fbpx
November 5, 2018

Diskutim me komunitetin në Cyrih | Përmbledhja e rekomandimeve

By Germin-19131 Views-No Comment

Takimi me diasporën shqiptare u organizua në Cyrih të Zvicrës nga Germin, organizatë joqeveritare e përqëndruar në Kosovë me fokus në hulumtimin e diasporës. Diskutimi u organizua si pjesë e projektit ​Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave.​ Qëllimi gjithëpërfshirës i këtij projekti është që të lehtësojë kontributin e Diasporës në Kosovë gjatë procesit të hartimit të politikave dhe strategjive, në veçanti të ​Strategjisë së Diasporës (2019 -2023), Planit të Veprimit (2019-2021) dhe ​Projektligjit për Diasporën që tani është në konsultim me publikun.

Ky raport në nxjerrë në pah sfidat, kërkesat dhe rekomandimet kryesore të takimit me komunitetin, i mbajtur me 17 tetor 2018 në Cyrih, pjesë e aktivteteve të Germin në Diasporë në kuadër të nismës ​Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave.

Në takim prezent ishin 48 pjesëmarrës( 33 burra dhe 15 gra) që përfqësonin shoqata, grupe të profesionistëve, studentë, organizata dhe biznese të ndryshme nga Cyrihu, Solothurn, Spreitenbach, Winterthur, Schaffhausen, ​Münchenstein, Bernë, St.Gallen dhe Luzern. Takimi u organizua në tre pjesë, ​Projektligjin për Diasporën ​ishte dokumenti që u diskutua në pjesën e parë, në pjesën e dytë përProjekt-Strategjia për Diasporën (2019-2023), për të vazhduar punën në ​Planin e Veprimit(2019-2021)​. Pjesëmarrësit në këto tre pjesë të takimit patën mundësinë që drejtëpërdrejt të kalojnë rekomandimet e tyre në këto dokumente ​ku bëhet fjalë për zbatimin e të drejtave të tyre politike, socio-ekonomike dhe kulturore ​në vendin e origjinës.

Gjuha e përdorur përgjatë takimit ishte gjuha shqipe dhe të gjithë pjesëmarrësit identifikohen si shqiptarë, por diversiteti i tyre përfaqëson një sërë opinionesh, perspektivash dhe temash të identifikuara në këtë raport. Pjesëmarrësit në këtë takim përfaqësonin fusha dhe profesione të ndryshme (p.sh. arsim, inxhinieri, studentë, ekonomist, gazetar, përfaqësues shoqatave kulturore, politikan, përfaqësues biznesesh, etj.) të cilët janë me prejardhje nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Për të lexuar rekomandimet e plota nga ana e Germin, ju lutem klikoni  KËTU.