Latest
10 VJETORI I GERMIN
Date: 18/12/2024
0 Views

Germin festoi 10-vjetorin e tij me një mbrëmje të paharrueshme plot gëzim dhe momente kuptimplota.

Rrethuar nga një komunitet i jashtëzakonshëm miqsh, donatorësh, përkrahësish dhe partnerësh, festuam një dekadë përkushtimi në lidhjen dhe fuqizimin e diasporës shqiptare.

Duke reflektuar mbi 10 vitet e kaluara, kuptuam se GERMIN është më shumë se një organizatë – është një lëvizje e fuqizuar nga njerëz me pasion dhe qëllim. Së bashku, mezi presim të ndërtojmë më shumë ura, të krijojmë më shumë mundësi dhe të sjellim ndryshime domethënëse.

Faleminderit të gjithëve që iu bashkuat dhe e bëtë këtë përvjetor kaq të veçantë!

Një falënderim i veçantë shkon për donatorët dhe sponsorët tanë të jashtëzakonshëm – Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Aktiviteti i Zhvillimit të Fuqisë Punëtore të Udhëhequr nga Sektori Privat i USAID-it, IBAS World, Verërat Theranda dhe Ujë Mokna – për mundësimin e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme.

Gjithashtu, falenderojmë sponsorët e ankandit të heshtur: Ariana Nila Jewelry, Fitore Syla, Brows by Fjolla, Butrint Morina, Dhe by Granita, dhe Verërat Theranda.

Tryezë Diskutimi – Fuqizimi i Forcës Punëtore në Kosovë: Kapitali Njerëzor dhe Mentorimi
Kjo tryezë diskutimi theksoi rolin e kapitalit njerëzor të diasporës në formimin e forcës punëtore të Kosovës. Mentorët e diasporës dhe përfituesit lokalë (mentees) që ishin pjesë e Programit të Mentorimit Peer-to-peer të Diasporës, ndanë disa nga arritjet dhe reagimet mbi ndikimin e programit gjatë viteve.   Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Z. Avni Mustafaj, Bashkëkryetar i Bordit të GERMIN, theksoi se këto ngjarje festojnë angazhimin e palëkundur të të gjithë atyre që janë përfshirë në lidhjen e diasporës shqiptare dhe në promovimin e mentorimit dhe angazhimit profesional për fuqizimin e forcës punëtore dhe komunitetit të Kosovës. Moderatorja jonë e dedikuar, Znj. Fatlume Halili, Menaxhere e Lidhjeve me Ekosistemin në Aktivitetin e Zhvillimit të Forcës Punëtore të Udhehqur nga Privatët i USAID, udhëhoqi me mjeshtri diskutimin, duke siguruar që të ndaheshin perspektiva të ndryshme.   Z. Xhelal Derguti, Koordinator i Projektit të Migracionit dhe Diasporës në GIZ, theksoi rëndësinë e përfshirjes në shkëmbimin e njohurive dhe aftësive nga diaspora. Ai theksoi se përshtatja e programeve për të adresuar sfidat specifike të grupeve të grave dhe atyre jo-majoritare, duke krijuar mundësi të barabarta, e rrit dukshëm ndikimin shoqëror dhe ekonomik të këtyre iniciativave.   Mentorët e diasporës ndanë histori tërheqëse mbi përvojat e tyre të mentorimit: Agnesa Belegu, Dizajnerja e Lojërave e Nivelit të Lartë dhe Darsej Rizaj, Bashkëthemelues dhe CEO i Digital School, folën për punën e tyre në përmirësimin e sistemit të mësimit të gamifikuar, Houses 2.0. Fokusi në zhvillimin e narrativës dhe angazhimin e lojtarëve ka ndihmuar shkollën të krijojë një mjedis dinamik mësimor që balancojnë përmbajtjen edukative me elementët e gamifikimit si qëllimet, ndërveprimin dhe feedback-un. Kërkimi dhe zhvillimi (R&D) është një hap i rëndësishëm drejt këtij drejtimi.   Shkelqim Sina, Zhvillues i Softuerëve i Nivelit të Lartë, diskutoi udhëheqjen e tij për mësuesit në Shkollën e Mesme Lutfi Musiqi për krijimin e një aplikacioni për gjurmimin e mungesave të nxënësve. Aplikacioni jo vetëm që përmirësoi efikasitetin administrativ, por rriti edhe besimin e mësuesve në integrimin e teknologjisë në rutinën e përditshme, raporton Adil Jusufi, mësues në shkollë.   Erblin Gashi, Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë Eurofruti, ndau informacione mbi se si mentorimi në lidhje me certifikimin organik, paketimin dhe markimin ka mundësuar kompaninë e tij të konkurrojë më efektivisht në tregjet lokale dhe evropiane. Edhe pse nuk mundi të merrte pjesë, Ilda Bruzja ndau refleksionet e saj, duke theksuar: "Mentorët e diasporës janë thellësisht të motivuar nga mundësia për të dhënë pas, dhe ndikimi i tyre forcohet kur homologët lokalë janë të hapur për të zbatuar ide dhe strategji inovative." Panelistët përfunduan duke theksuar vlerën e mentorimit në lidhjen e ekspertizës globale me nevojat lokale dhe rëndësinë e përshtatjes së qasjeve në kontekstin unik të Kosovës. Mundësitë për t'u bashkuar, për të angazhuar në diskutime dhe për të bashkëpunuar u theksuan si të rëndësishme për zhvillimin e aftësisë për të reaguar dhe për t’u përshtatur me sfidat e forcës punëtore dhe për të sjellë zgjidhje me ndikim.   Ky diskutim dhe Programi i Mentorimit Peer-to-Peer të Diasporës mbështeten nga Aktiviteti i të USAID-it për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore në Kosovë përmes Sektorit Privat, i zbatuar nga IREX, në partneritet me GERMIN.  
Date: 24/12/2024
0 Views