fbpx
Februar 3, 2022

ANALIZË: Votimi i Diasporës në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021 në Kosovë

By Germin-19661 Views-No Comment

GERMIN ka realizuar një analizë ku në detaje shpjegohen pengesat që  kanë hasur pjesëtarët e diasporës gjatë Zgjedhjeve Lokale të mbajtura në fund të vitit të 2021-ës.

Problemet me regjistrimin, dërgimin dhe pranimin e zarfeve me fletëvotime nga jashtë si dhe mungesa e informimit dhe edukimit të duhur të votuesve, kanë përcjellë pothuajse çdo cikël zgjedhor, përfshirë edhe atë të Zgjedhjeve Lokale, raundi i parë i të cilave u mbajt me 17 tetor 2021 ndërsa raundi i dytë me 14 nëntor 2021.

Kjo analizë paraqet një përmbledhje të këtij procesi, përfshirë pengesat gjatë procesit të votimit nga jashtë dhe ofron një pasqyrë të detajuar të të gjitha operacioneve zgjedhore në kuadër të tij. Analiza paraqet të dhënat dhe rezultatet e votimit nga jashtë gjatë zgjedhjeve të fundit për zgjedhjet lokale  të vitit 2021, duke përfshirë kështu rundin e parë dhe të dytë (balotazhit).

Për analizën më të detajuar ju mund të  klikoni në këtë link: https://germin.org/wp-content/uploads/2022/02/report-copy-2.pdf