{"id":9456,"date":"2024-12-03T11:40:08","date_gmt":"2024-12-03T10:40:08","guid":{"rendered":"https:\/\/germin.org\/?p=9456"},"modified":"2025-05-28T16:11:38","modified_gmt":"2025-05-28T16:11:38","slug":"organizimi-rinor-dhe-studentor-ne-diaspore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/germin.org\/sq\/organizimi-rinor-dhe-studentor-ne-diaspore\/","title":{"rendered":"Organizimi dhe Rrjet\u00ebzimi i t\u00eb Rinjve dhe Student\u00ebve n\u00eb Diaspor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Organizimi dhe rrjet\u00ebzimi i t\u00eb rinjve dhe student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet themeli i organizimit komunitar n\u00eb diaspor\u00eb dhe burim i aktivizmit p\u00ebr vendin e origjin\u00ebs. T\u00eb rinjt\u00eb dhe student\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrbreznore brenda diaspor\u00ebs dhe n\u00eb lidhjet me organizatat e institucionet n\u00eb atdhe. Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb potencial t\u00eb madh, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash strukturore, shoq\u00ebrore dhe politike e kufizojn\u00eb aktualisht organizimin e t\u00eb rinjve dhe student\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb. Mungesa e koordinimit dhe mb\u00ebshtetjes institucionale, problemet n\u00eb komunikim dhe barrierat e natyr\u00ebs \u201chap\u00ebsir\u00eb-koh\u00eb\u201d e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb bashk\u00ebpunimin mes t\u00eb rinjve dhe nd\u00ebrtimin e rrjeteve t\u00eb q\u00ebndrueshme. Kjo kufizon ndikimin q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb n\u00eb komunitet dhe lidhjen e tyre me vendin e origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Sfidat Aktuale<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb dhe student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash q\u00eb pengojn\u00eb organizimin e tyre t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe rrjet\u00ebzimin efektiv. Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb dukshme \u00ebsht\u00eb mungesa e strukturave t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb zonat ku nuk ka pasur tradit\u00eb t\u00eb organizimit komunitar. Megjith\u00ebse ekzistojn\u00eb lidhje nd\u00ebrpersonale dhe student\u00ebt shpesh mbajn\u00eb kontakte me nj\u00ebri-tjetrin, mungesa e nj\u00eb platforme apo entiteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e v\u00ebshtir\u00ebson koordinimin e aktiviteteve dhe projekteve. P\u00ebrpjekjet individuale shpesh mbeten t\u00eb fragmentuara dhe nuk arrijn\u00eb t\u00eb ken\u00eb ndikimin e d\u00ebshiruar n\u00eb komunitet apo n\u00eb lidhjet me atdheun. N\u00eb disa raste, edhe atje ku ekzistojn\u00eb shoqata apo organizata komunitare, struktura e tyre \u00ebsht\u00eb shpesh e dob\u00ebt dhe mungesa e mb\u00ebshtetjes institucionale dhe financiare e p\u00ebrkeq\u00ebson situat\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb disa vende, si Zvicra, p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetjen e komuniteteve studentore. Por n\u00eb vende t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb raportuar se p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb e diaspor\u00ebs shpesh nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb aktivitete publike, duke i l\u00ebn\u00eb organizatat pa nj\u00eb partner institucional t\u00eb besuesh\u00ebm. Mungesa e mb\u00ebshtetjes financiare nga sip\u00ebrmarr\u00ebsit dhe individ\u00ebt shqiptar\u00eb, si dhe nga institucionet shtet\u00ebrore, ka krijuar boshll\u00ebqe t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb financimin e projekteve dhe aktiviteteve q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbenin komunitetit. Kjo situat\u00eb v\u00ebrehet edhe n\u00eb rastin e shkollave shqipe n\u00eb diaspor\u00eb, t\u00eb cilat shpesh funksionojn\u00eb me burime t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ndikimi i politik\u00ebs n\u00eb shoqatat dhe organizatat studentore jasht\u00eb vendit. P\u00ebrfshirja e partive politike nga Kosova dhe Shqip\u00ebria ka krijuar nj\u00eb ambient polarizues dhe t\u00eb fragmentuar, duke sjell\u00eb ndarje t\u00eb theksuara q\u00eb pengojn\u00eb zhvillimin e aktiviteteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Shoqata t\u00eb ndryshme jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb hap\u00ebsira mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr partit\u00eb politike, duke larguar t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb duan t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. Nj\u00eb shembull \u00ebsht\u00eb