Leonora ka përfunduar studimet në Rochester Institute of Technology në Prishtinë (A.U.K.) për Ekonomiks, Menaxhment dhe Politika Publike. Momentalisht ajo është duke ndjekur studimet master për Menaxhim Ekzekutiv në Central European University (CEU) në Vjenë.
Ajo gjithashtu është e certifikuar për Menaxhim dhe Lidership nga programi për Menaxhim të Projekteve nga A.U.K.
Çerreti ka më shumë se shtatë vjet përvojë në punë administrative dhe menaxheriale. Nga qershori 2020 deri në dhejtor 2021, ka qenë në pozitën e Drejtoreshës për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit.
Karriera e saj ka filluar menjëherë pas përfundimit të studimeve, si menaxhere në kompaninë “Çuni” në Prizren. Më pas ajo ka filluar punë për dy vjet në A.U.K në Institutin për Trajnim dhe Zhvillim, me pozitën si Asistente për USIAD në programin për Lidership dhe Transformim – për komponentën PPDL dhe AUPP. Pas kësaj ajo ka punuar si Menaxhere e Projektit për projektin RED-T të mbështetur nga USAID EMPOWER Private Sector dhe TECHUP mbështetur nga GIZ CETEP.Përveç kësaj Leonora ka një shpirt ndërmarrëse. Ajo ka bashkë-themeluar Go Clean Auto Detailing në Prizren, në fushën e pastrimit të detajuar të veturave.
Leonora iu është bashkangjitur ekipit të GERMIN në prill të vitit 2022 me pozitën si Menaxhere e Projekteve.