Analizë e Politikave për Sigurimin Kufitar për Mërgimtarët
Date: 11/01/2019
0 Views
KARTONI I GJELBËR
Autore: Nida Krasniqi
Si mungesë e anëtarësisë së Kosovës në Organizatën e Kartonit të Gjelbër, çdo automjet i huaj që hyn në Kosovë detyrohet të paguajë sigurim kufitar (në hyrje të pikave kufitare) për sigurimin nga autopërgjegjësia. E njëjta aplikohet edhe për veturat me regjistrim të Kosovës të cilat udhëtojnë jashtë vendit. Rrjedhimisht, edhe anëtarët e diasporës kosovare kalojnë nëpër të njëjtin proces. Pagesa e sigurimeve është diçka normale dhe shumë herë e mirëpritur nga vozitësit e automjeteve, mirëpo, një gjë e tillë bëhet problematike kur kostot e sigurimit janë tejet të larta, procedurat e gjata, dhe shërbimet/kompensimet e marra joadekuate. Kjo analizë e shkurtër e politikave ka për qëllim të shtjellojë disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen mërgimtarët kosovarë në lidhje me sigurimin kufitar për automjete.
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Analiza e Politikave
Policat e Sigurimit Kufitar për Diasporën e Kosovës: Cilat janë vëzhgimet dhe rekomandimet e diasporës?
Germin publikon analizën e shkurtë mbi policat e sigurimit kufitar për diasporën e Kosovës, duke paraqitur vëzhgimet dhe rekomandimet e diasporës për hapat e ndërmarrë deri tani dhe masat që duhen marrë për të adresuar sfidat. Analiza trajton ndikimin financiar dhe procedural të mungesës së anëtarësimit të Kosovës në Sistemin e Kartonit të Gjelbër, përpjekjet për të lehtësuar kostot për diasporën, dhe thekson nevojën për digjitalizim, njohje reciproke të sigurimeve me shtetet kryesore ku jeton diaspora, dhe përmirësimin e informimit e ndërgjegjësimit. Përmes zbatimit të këtyre masave, synohet mbështetje më e mirë për diasporën dhe adresimi i sfidave aktuale.
Për të lexuar dhe shkarkuar analizën e plotë kliko KETU.
Date: 15/01/2025
0 Views
Analiza e Politikave
Analiza e Nevojave dhe Identifikimi i Problemeve të Diasporës Kosovare
Raporti studimor bazohet në një rishikim të detajuar të hulumtimeve dhe analizave ekzistuese, të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), procesverbalet e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe intervistave me anëtarët e diasporës.
Sfidat dhe mundësitë
Investimet dhe potenciali ekonomik: Kontributet financiare të diasporës vijnë kryesisht përmes remitancave. Megjithatë, ka nevojë për informacion dhe udhëzim më të mirë, stabilitet politik dhe ligjor dhe sundim të ligjit për të inkurajuar investime më të rëndësishme.
Arsimi dhe ruajtja e kulturës: Raporti thekson mungesën e arsimit plotësues të institucionalizuar në gjuhën shqipe dhe nevojën që qendrat kulturore të ruajnë lidhjen e diasporës me trashëgiminë e tyre.
E drejta e votës: Sigurimi i të drejtës së votës së diasporës mbetet një sfidë për shkak të barrierave ligjore dhe administrative.
Analiza krahasuese: Studimi krahason strategjitë e angazhimit të diasporës së Kosovës me modele të suksesshme nga Moldavia, Kroacia dhe Izraeli.
Rekomandimet
Raporti ofron një sërë rekomandimesh specifike për MPJD-në dhe KKPJD-në për të rritur angazhimin e diasporës ku ndër më të rëndësishmet janë:
Reforma të Politikave: Krijimi dhe implementimi i politikave që adresojnë nevojat dhe interesat e diasporës, duke përfshirë lehtësimin e investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore.
Koordinim më i Mirë: Përmirësimi i koordinimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave të diasporës për të siguruar një qasje të përbashkët dhe efektive.
Krijimi i Kushteve të Favorshme për Investime: Sigurimi i stabilitetit politik dhe ligjor, si dhe ofrimi i informacionit dhe mbështetjes për investitorët potencialë nga diaspora.