shoqata n\u00eb Gjenev\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs ishin t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me nj\u00eb parti politike. Kjo shoqat\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht i hoqi nga statuti termat \u201cjopolitike\u201d dhe \u201cjopartiake\u201d, por vazhdoi t\u00eb p\u00ebrdorte platformat sociale t\u00eb organizat\u00ebs p\u00ebr aktivitete politike edhe pas largimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve. Situata t\u00eb ngjashme jan\u00eb raportuar n\u00eb Lozan\u00eb dhe n\u00eb federat\u00ebn studentore shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr, ku ndarjet politike kan\u00eb penguar bashk\u00ebpunimin dhe kan\u00eb krijuar nj\u00eb ambient t\u00eb pasigurt p\u00ebr organizatat q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb pavarur dhe t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tjerash, ndarjet mes shqiptar\u00ebve nga rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb kombit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb. Shqiptar\u00ebt nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshev\u00ebs, Mali i Zi dhe \u00c7am\u00ebria shpesh ndihen t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Ky ndjenj\u00eb p\u00ebrjashtimi vjen nga mungesa e p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb aktivitete t\u00eb organizatave apo nga mungesa e mb\u00ebshtetjes institucionale q\u00eb i adreson ata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Kjo sfid\u00eb n\u00ebnvizon nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb qasje m\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebse nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do shqiptar, pavar\u00ebsisht prejardhjes rajonale, t\u00eb ndihet pjes\u00eb e nj\u00eb kombi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Krijimi i nj\u00eb Platforme t\u00eb Unifikuar<\/strong><\/p>\n<p>Roli i teknologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr diaspor\u00ebn. Nj\u00eb num\u00ebr i madh student\u00ebsh shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb orientuar drejt teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit (programim, inxhinieri, etj.), dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes komb\u00ebtar q\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrdoren si zgjidhje p\u00ebr sfidat tona. Teknologjia mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb kap\u00ebrcimin e barrierave gjeografike dhe kohore. P\u00ebrdorimi i platformave digjitale dhe aplikacioneve mobile mund t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb bashk\u00ebpunimin mes student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull i mir\u00eb i organizatave q\u00eb kan\u00eb krijuar platforma virtuale p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur student\u00ebt n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb \u201cNAYORA\u201d \u2013 Asambleja Komb\u00ebtare e Organizatave Rinore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Azerbajxhanit dhe Shoqata Bot\u00ebrore Rinore Lituaneze \u201cPasaulio\u201d. P\u00ebrmes k\u00ebtyre platformave, k\u00ebto organizata kan\u00eb nd\u00ebrtuar ura komunikimi dhe bashk\u00ebpunimi, duke ofruar burime edukative dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, pa marr\u00eb parasysh se ku ndodhen. K\u00ebto iniciativa kan\u00eb ndihmuar n\u00eb forcimin e lidhjeve mes student\u00ebve dhe kan\u00eb promovuar qasje t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb arsimore globale. Edhe organizatat shqiptare kan\u00eb p\u00ebrdorur platforma virtuale gjat\u00eb pandemis\u00eb p\u00ebr aktivitete komb\u00ebtare dhe kulturore, duke i bashkuar shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb ambient virtual. Megjithat\u00eb, teknologjia nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje e vetme. Mungesa e nj\u00eb platforme t\u00eb unifikuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb mbetet nj\u00eb penges\u00eb e madhe. Nj\u00eb aplikacion mobil i dedikuar p\u00ebr rrjet\u00ebzim dhe koordinim do t\u00eb ishte jasht\u00ebzakonisht i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bashkuar rinin\u00eb shqiptare n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Rekomandime<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfidat e organizimit t\u00eb t\u00eb rinjve dhe student\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb, k\u00ebtu jan\u00eb disa rekomandime konkrete q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb forcimin e rrjet\u00ebzimit, bashk\u00ebpunimit dhe ndikimit pozitiv t\u00eb t\u00eb rinjve dhe student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Krijimi i nj\u00eb Platforme t\u00eb Bashkuar p\u00ebr t\u00eb Rinj\u00ebt dhe Student\u00ebt Shqiptar\u00eb n\u00eb Diaspor\u00eb<\/strong>: Nj\u00eb nga sfidat kryesore t\u00eb identifikuara \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb strukture t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb bashkon p\u00ebrpjekjet e t\u00eb rinjve. Prandaj, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krijohet nj\u00eb platform\u00eb e unifikuar q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si forum p\u00ebr t\u00eb gjitha shoqatat e t\u00eb rinjve dhe student\u00ebve shqiptar\u00eb. Kjo platform\u00eb duhet t\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li style=\"list-style-type: none;\">\n<ul>\n<li>Lejoj\u00eb ndarjen e p\u00ebrvojave dhe burimeve.<\/li>\n<li>Krijoj\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb forcojn\u00eb lidhjet akademike, sociale dhe kulturore.<\/li>\n<li>Siguroj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt t\u00eb takohen, edhe gjat\u00eb udh\u00ebtimeve n\u00eb nj\u00eb qytet.<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Zhvillimi i nj\u00eb Aplikacioni Mobil dhe Platforme Digjitale p\u00ebr Rrjet\u00ebzimin e t\u00eb Rinjve Shqiptar\u00eb n\u00eb Diaspor\u00eb<\/strong>: P\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer barrierat gjeografike dhe kohore, nj\u00eb aplikacion mobil mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si zgjidhje efektive p\u00ebr t\u00eb bashkuar t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ky aplikacion duhet t\u00eb ofroj\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li style=\"list-style-type: none;\">\n<ul>\n<li>Regjistrim t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr student\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/li>\n<li>Hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ngjarje virtuale, diskutime tematike dhe ndarje p\u00ebrvojash.<\/li>\n<li>Mund\u00ebsi p\u00ebr rrjet\u00ebzim profesional, akademik dhe shoq\u00ebror.<\/li>\n<li>Mundesi q\u00eb lejojn\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ndarjen e burimeve dhe nd\u00ebrtimin e lidhjeve t\u00eb forta me vendet e origjin\u00ebs.<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ruajtja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Organizimeve nga Ndikimi Politik<\/strong>: Nj\u00eb nga problemet kryesore t\u00eb identifikuara \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrja e partive politike, e cila ka \u00e7uar n\u00eb polarizimin e shoqatave dhe dob\u00ebsimin e bashk\u00ebpunimit mes t\u00eb rinjve. P\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb, rekomandohet q\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li style=\"list-style-type: none;\">\n<ul>\n<li>Statutet e organizatave studentore duhet t\u00eb theksojn\u00eb qart\u00eb neutralitetin politik dhe t\u00eb ndalojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen politike.<\/li>\n<li>Duhet krijuar mekanizma mbik\u00ebqyrjeje nga organizatat am\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar pavar\u00ebsin\u00eb e shoqatave dhe organizatave t\u00eb reja.<\/li>\n<li>Institucionet shtet\u00ebrore dhe diplomatike duhet t\u00eb ofrojn\u00eb mb\u00ebshtetje, duke ruajtur nj\u00eb q\u00ebndrim neutral politik ndaj k\u00ebtyre organizatave.<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Rritja e P\u00ebrfshirjes s\u00eb Shqiptar\u00ebve nga t\u00eb gjitha Rajonet (Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshev\u00ebs, Mali i Zi dhe \u00c7am\u00ebria)<\/strong>: P\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me ndarjet dhe ndjenjat e p\u00ebrjashtimit mes shqiptar\u00ebve nga rajone t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb organizatat t\u00eb jen\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Kjo mund t\u00eb arrihet duke:<\/p>\n<ul>\n<li>Krijuar rregulla t\u00eb brendshme q\u00eb promovojn\u00eb diversitetin dhe p\u00ebrfshirjen.<\/li>\n<li>Siguruar mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa marr\u00eb parasysh prejardhjen rajonale.