News
Buletini Informativ | Newsletter 1 – 2022
Date: 17/03/2022
0 Views

GERMIN nis bashkëpunimin me Caritasin Zvicran në Kosovë në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

Në fillim të muajit mars 2022, GERMIN ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me Caritasin Zvicran në Kosovë për të implementuar projektin MARDI (Municipal Action for Reintegration and Diaspora). Nënshkrimi i kësaj kontrate ka për qëllim “Përdorimin e Njohurive dhe Kapitalit Financiar të Diasporës për të Ndikuar në Zhvillim Ekonomik të Komunave Kosovare” në kuadër të Projektit MARDI. Ky projekt do të implementohet në periudhë tre vjeçare në tërë Kosovën, përmes së cilit synohet ngritja e Kapaciteteve për Komuna dhe Përkrahjen e Nevojave të Migrantëve dhe Integrimin e tyre në vend. Lexo më shumë

Diaspora për Gratë Ndërmarrëse është një projekt që mbështetet nga “USAID Kosovo Compete Activity”. Përmes këtij projekti synojmë të krijojmë një lidhje mes grave ndërmarrëse në Kosovë si dhe profesionistëve dhe komuniteteve të biznesit të diasporës. Profesionistët nga diaspora do të shërbejnë si mentorë për bizneset e udhëhequra nga gratë në Kosovë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe aftësive të tyre biznesore dhe krijimin të mundësive për eksport. Gratë ndërmarrëse nga Kosova do të kenë mundësinë të qasen në tregje të huaja përmes rrejteve të diasporës. Mbi 50 biznese të grave tashmë kanë aplikuar që të bëhen pjesë e programit për mentorim për një periudhë shtatë mujore nga profesionistët/et e diasporës. Lexo më shumë

50 të rinj angazhohen në punë praktike në kompani/organizata të diasporës 

GERMIN, në kuadër të projektit “Avancimi i partneritetit me diasporën për fëmijët dhe të rinjtë në Koosvë” mbështetur nga UNICEF Kosovo Programme, është duke koordinuar programin e praktikës për 50 të rinj nga Kosova (nga 16 deri 24 vjeç) në kompani dhe organizata të diasporës. Deri tani më shumë se 30 praktikantë veçse kanë filluar punët e tyre. Lexo më shumë

Tryezë Virtuale: Roli i Remitancave në Ekonominë e Kosovës

GERMIN organizon tryezën virtuale me temë “Roli i Remitancave në Ekonominë e Kosovës. Folës kryesorë në këtë tryezë do të jenë do të jenë: z. Fehmi Mehmeti – Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, znj. Liza Gashi – Zv. Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Gresa Latifi – Studiuese postdoktorale në Universitetin Teknik të Mynihut, z. Lirim Krasniqi – Bashkë-drejtor në GERMIN. Ndërkohë z. Arbnor Mjeku – Menaxher i Projekteve në GERMIN do të prezantoj rezultatet nga hulumtimi me opinionet e diasporës rreth remitancave në KosovëTakimi organizohet me datë 22 mars, nga ora 18:00 (CET).

Regjistrohu për pjesëmarrje

Shqiptarët në diasporë kanë pak media apo hapësira të rezervuara (përtej atyre konvencionale) ku mund të flasin për historitë e tyre personale të jetës larg vendit të origjinës. Ndërkohë, narracioni nga perspektiva e vendit amë është shumë herë përgjithësues – ata zakonisht shihen vetëm si një numër i madh!

Ne duam ta ndryshojmë këtë, ndër tjerash – përmes platformës sonë të re të podcast-it të titulluar “Albanian Stories” apo Histori Shqiptare. GERMIN dhe Fondacioni Global Shqiptar lajmërojnë serinë e parë të podcast/vodcast-it që do të fokusohet në “Tregime Shqiptare” të anëtarëve tanë të diasporës.Për këtë, kemi hapur një formë aplikimi për ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme duke ndarë historitë e tyre me të tjerët. Ju mund të regjistroheni përmes butonit të mëposhtëm.

Ndaje historinë tënde –  Share your story!

Votimi nga Jashtë / Diaspora në Zgjedhjet Lokale në Kosovë

GERMIN ka publikuar në fillim të muajit Shkurt, analizën e procesit të votimit të diasporës në zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën gjatë muajit Tetor dhe Nëntor 2021 në Kosovë. Analiza ofron një pasqyrë të detajuar të të gjitha operacioneve zgjedhore dhe paraqet rezultatet e votimit nga jashtë gjatë raundit të parë dhe të dytë (balotazhit) të zgjedhjeve lokale. Lexo më shumë

Mundësi punësimi në Gjermani tek kompania kosovaro-gjermane “Entermedia”, cila operon në Prishtinë dhe Berlin. Entermedia është një kompani e marketingut e cila merret me video produksion. Entermedia është duke kërkuar nje kontabilist individual ose biznes që e njeh mirë sistemin e financave/taksave në Gjermani. Për më shumë informacion, kontaktoni në: [email protected] deri me 22 Mars, 2022.

GERMIN në Media

Gjatë kuartalit të parë të 2022, GERMIN u paraqit në mbi 20 platforma të ndryshme mediatike. Mëposhtë gjeni vegëzat e disa prej paraqitjeve/publikimeve tona.

  • GERMIN dhe UNICEF Kosova ofrojnë punë praktike me pagesë në kompanitë e diasporës ()
  • Tu punu, tu mësu: Arbnor Mjeku nga GERMIN mysafir në Kanal10 ()
  • GERMIN me raport për problemet e votimit të diasporës në zgjedhjet lokale: Koha.net ()
  • Projekti që synon të lidh gratë e biznesit në Kosovë me ato në diasporë: Blerinë Ukshini mysafire në emisionin mëngjesit në RTK (…)
  • Emigrimi i të rinjve: Prononcim i Lirim Krasniqi për ATV ()

 

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
The second edition of the OriginAL program is officially launched
On August 4th, the second edition of the OriginAL program was officially launched. Participants had the opportunity to see the program's insights, its inaugural edition, and its ambitious goals. This event opened with a surprise performance by Arbër Selmani, journalist and poet from Pristina. He moved the audience with a rendition of his poem called "Kur vdiq baba." The co-director of GERMIN, Lirim Krasniqi, spoke about the importance and impact that this program has had and expressed that he is proud to be part of an initiative of historical importance and thanked all the supporters of this project. Deputy Prime Minister and Minister of the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora, Donika Gërvalla-Schwarz, said that she is very proud of last year's result and of the group of the second edition of the OriginAL program. Acting President at RIT Kosovo (A.U.K), Michael Hess, talked about the important connection that the American University in Kosovo has with the diaspora. We also had supporters of the OriginAL program among us. Investor, entrepreneur, and philanthropist from the Diaspora in Bulgaria, Elvin Guri. He talked about how this program helps the youth of the diaspora to understand not only their roots but also their parents and their sacrifices. One of the main pillars of this program is the founder and Chairman of the Board of the Global Albanian Foundation (GAF), Mark Kosmo. Unable to come from Boston, USA, through a video message, he once again expressed his support and told the participants that he really looks forward to starting this journey. From Paris, we also had GERMIN's co-chair of the board, Anila Smørgrav, who greeted and thanked the participants, supporters, and partners of OriginAL. At the event, seven esteemed alumni of the OriginAL program graced the gathering. Among them, Diellza and Elsa Vejseli, who once participated and now volunteered for the second edition, took the stage to recount their enriching experiences, the enduring friendships forged, and offered valuable insights into the program's overarching objectives and impact.
Date: 24/12/2024
0 Views