fbpx
Juni 24, 2019

Germin mori pjesë në diskutimin publik për Projektligjin për Diasporën

By Germin-16461 Views-No Comment

Në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike është mbajtur më 18 qershor 2019 dëgjimin publik për Projektligjin për Diasporën. Përfaqësues të GERMIN, të cilët vazhdimisht kanë përcjellur ecurinë e këtij projektligji, ishin prezent në këtë tryezë.

Gjatë diskutimit të zhvilluar në mes të deputetëve, përfaqësues të Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe shoqërisë, GERMIN ka paraqitur kërkesat dhe shqetësimet e mëposhtme:

1. Garantimin e plotë të mësimit plotësues në Diasporës;
2. Përfaqësimin dhe angazhimin e diasporës në politikëbërje përmes krijimit të Këshillit Kombëtarë të Diasporës, apo edhe formave të tjera;
3. Ri-shikim i formatit për krijimin e Qendrave Kulturore në Diasporë, duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve të tjera;
4. Inkuadrimi i nenit për sigurimet shoqërore përshkak të rëndësisë dhe nevojës. Poashtu, edhe një pikë e cili i obligon Ministritë përgjegjëse, që lidhjet e marrëveshjeve bilaterale të hulumtohen edhe në aspektin e pasojave të mundshme ekonomike dhe atij të të drejtave qytetare të shtetasve të Kosovës në vendin përkatës;
5. Ruajtja e interesave të Mërgatës në rastin e lidhjes së marrëveshjeve bilaterale mes Kosovës dhe shteteve tjera në aspektin e rikthimit të tyre;
6. Neni për të drejtat Qytetare si votimi jashtë vendit të inkuadrohet në këtë projektligj.

Germin poashtu ka kaluar edhe një analizë të projektligjit, si dhe komente tek Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike si dhe tek deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kurse, më 24 qershor ka adresuar komentet finale të draftit aktual.

Projektligjin e gjeni këtu: http://bit.ly/2ISRCyJ. 

*Fotografitë nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike*