\u00eb ngjarje kulturore luajn\u00eb nj\u00eb rol tejet t\u00eb madh, pasi q\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb madhe krenarie dhe p\u00ebrkat\u00ebsie ndaj vendit am\u00eb, ku ka shum\u00eb t\u00eb rinj\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mund t\u00eb ekspozohen dhe t\u00eb zbulojn\u00eb vler\u00ebsimin e tyre ndaj kultur\u00ebs shqiptare nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre organizatave.<\/span><\/p>\n<h4><b>Ekonomia<\/b><\/h4>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sa i p\u00ebrket ndikimit ekonomik t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit, znj. Muhaj theksoi se ekziston humbje e dyfisht\u00eb. Humbja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo t\u00eb cil\u00ebn ve\u00e7se e njohim: brain-drain apo ikja e trurit. Humbja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb tek ata t\u00eb rinj\u00eb\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb larguar dhe jan\u00eb duke studiuar apo k\u00ebrkuar pun\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, dhe ata jo vet\u00ebm se nuk d\u00ebrgojn\u00eb remitanca, mir\u00ebpo iu nevojitet ndihm\u00eb financiare nga vet\u00eb familja n\u00eb vendin am\u00eb. P\u00ebr shkak se k\u00ebta t\u00eb rinj\u00eb\u00a0 jan\u00eb rritur n\u00eb vendin am\u00eb dhe pastaj ata ikin, duke e kombinuar k\u00ebt\u00eb me munges\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb dhe lidhjes emocionale, kjo rezulton n\u00eb humbje t\u00eb investimit p\u00ebr vendin am\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Znj. Muhaj poashtu theksoi nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb tejet interesante nga aspekti ekonomik: \u201cproductivity knowhow\u201d, apo aft\u00ebsit\u00eb dhe njohurit\u00eb q\u00eb i duhen nj\u00eb ekonomie p\u00ebr tu zhvilluar. Zhvillimi i productivity knowhow mund t\u00eb ndodh n\u00eb dy forma: nd\u00ebrmjet investimeve t\u00eb jashtme t\u00eb natyr\u00ebs \u201cefficiency-seeking\u201d, apo n\u00eb rastet kur profesionist\u00eb nga jasht\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb dhe sjellin njohuri, inovacion, e kreativitet me vete.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo forma e dyt\u00eb ku ka potencial t\u00eb angazhimit t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve nga diaspora me vendin am\u00eb. Sipas znj. Muhaj, t\u00eb rinjt\u00eb nuk duhet t\u00eb perceptohen si aset i humbur, mir\u00ebpo si \u201crezervuar i trurit\u201d q\u00eb vazhdon t\u00eb pasurohet, dhe domosdoshm\u00ebrisht nevojiten mekanizma e incentiva p\u00ebr t\u2019i angazhuar ata p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin am\u00eb. Zt. Tahiri, me eksperienc\u00ebn e tij n\u00eb angazhimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar rinor, pajtohet me vler\u00ebsimin si \u201crezervuar i trurit\u201d, pasi p\u00ebrmend se k\u00ebta t\u00eb rinj mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00ebm ofrues t\u00eb remitancave apo promovues t\u00eb aspekteve natyrore t\u00eb vendit am\u00eb; ata mund t\u00eb jen\u00eb faktor q\u00eb luajn\u00eb rol n\u00eb politikat dhe vendimmarrjet e vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrsa Zt. Dida p\u00ebrmendi se, p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e diaspor\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ata ver\u00ebn e shfryt\u00ebzojn\u00eb n\u00eb vendet am\u00eb me familje, moshatar\u00ebt e tyre angazhohen n\u00eb programe jasht\u00ebshkollore e kampe verore t\u00eb ndryshme, dhe si rezultat t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb mbesin mbrapa n\u00eb zhvillimin e tyre. Ai p\u00ebrmend se nj\u00eb prej m\u00ebnyrave p\u00ebr nxitje t\u00eb angazhimit mund t\u00eb jet\u00eb ofrimi i k\u00ebtyre mund\u00ebsive profesionale p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb vendet am\u00eb, ku nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe kontribuojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e vendit si rezultat i pun\u00ebs s\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<h4><b>Individi dhe Familja<\/b><\/h4>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pa marr\u00eb parasysh nismat e akter\u00ebve tjer\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb fillon nga vetvetja dhe hapat e par\u00eb i marrim nga familja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke u nisur fillimisht nga identiteti, znj. Popa, e cila ka kaluar gjysm\u00ebn e jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri e gjysm\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb dhe vet\u00eb \u00ebsht\u00eb sfiduar me \u201cidentitetin e dyfisht\u00eb\u201d, thot\u00eb se pika e cila e b\u00ebri at\u00eb t\u00eb ndihej plot\u00ebsisht e rehatshme me veten ishte kur ajo e pranoi se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Shqiptare apo Amerikane, por Shqiptaro-Amerikane, dhe se i p\u00ebrket t\u00eb dyja k\u00ebtyre botave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrsa znj. Aliaj, p\u00ebr individ\u00ebt dhe familjet, sugjeron udh\u00ebtime t\u00eb llojit \u201cbirthright trips\u201d, pra vizita n\u00eb vendin am\u00eb p\u00ebr eksplorimin e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs. Ky