Shpëtim Shujaku është pjesë e stafit të Germin që nga viti 2017, ku aktualisht mban pozicionin e Zyrtarit të Projekteve, kurse më parë ai ishte i angazhuar si Menaxher i Financave për dy vjet. Para Germin, ai ka punuar në sektorin privat si kontabilist dhe ndihmës menaxher. Përveç karrierës së tij profesionale si ekonomist, Shpëtimi është gjithashtu shumë aktiv në skenën e sportit të ragbit në Kosovë, ku përfaqëson ekipin Bears RFC dhe është gjithashtu Zyrtar i Komunikimit në Federatën e Rugby të Kosovës.