fbpx
August 18, 2020

Mali i Zi: Ndihmo Familjet në Nevojë në Ulqin, Krajë,Tuz dhe Plavë e Guci

By Germin-28961 Views-No Comment

Fushata: ‘Ndihmo Familjet në Nevojë në Ulqin, Krajë,Tuz dhe Plavë e Guci’ u organizua për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë urgjente për furnizime ushqimore dhe higjienike në Ulqin, Krajë,Tuz, Plavë e Guci, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.  Fushata pati për bazë këto qëllime:

  • Ngritjen e fondeve nga Diaspora dhe vendi për të blerë furnizimet e nevojshme; 
  • Shpërndarjen e pakove esenciale ushqimore dhe higjienike te familjet në nevojë;

300 familje në Ulqin, Krajë, Tuz dhe Plavë e Guci u identifikuan me nevojë urgjente për furnizime me ushqime për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar në këtë periudhë të pandemisë globale COVID-19. Me këtë rast, Fondacionin Global Shqiptar dhe mbështetjen e organizatës GERMIN dhe Komunës së Ulqinit, lansuan fushatën për ngritje të fondeve për t’i siguruar pakot ushqimore esenciale per muajin e ardhshëm, për këto familje në nevojë. 

REZULTATI E FUSHATËS

Fushata ngriti fonde online përmes platformes Facebook. Fushata konsiderohet e suksesshme, me këto rezultate: 

Fushata u organizua në bashkpunim me Fondacionin Global Shqiptar, Komunën e Ulqinit dhe Zaim Hajdarin. Për informata shtesë, kontaktoni: [email protected], ose përmes telefonit në +383 (0) 49 542 525.

PAMJE NGA FUSHATA