<\/li>\n<li>Nisur iniciativa t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr t\u00eb inkurajuar pjes\u00ebmarrjen e shqiptar\u00ebve nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe \u00c7am\u00ebria n\u00eb aktivitete komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nxitja e Lidhjeve Akademike p\u00ebrmes Program\u00ebve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb si Erasmus+<\/strong>: Programet nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Erasmus+ mund t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb forcimin e lidhjeve mes student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb dhe institucioneve n\u00eb vendet e origjin\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb:<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova duhet t\u00eb intensifikojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb shum\u00eb student\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebto programe.<\/p>\n<ul>\n<li style=\"list-style-type: none;\">\n<ul>\n<li style=\"list-style-type: none;\">\n<ul>\n<li>Shoqatat e student\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb partneritete me universitetet lokale p\u00ebr t\u00eb promovuar mund\u00ebsit\u00eb e shk\u00ebmbimeve akademike.<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Hartimi i nj\u00eb Manuali p\u00ebr Organizatat e Reja<\/strong>: Themelimi i organizatave t\u00eb reja shpesh p\u00ebrballet me sfida t\u00eb shumta. P\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb proces, mund t\u00eb krijohet nj\u00eb manual ose udh\u00ebzues q\u00eb p\u00ebrmban:<\/p>\n<ul>\n<li style=\"list-style-type: none;\">\n<ul>\n<li>Rekomandime p\u00ebr strukturimin dhe menaxhimin e shoqatave.<\/li>\n<li>Udh\u00ebzime p\u00ebr aksesimin e mb\u00ebshtetjes financiare dhe burimeve.<\/li>\n<li>Propozime p\u00ebr m\u00ebnyra bashk\u00ebpunimi midis shoqatave ekzistuese dhe atyre t\u00eb reja.<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Rritja e Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb Rinj\u00ebt n\u00eb Diaspor\u00eb<\/strong>: P\u00ebr t\u00eb shmangur ndarjet dhe ndjenj\u00ebn e \u201cmargjinalizimit,\u201d \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb \u00e7do organizat\u00eb, institucion dhe individ t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare. Aktivitetet dhe projektet duhet t\u00eb theksojn\u00eb vlerat dhe traditat e p\u00ebrbashk\u00ebta, duke nxitur nj\u00eb unitet m\u00eb t\u00eb madh mes shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebto rekomandime ofrojn\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar sfidat dhe p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar potencialin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb. P\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit, organizimit dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb q\u00ebndrueshme, k\u00ebto iniciativa mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb fuqish\u00ebm dhe afatgjat\u00eb n\u00eb zhvillimin e komunitetit shqiptar brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Bashkautor\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Gashi, P\u00ebrfaq\u00ebsues i Shoqat\u00ebs \u201cShoq\u00ebria e Re\u201d, Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Andi Zhaveli, Kryetar i Organizat\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cVlera,\u201d Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p>Ky artikull u be me mb\u00ebshtetjen e projektit rajonal \u201cSMART Balkans \u2013 Shoq\u00ebri Civile p\u00ebr Vlera t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor,\u201d i zbatuar nga Qendra p\u00ebr Promovimin e Shoq\u00ebris\u00eb Civile (CPCD) n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim (IDM) dhe Qendr\u00ebn p\u00ebr K\u00ebrkim dhe Politik\u00ebb\u00ebrje (CRPM), dhe financuar nga Ministria Norvegjeze e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme (NMFA). P\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e autor\u00ebve dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht q\u00ebndrimet e Ministris\u00eb Norvegjeze t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme (NMFA).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>The organization and networking of Albanian youth and students in the diaspora has been and remains the foundation of community organization in the diaspora and the source of activism for the country of origin. Young people and students in the diaspora play an important role in intergenerational relations within the diaspora and in links with [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11069,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[28,44,45],"tags":[],"class_list":["post-9456","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora-briefings","category-latest","category-youth-education"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9456\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/germin.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}