Analiza e Politikave
Analizë e Projektligjit të Diasporës
Date: 05/11/2018
0 Views

Për vite me rradhë, Diaspora vazhdon të jetë kontribues kyç në ekonominë e Republikës së Kosovës, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Sipas burimeve të ndryshme, dëshmohet që afër gjysma e popullatës së Kosovës jeton jashtë territorit të shtetit amë, ​duke e bërë kështu diasporën me origjin​ë​ nga Kosova një numër të konsiderueshëm në Evropë dhe Amerik​ë.​

Shteti i ri i Kosov​ës konsiderohet si një​ nga ​shtet me Diasporën më të madhe në proporcion me numrin e përgjithshëm e qytetarëve brenda vendit. Bazuar në të dhënat nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, mbi 35% të të gjithë popullsisë kishte emigruar në Gjermani dhe më pas në Zvicër me rreth 23% si dhe në Itali mbi 7%.1

Mjetet financiare, përfshirë këtu edhe remitencat e mërgimtarëve, vazhdojnë të kenë ndikim shumëdimensional në shoqërinë tonë. Përveç përmirësimit të drejtpërdrejtë të mirëqenies në Kosovë, migrimi gjithashtu ka ndikim në zhvillimin njerëzor jo vetëm përmes dërgimit të remitancave, por edhe përmes shpenzimeve të diasporës kur ata vizitojnë Kosovën, investimeve, transferit të dijes etj. Në vitin 2017, Remitancat ishin baraz me 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), dhe sipas Bankës Qendrore të Kosovës paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, me vlerë prej 759.2 milionë euro.2

Megjithatë, remitancat paraqesin vetëm një pjesë e potencialit të Diasporës për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës. Mirëpo, shteti i Kosovës duhet të fillojë të analizojë dhe ofrojë ura tjera lidhëse pasiqë ekziston një nevojë që institucionet e Kosovës të përfshijnë në mënyrë aktive pjesëtarët e Diasporës në çështjet sociale e politike.

Në lidhje me këtë, Qeveria e Kosovës në vitin 2011 themeloi Ministrinë e Diasporës duke bërë disa përparime të nevojshme me qëllim të organizimit të diasporës në njohjen dhe rëndësinë e kontributit të tyre. Me hapjen e kësaj Ministrie, filluan të krijohen dhe zhvillohen programe të cilat synojnë të ofrojnë hapësirë për angazhimin e Diasporës në zhvillimin dhe demokratizimin e vendit. Kësisoji, në vitin 2012 Kuvendi i Republikës së Kosovës miraton bazën ligjore me të cilën obligon Kosovën që të ruajë dhe kultivojë identitetin kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës përmes Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën 04/L-0953.

Ky ligj ka definuar Qendrat Kulturore të Diasporës, Mësimin Plotësues në Diasporë dhe krijimin e lidhjeve ekonomike në mes të Diasporës dhe shtetit të tyre amë. Por, me ndryshimin e kompetencave të Ministrisë së Diasporës dhe avancimit të kornizës ligjore për Diasporën, këtë vit Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike(MDIS) ka inicuar Projektligjin për Diasporën, draft i cili parashikon obligimet dhe zotimet e Qeverisë së Kosovës ndaj këtij komuniteti. Është e rëndësishme të potencohet se MDIS edhe në vitin 2017, në koordinim me institucionet e linjës dhe bashkëpunim me shoqërinë civile kishin filluar përpilimin e Projektligjit për Diasporën4. Pas konsultimeve me publikun dhe ndryshimeve në ekzekutiv, projektligji ishte kthyer në pikën zero.

Prandaj, ky punim synon të vë në dukje sfidat e Qeverisë së Kosovës rreth draft-ligjit aktual dhe jepë rekomandime konkrete për përmirësimin e Projektligjit të propozuar për Diasporën.

Për të lexuar rekomandimet e plota nga ana e Germin, ju lutem klikoni KËTU

 

Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Analiza e Politikave
Analiza e Nevojave dhe Identifikimi i Problemeve të Diasporës Kosovare
Raporti studimor bazohet në një rishikim të detajuar të hulumtimeve dhe analizave ekzistuese, të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), procesverbalet e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe intervistave me anëtarët e diasporës. Sfidat dhe mundësitë Investimet dhe potenciali ekonomik: Kontributet financiare të diasporës vijnë kryesisht përmes remitancave. Megjithatë, ka nevojë për informacion dhe udhëzim më të mirë, stabilitet politik dhe ligjor dhe sundim të ligjit për të inkurajuar investime më të rëndësishme. Arsimi dhe ruajtja e kulturës: Raporti thekson mungesën e arsimit plotësues të institucionalizuar në gjuhën shqipe dhe nevojën që qendrat kulturore të ruajnë lidhjen e diasporës me trashëgiminë e tyre. E drejta e votës: Sigurimi i të drejtës së votës së diasporës mbetet një sfidë për shkak të barrierave ligjore dhe administrative. Analiza krahasuese: Studimi krahason strategjitë e angazhimit të diasporës së Kosovës me modele të suksesshme nga Moldavia, Kroacia dhe Izraeli. Rekomandimet Raporti ofron një sërë rekomandimesh specifike për MPJD-në dhe KKPJD-në për të rritur angazhimin e diasporës ku ndër më të rëndësishmet janë: Reforma të Politikave: Krijimi dhe implementimi i politikave që adresojnë nevojat dhe interesat e diasporës, duke përfshirë lehtësimin e investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore. Koordinim më i Mirë: Përmirësimi i koordinimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave të diasporës për të siguruar një qasje të përbashkët dhe efektive. Krijimi i Kushteve të Favorshme për Investime: Sigurimi i stabilitetit politik dhe ligjor, si dhe ofrimi i informacionit dhe mbështetjes për investitorët potencialë nga diaspora. Përmbledhje Gjetjet e raportit nënvizojnë rëndësinë e një përpjekjeje të koordinuar ndërmjet diasporës dhe qeverisë për të shfrytëzuar potencialin e plotë të kontributeve të diasporës në zhvillimin afatgjatë të Kosovës. Për të arritur këtë, është thelbësore që qeveria të ndërmarrë hapa konkret dhe të vazhdojë dialogun dhe bashkëpunimin me diasporën. Ky raport u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij raporti është përgjegjësi vetëm e GERMIN si zbatues i projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëvpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Analiza-e-nevojave-diaspora-Kosove-GerminDownload
Date: 28/06/2024
0 Views