PLANI I VEPRIMIT PËR FILANTROPINË E DIASPORËS
MAJ 17-20, 2018
Krijimi i një Fondacioni Global Shqiptar
QËLLIMI
Qëllimi i këtij komponenti të Planit të Veprimit nga Germin është themelimi dhe zhvillimi i Fondit Global Shqiptar (FGSH) i cili do të promovojë Filantropinë Shqiptare në Diasporë që do të mbështesë organizatat jo-fitimprurëse në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku jetojnë shqiptarët. Gjithashtu kemi si qëllim të zhvillojmë një përqasje më të decentralizuar që i përket shekullit 21, krahasuar me përqasjen tradicionale të shekullit të kaluar e cila ishte e centralizuar.
SYNIMET TONA
FGSH do të ndihmonte organizatat jo-fitimprurëse të mbledhin fonde si më poshtë vijon
PROFILI
Kombi Shqiptar numëron rreth 10 milion njerëz të shpërndarë në shumë shtete, dhe një përqindje e lartë e tyre jeton jashtë vendit të tyre të origjinës — Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi dhe Serbisë. Si përqindje e popullatës së tërësishme, padiskutim që është Diaspora më e madhe e ndonjë vendi Europian, dhe njëra nga më e madhja në botë me mbi 25% të popullatës të emigruar në 25 vitet e fundit.
Historikisht, kontributi më i madh financiar i Diasporës, është bërë përmes remitancave. Sidoqoftë, remitancat kanë rënie drastike mbi 50% në 5-10 vitet e fundit, pasi Diaspora është vendosur më shumë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Është e mundshme që të ketë rënie edhe më të madhe përderisa Diaspora Shqiptare vazhdon të jetojë jashtë vendeve të origjinës së tyre. Eshtë e rëndësishme për t’u vënë në dukje se për shkak të nivelit të lartë të të ardhurave në vendet e emigrimit, krahasuar me vendin e origjinës, padyshim që pasuria më e madhe shqiptare është e përqeëndruar në Diasporë. Lind pyetja, si të tërheqim një pjesë të kësaj pasurie prapa në rajon, që të promovojmë zhvillimin ekonomik e social në shekullin 21.
Filantropia e Diasporës Shqiptare është një mekanizëm i ketij lloji. Shqiptarët në Diasporë nuk janë të prirur për të investuar shuma të mëdha të pasurisë së tyre në vendet e origjinës duke qenë se rreziku i investimit është i madh, dhe se ato banojnë shumë larg për të patur kohën e nevojshme për të mbikqyrur investimet — mirëpo shumë prej tyre kanë dëshirën dhe vullnetin që të dhurojnë me qindra apo mijëra dollarë tek organizatat në vendet e tyre të origjinës, sidomos kur tani Diaspora Shqiptare numëron miliona shqiptarë që jetojnë në klasën e mesme të shoqërisë në Europë dhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për të lexuar Planin e Veprimit nga Task Forca për Finaltropinë e Diasporës Shqiptare ju lutem klikoni KËTU.