January 11, 2019

Analizë e Politikave për Përfaqësimin e Diasporës në Politikëbërje

By Germin-83 Views-No Comment

PËRFAQËSIMI I DIASPORËS NË INSTITUCIONE 

 

Autor: Lirim Krasniqi

Krijimi i lidhjeve në mes të pjesëtarëve të diasporës dhe institucioneve të vendit/shtetit të origjinës është proces që kërkon angazhim dhe përkushtim të veçantë. Mënyra e qasjes ndaj një procesi të tillë është përcaktuese e nivelit të angazhimit dhe përfshirjes së diasporës në institucionet e shtetit dhe proceset tjera shoqërore të vendit të prejardhjes. Kosova, më shumë se shtetet e rajonit, ka gëzuar angazhimin dhe vëmendjen diasporës, edhe në mungesë të politikave madje edhe në mungesë të institucioneve përkatëse. Përparësia krahasuese e Kosovës në këtë drejtim, në raport me vendet tjera, janë lidhjet akoma shumë të forta të pjesëtarëve të diasporës me atdheun e tyre. Por, pavarësisht kësaj, Republika e Kosovës akoma nuk ka arritur që lidhjet dhe angazhimin e deritanishëm më shumë vullnetar dhe individual të pjesëtarëve të diasporës, ta shndërrojë në ndërmarrje të organizuar duke njohur dhe institucionalizuar kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre në funksion të zhvillimit të vendit. Kjo analizë do të trajtojë angazhimin e diasporës përmes përfaqësimit në institucionet shtetërore.

Për të lexuar analizën e plotë, klikoni KËTU.