fbpx
September 29, 2022

Company Profile: CANDEO – Promoting Kosovar businesses

By Germin-2201 Views-No Comment

Për një pamje sa më unike të hapësirës suaj të brendshme, përzgjedhja adekuate e dyerve ka rëndësinë e vet. 

CANDEO ofron një nivel të lartë eksperience dhe përkushtimnë krijimin e dizajneve luksoze të dyerve prej druri. Të gjitha dyert në Candeo janë projektuar dhe punuar me makinat e teknologjisë së fundit për të siguruar një produkt të pastër dhe unik që e ndihmon atë të dallohet nga dyert tjera. 

Linja prodhuese në Candeo përfshin makineritë moderne të teknologjisë së lartë, të cilat i sigurojnë klientit cilësinë dhe shpejtësinë e kërkuar, si me dyer ashtu edhe me mobilje. 

Candeo është pasardhës i brendit të njohur “Woodworks” të cilët operojnë në treg qysh nga viti 2002 dhe kanë një nivel të lartë eksperience e përkushtimi kur vjen puna tek prodhimi i dyerve. Dyert në Candeo janë të punuara nga druri më cilësor dhe janë të disponueshme në një shumëllojshmëri ngjyrash. Ndër materialet që përdoren në ndërtimin e derës është shtresa e furnirit e cila është rezistente ndaj gërvishtjeve dhe gërryerjes, si dhe ndaj dritës, detergjentëve dhe temperaturës deri në 80°C. 

Ju mund të zgjedhni edhe mënyrën e hapjes së derës në bazë të preferencës suaj. Candeo ofron disa mënyra të hapjes së derës: një-krahëshe, dy-krahëshe dhe rrëshqitëse. 

Mbi të gjitha, dyert në Candeo janë projektuar që të kenë jetëgjatësi. 

Ambienti juaj i brendshëm është po aq unik sa ju. Prandaj, ngjyrat, rregullimi dhe versioni final varen tërësisht nga ju; me Candeo, ju keni mundësi të pakufishme për të zgjedhur dyert perfekte sipas dëshirës tuaj. Kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë dyerve veçantinë tuaj. 

Për dyer të thjeshta, por moderne dhe elegante, Candeo është zgjedhja e duhur.

 

*Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë -MARDI” që zbatohet nga  Caritas Switzerland in Kosovo në partneritet me GERMIN.