Uncategorized @sq
ANALIZË: Votimi i Diasporës në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021 në Kosovë
Date: 03/02/2022
0 Views

GERMIN ka realizuar një analizë ku në detaje shpjegohen pengesat që  kanë hasur pjesëtarët e diasporës gjatë Zgjedhjeve Lokale të mbajtura në fund të vitit të 2021-ës.

Problemet me regjistrimin, dërgimin dhe pranimin e zarfeve me fletëvotime nga jashtë si dhe mungesa e informimit dhe edukimit të duhur të votuesve, kanë përcjellë pothuajse çdo cikël zgjedhor, përfshirë edhe atë të Zgjedhjeve Lokale, raundi i parë i të cilave u mbajt me 17 tetor 2021 ndërsa raundi i dytë me 14 nëntor 2021.

Kjo analizë paraqet një përmbledhje të këtij procesi, përfshirë pengesat gjatë procesit të votimit nga jashtë dhe ofron një pasqyrë të detajuar të të gjitha operacioneve zgjedhore në kuadër të tij. Analiza paraqet të dhënat dhe rezultatet e votimit nga jashtë gjatë zgjedhjeve të fundit për zgjedhjet lokale  të vitit 2021, duke përfshirë kështu rundin e parë dhe të dytë (balotazhit).

Për analizën më të detajuar ju mund të  klikoni në këtë link: https://germin.org/wp-content/uploads/2022/02/report-copy-2.pdf

 

Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Uncategorized @sq
Thirrje per Angazhimin e Profesionisteve nga Diaspora
Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora, (EDP) është një program i cili kërkon të sjellë ekspertë nga diaspora në vendlindjen e tyre me qëllimin për të kontribuar në zhvillimin e atdheut të tyre me ekspertizën dhe përvojat e tyre në vendet e zhvilluara. Baza e të dhënave e GERMIN përkon me më shumë se 30K profesionistë në të gjithë botën. Prandaj, bazuar në këtë “pasuri të informacionit dhe bazës së të dhënave” GERMIN po zbaton programin EDP në Kosovë dhe Shqipëri. Programi sjellë profesionistë për një periudhë kohore duke filluar nga më së paku 3 javë me idenë për t'u bashkuar me organizatat/institucionet/bizneset në lidhje me nevojat e tyre profesionale. Germin, është duke implementuar projektin “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” të mbështetur nga CARITAS-i Zviceran. Qëllimi i projektit është përdorimi i potencialit profesional të diasporës për zhvillim ekonomik të komunave të Kosovës. Njëra nga aktivitetet e planifikuara është edhe Angazhimi i profesionistëve të kualifikuar të diasporës për të ndarë njohuritë e tyre dhe transferimin e aftësive përmes angazhimit në institucione apo biznese të Kosovës si konsulent/ekspertë në fushën përkatëse. Andaj përmes këtij pytësori synon të shoh interesin dhe të ofroj mundësinë e angazhimit të profesionistëve nga diaspora në në Kosovë. Nëse jeni profesonistë/e në diasporë dhe dëshironi të angazhoheni për një periudhë afatshkurtë në vendlindjen tuaj, aplikoni duke plotësuar formularin e mëposhtëm! Të gjitha të dhënat e ofruara do të përdoren vetëm për mundësinë e kontaktimit të juaj për mundësitë e ofruara, dhe asnjëherë nuk do të përdoren për tjera arsye. Aplikimin mund ta bëni këtu: https://www.surveymonkey.com/r/VFBWNC6
Date: 24/07/2022
0 Views