fbpx
Dhjetor 14, 2023

2-Year Extension: DWP Project Implementation Continues

Nga Bublina Peni-359 Shikime-Asnjë koment

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm dhe aktiviteteve të ndryshme, GERMIN po përforcon promovimin e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në politikë. Projekti “Diaspora për Gratë në Politikë”, të cilin mbështet Fondi Kombëtar për Demokraci (NED), do të zgjasë për dy vite shtesë..

Ky projekt ka për qëllim të nxisë dhe zgjerojë pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në arenën politike të Kosovës. Germin do të vazhdojë të punojë me shtatë komunat e përfshira gjatë vitit të kaluar në projekt, të cilat janë: Suhareka, Lipjani, Rahoveci, Podujeva, Shtimja, Istogu dhe Vushtrria. Në kuadër të këtij projekti do të përfshihen zyrtarë komunalë dhe profesionistë nga diaspora të cilët, përveç mentorimit për gratë në partitë e ndryshme politike, do të punojnë ngushtë edhe me zyrtarët për barazi gjinore në komunat e përfshira.

Disa nga aktivitetet që do të zhvillohen përgjatë këtij projekti janë: kryerja e hulumtimeve për të mbledhur të dhëna, njohuri dhe përvoja në lidhje me rolin e grave brenda partive politike në komunat e vogla; sesione online të mentorimit nga profesionistë të diasporës dhe gra nga parti të ndryshme politike; diskutimet e stilit Agora, trajnime për ngritjen e kapaciteteve të grave pjesëmarrëse; duke përfshirë tematika si planifikimi dhe zbatimi i projektit, buxhetimi, burimet njerëzore dhe komunikimi në media sociale.

Duke u fokusuar në këto fusha strategjike, GERMIN synon të sjellë një ndikim transformues në peizazhin politik në Kosovë, duke e bërë atë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për gratë. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për të fuqizuar gratë dhe për të promovuar barazinë gjinore në politikë! Të gjitha aktivitetet e reja rreth këtij projekti mund t’i ndiqni në rrjetet tona sociale dhe në publikimet tona në website.