October 8, 2020

2 Praktikant/e

By Germin-449 Views-No Comment

OJQ: GERMIN

Pozita: 2 Praktikant/e

Data e fundit e aplikimit: 12 Tetor 2020

Data e preferuar e fillimit të angazhimit: 19 Tetor 2020

Lokacioni: Prishtina, Kosova

GERMIN është një organizatë jo-qeveritare, vlerat dhe idealet e së cilës janë të bazuara në besimin që diaspora shqiptare duhet të luajë një rol proaktiv dhe të gjerë në zhvillimin pozitiv të shteteve të Ballkanit ku shqiptarët jetojnë. 

Organizata GERMIN hap konkurs për dy praktikant/e (pa pagesë) me gjysëm orari, të cilët do të mund angazhohen në zyrat e GERMIN, për ndihmë në detyrat e përditshme të kësaj organizate.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të praktikantit/es do të jenë:  

  • Përpilimi i përmbajtjes së artikujve sipas kërkesës 
  • Përkthimi i përmbajtjes së artikujve dhe materialeve të GERMIN nga Gjuha Shqipe në gjuhën Angleze dhe anasjelltas 
  • Përditësimi i listës së kontakteve në databazën e GERMIN
  • Ndihma në rritjen e mbulueshmërisë në rrjetet sociale ku GERMIN është prezent
  • Kontribon ne aktivitete te ndryshme te projektit
  • Detyra të tjera të deleguara sipas nevojës nga mbikëqyrësit

Kriteret që praktikantët duhet t’i plotësojnë:

  • Të ketë të përfunduar ose ende student/e të fushës së gazetarisë dhe komunikimit, media sociale, shkencave sociale dhe të ngjajshme
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Shqipe janë të domosdoshme
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në përmbajtje të afateve të caktuara
  • Mosha 18-25 vjec
  • Të jetë i/e gatshëm të angazhohet 10-16 orë në javë

Për këto detyra dhe përgjegjësi, praktikanti/ja do të ju raportojë Zyrtarëve të Projekteve ose Bashkë-Drejtorëve Ekzekutiv të GERMIN.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese në gjuhën shqipe, jo më të gjatë se 200 fjalë – në email adresën: [email protected] deri të dielën më 12.10.2020. Vajzat dhe djemtë në mënyrë të barabartë inkurajohen që të aplikojnë për këtë pozitë. Kur të dorëzoni emailin, ju lutemi që tek pjesa e titullit (Subject) të shënoni “Aplikim për praktikë”

Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistim.

Leave a Comment