Përmbledhje
Gjetjet e raportit nënvizojnë rëndësinë e një përpjekjeje të koordinuar ndërmjet diasporës dhe qeverisë për të shfrytëzuar potencialin e plotë të kontributeve të diasporës në zhvillimin afatgjatë të Kosovës. Për të arritur këtë, është thelbësore që qeveria të ndërmarrë hapa konkret dhe të vazhdojë dialogun dhe bashkëpunimin me diasporën.
Ky raport u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij raporti është përgjegjësi vetëm e GERMIN si zbatues i projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëvpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).
Analiza-e-nevojave-diaspora-Kosove-GerminDownload
Date: 28/06/2024
0 Views
Uncategorized @sq
Thirrje per Angazhimin e Profesionisteve nga Diaspora
Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora, (EDP) është një program i cili kërkon të sjellë ekspertë nga diaspora në vendlindjen e tyre me qëllimin për të kontribuar në zhvillimin e atdheut të tyre me ekspertizën dhe përvojat e tyre në vendet e zhvilluara. Baza e të dhënave e GERMIN përkon me më shumë se 30K profesionistë në të gjithë botën.
Prandaj, bazuar në këtë “pasuri të informacionit dhe bazës së të dhënave” GERMIN po zbaton programin EDP në Kosovë dhe Shqipëri. Programi sjellë profesionistë për një periudhë kohore duke filluar nga më së paku 3 javë me idenë për t'u bashkuar me organizatat/institucionet/bizneset në lidhje me nevojat e tyre profesionale.
Germin, është duke implementuar projektin “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” të mbështetur nga CARITAS-i Zviceran. Qëllimi i projektit është përdorimi i potencialit profesional të diasporës për zhvillim ekonomik të komunave të Kosovës. Njëra nga aktivitetet e planifikuara është edhe Angazhimi i profesionistëve të kualifikuar të diasporës për të ndarë njohuritë e tyre dhe transferimin e aftësive përmes angazhimit në institucione apo biznese të Kosovës si konsulent/ekspertë në fushën përkatëse.
Andaj përmes këtij pytësori synon të shoh interesin dhe të ofroj mundësinë e angazhimit të profesionistëve nga diaspora në në Kosovë.
Nëse jeni profesonistë/e në diasporë dhe dëshironi të angazhoheni për një periudhë afatshkurtë në vendlindjen tuaj, aplikoni duke plotësuar formularin e mëposhtëm!
Të gjitha të dhënat e ofruara do të përdoren vetëm për mundësinë e kontaktimit të juaj për mundësitë e ofruara, dhe asnjëherë nuk do të përdoren për tjera arsye.
Aplikimin mund ta bëni këtu: https://www.surveymonkey.com/r/VFBWNC6
Date: 24/07/2022
0 Views
Uncategorized @sq
ANALIZË: Votimi i Diasporës në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021 në Kosovë
GERMIN ka realizuar një analizë ku në detaje shpjegohen pengesat që kanë hasur pjesëtarët e diasporës gjatë Zgjedhjeve Lokale të mbajtura në fund të vitit të 2021-ës.
Problemet me regjistrimin, dërgimin dhe pranimin e zarfeve me fletëvotime nga jashtë si dhe mungesa e informimit dhe edukimit të duhur të votuesve, kanë përcjellë pothuajse çdo cikël zgjedhor, përfshirë edhe atë të Zgjedhjeve Lokale, raundi i parë i të cilave u mbajt me 17 tetor 2021 ndërsa raundi i dytë me 14 nëntor 2021.
Kjo analizë paraqet një përmbledhje të këtij procesi, përfshirë pengesat gjatë procesit të votimit nga jashtë dhe ofron një pasqyrë të detajuar të të gjitha operacioneve zgjedhore në kuadër të tij. Analiza paraqet të dhënat dhe rezultatet e votimit nga jashtë gjatë zgjedhjeve të fundit për zgjedhjet lokale të vitit 2021, duke përfshirë kështu rundin e parë dhe të dytë (balotazhit).
Për analizën më të detajuar ju mund të klikoni në këtë link: https://germin.org/wp-content/uploads/2022/02/report-copy-2.pdf