udh\u00ebtim do i\u2019u ndihmonte t\u00eb rinj\u00ebve dhe familjeve t\u00eb reparojn\u00eb dhe forcojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e ndjesin\u00eb q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr vendin am\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E sa i p\u00ebrket familjes, zt. Tahiri tha se tek ata t\u00eb rinj\u00eb q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb diaspor\u00eb apo kan\u00eb migruar si t\u00eb vegj\u00ebl, rolin kryesor\u00eb e luan familja, pasi q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb ndikohen direkt nga vet\u00eb perspektiva e prind\u00ebrve t\u00eb tyre rreth vendit am\u00eb, perspektiv\u00eb e cila pastaj ndikon n\u00eb vullnetin e tyre p\u00ebr t\u2019u identifikuar me k\u00ebt\u00eb identitet dhe kultur\u00eb. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e familjes q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u2019i edukojn\u00eb rreth vendit am\u00eb dhe t\u2019i mbajn\u00eb t\u00eb lidhur me kultur\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Si fjal\u00eb e fundit, dua ta p\u00ebrmend se edhe pse kemi tendenc\u00eb t\u00eb ankohemi e t\u00eb listojm\u00eb problemet, panelist\u00ebt e k\u00ebtij diskutimi na shfaq\u00ebn potencialin e diaspor\u00ebs ton\u00eb t\u00eb re dhe na ofruan mund\u00ebsi konkrete p\u00ebr angazhim. I ftoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb po e lexoni k\u00ebt\u00eb artikull, q\u00eb t\u00eb kontaktoni organizatat, institucionet, e kompanit\u00eb q\u00eb punojn\u00eb me diaspor\u00eb, dhe ata individ\u00eb q\u00eb i njihni e jetojn\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, dhe ta ndani artikullin me ta e t\u00eb shikoni se si mund t\u00eb angazhoheni p\u00ebr rinin\u00eb ton\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb se faji i kujt \u00ebsht\u00eb pse gj\u00ebrat nuk po funksionojn\u00eb si duhet. Koha ka ardhur q\u00eb t\u00eb ndalojm\u00eb viktimizimin dhe t\u00eb marrim n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb e kemi p\u00ebr ndryshim &#8211; ne nuk mund t\u00eb kontrollojm\u00eb tjer\u00ebt, por mund t\u00eb kontrollojm\u00eb veprimet tona. N\u00ebse ne jemi e ardhmja, at\u00ebher\u00eb e ardhmja \u00ebsht\u00eb tani!<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><span style=\"color: #808080;\">&#8220;\u00c7lirim Sheremeti \u00ebsht\u00eb Themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i 4-H Kosova, nj\u00eb organizat\u00eb me fokus p\u00ebr zhvillimin e t\u00eb rinjve e cila \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e rrjetit global t\u00eb zhvillimit t\u00eb organizatave 4-H t\u00eb t\u00eb rinjve, q\u00eb shtrihet n\u00eb 70 vende me m\u00eb shum\u00eb se 7 milion an\u00ebtar\u00eb. Z. Sheremeti ka qen\u00eb i angazhuar n\u00eb zhvillimin e t\u00eb rinjve dhe arsimin joformal n\u00eb 7 vitet e fundit, pasi ka menaxhuar, mbik\u00ebqyrur dhe k\u00ebshilluar grante, projekte dhe nisma t\u00eb shumta n\u00eb 5 vitet e fundit. Ai ka mbajtur poste drejtuese n\u00eb organizata t\u00eb vler\u00ebsuara, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Presidenti i K\u00ebshillit Rinor t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA n\u00eb Kosov\u00eb, dhe riaktivizoi dhe menaxhoi Rotaract Club Prishtina n\u00eb 2018. Z. Sheremeti gjithashtu ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar t\u00eb rinjt\u00eb kosovar\u00eb n\u00eb ngjarje t\u00eb shumta nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Zvic\u00ebr, Hungari, Serbi, Finland\u00eb, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, dhe ka folur si fol\u00ebs kryesor n\u00eb drek\u00ebn e adoleshent\u00ebve Ohio 4-H n\u00eb Columbus, Ohio n\u00eb 2018 para 700 t\u00eb rinjve, drejtuesve t\u00eb komunitetit dhe profesionist\u00ebve t\u00eb zhvillimit t\u00eb t\u00eb rinjve. Kontributet e tij n\u00eb zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e t\u00eb rinjve jan\u00eb njohur n\u00eb nivel lokal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Z. Sheremeti angazhohet vazhdimisht si k\u00ebshilltar p\u00ebr menaxhmentin, udh\u00ebheqjen dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb sociale n\u00eb projekte afatshkurtra dhe me ndikim t\u00eb lart\u00eb.&#8221;<\/span><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb diskursin qytetar shqiptar, nj\u00eb nd\u00ebr pikat q\u00eb p\u00ebrmendet m\u00eb s\u00eb shpeshti \u00ebsht\u00eb potenciali i rinis\u00eb dhe angazhimi i tyre p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. P\u00ebrderisa ka miliona shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, e nj\u00eb num\u00ebr i madh i t\u00eb rinj\u00ebve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb dalin, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u00a0 t\u00eb shihet se si ai potencial mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11087,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-5574","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora-briefings"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5574"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5574\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11087"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}