Analiza e Politikave
Analizë e Politikave për Sigurimin Kufitar për Mërgimtarët
Date: 11/01/2019
0 Views

KARTONI I GJELBËR

 

Autore: Nida Krasniqi

Si mungesë e anëtarësisë së Kosovës në Organizatën e Kartonit të Gjelbër, çdo automjet i huaj që hyn në Kosovë detyrohet të paguajë sigurim kufitar (në hyrje të pikave kufitare) për sigurimin nga autopërgjegjësia. E njëjta aplikohet edhe për veturat me regjistrim të Kosovës të cilat udhëtojnë jashtë vendit. Rrjedhimisht, edhe anëtarët e diasporës kosovare kalojnë nëpër të njëjtin proces. Pagesa e sigurimeve është diçka normale dhe shumë herë e mirëpritur nga vozitësit e automjeteve, mirëpo, një gjë e tillë bëhet problematike kur kostot e sigurimit janë tejet të larta, procedurat e gjata, dhe shërbimet/kompensimet e marra joadekuate.  Kjo analizë e shkurtër e politikave ka për qëllim të shtjellojë disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen mërgimtarët kosovarë në lidhje me sigurimin kufitar për automjete.

Për të lexuar analizën e plotë, klikoni KËTU .

 

Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Uncategorized @sq
Roli i Diasporës së Kosovës në Hulumtime dhe Transferimin e Njohurive
Me një komunitet të gjerë profesionistësh dhe akademikësh të vendosur në qendrat universitare më të rëndësishme globale të kërkimit, si dhe Startups dhe Spin-offs të sukseshme  diaspora ka potencial për të ndihmuar në përballimin e sfidave që lidhen me kapacitetet e kufizuara kërkimore dhe mungesën e infrastrukturës moderne në Kosovë (Harnessing the Potential of the Kosovar Diaspora’s Economic Contributions/GERMIN)  Ekspertiza ndërkombëtare e diasporës ofron mundësi të shkëlqyera për transferimin e njohurive dhe teknologjive bashkëkohore, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe integrimin e tij në rrjetet globale të inovacionit nepërmjet projekteve të përbashkëta, duke krijuar vende pune dhe kapacitete të reja shkencore dhe duke krijuar nje ekosistem afatgjatë për transferimin e njohurive dhe integrimin e teknologjive inovative.   Përfshirja e diasporës në projekte kërkimore jo vetëm që ndihmon në rritjen e cilësisë së hulumtimeve vendase, por gjithashtu krijon mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar mes qendrave universitare ose ekspertëve të huaj me ato vendase dhe mobilizimin e fondeve deri në nivel ndërkombëtare (p.sh. Horizon Europe 2030), metej edhe akumulimi i Venture Capital për të mundesuar inovacionin në vend dhe me tej investime të reja.  Pra këtu Kosova mund të përfitoj në zhvillimin ekonomik përmes financimit të projekteve në teknologji, energji të gjelbër, transformim digjital dhe ndërmarrësi inovative. Përvoja e vendeve të tjera si Armenia, Izraeli etj.,  tregon se angazhimi strategjik i diasporës sjell përfitime të shumanshme, përfshirë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror. Për Kosovën, kjo qasje është jetike për të kapërcyer hendekun mes aspiratave të saj akademike dhe realitetit të kufizimeve ekzistuese.   Për Kosovën, angazhimi i diasporës ose ndërmjetësimi i kontakteve në kërkime dhe transferimin e njohurive është jetik për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit akademik dhe shkencor. Diaspora e Kosovës ka një potencial të madh për të ndihmuar në përmirësimin e kapaciteteve kërkimore të vendit dhe promovimin e ngritjes së një ekosistemi për realizimin e projekteve hulumtuese dhe zhvillimore (Research & Development), duke sjellë përvojën dhe njohuritë ndërkombëtare, përfshirë mundësinë për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi ndërkombëtar dhe për të rritur aksesin në burime financiare dhe kërkimore në nivel nacional dhe ndërkombetar deri në themelimin e Startups të reja në Kosovë. Ky angazhim mund të ndihmojë Kosovën të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të forcojë lidhjet e saj me rrjetet globale të hulumtimit, me rrjetet e biznesit duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor.   Përveç kësaj, hulumtimet dhe inovacionet që vijnë nga diaspora p.sh njw programi "Diaspora na mëson" program ky, i iniciuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me IOM dhe Associazione Italiana Coltivatori, ofrohet për fermerët shqiptarë asistencë dhe njohuri mbi kultivimin e produkteve bujqësore, duke përfshirë kultivimin e shegës (Diaspora na meson - IOM). Pra hulumtime tw tilla mund të ndihmojnë në adresimin e disa prej sfidave kryesore për një zhvillim të qëndrueshëm me të cilat përballet Kosova, si mangësitë në infrastrukturë kërkimore dhe mungesa e kapaciteteve për zhvillimin e teknologjive të reja. Angazhimi i diasporës në këto fusha mund të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë së vendit në tregjet ndërkombëtare dhe përmirësimin e imazhit të tij si një vend të angazhuar për zhvillimin e teknologjive dhe njohurive me një markë të saj “Made in Kosova”.   Hapat që duhen ndërmarrë nga Institucionet e Kosovës për të krijuar një ekosistem te qendrueshem   1. Ngritja e fondeve institucionale për fusha të caktuara në Research & Development dhe krijimi i një platforme kombëtare për angazhimin e diasporës Institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një platformë të centralizuar që mundëson bashkëpunimin mes akademikëve dhe kërkuesve të rinj në Kosovë dhe ekspertëve të diasporës nga qendrat universitare, Startups etj. ku ato janë të angazhuar. Kjo mund të përfshijë mundësi për mentorim, zhvillim të projekteve të përbashkëta në fusha të caktuara me rëndësi strategjike dhe krijimin e mundësive për pjesëmarrje në grante nacionale dhe ndërkombëtare deri në nivel europian (p.sh. Horizon Europe).   2. Mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore Institucionet shtetërore duhet të ofrojnë mbështetje financiare dhe administrative për projekte vendase që krijojn një ekosistem më të volitshëm për  kërkimin akademik në Kosovë duke ngritur fonde/programe institucionale për kërkim dhe zhvillim në fusha të caktuara me peshë strategjike (p.sh. ICT). Kjo përfshin lehtësimin e mundësive për përfshirje të kërkuesve nga diaspora në studime të përbashkëta dhe mundësi për aplikimin për fonde ndërkombëtare dhe ngritjen e kapaciteteve shkencore ne vend.   3. Nxitja e partneriteteve ndërkombëtare dhe programeve të shkëmbimit akademik Institucionet akademike dhe kërkimore në Kosovë, si dhe korpusi diplomatik duhet të inkurajojnë bashkëpunimin me universitete dhe institute kërkimore ndërkombëtare, përmes shkëmbimeve akademike dhe pjesëmarrjes në projekte të veçanta me rendesi strategjike , që mund të sjellin financime dhe mundësi të reja për zhvillimin e hulumtimeve në vend.   Disa prej këtyre hapave të lartpërmendura jane zbatuar edhe nga Organizata GERMIN e konkretisht përmes programeve: Angazhimi i Profesionistëve nga Diasporai cili organizon aktivitete ku profesionistët nga diaspora mund të bashkëpunojnë me kolegët e Kosovës për të zhvilluar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mundësive ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit. Ky program ka si synim angazhimin e profesionistëve të diasporës në fusha të ndryshme, përfshirë biznesin dhe teknologjinë, me qëllim që ata të kontribuojnë me ekspertizën dhe rrjetet e tyre për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vend​.   Përveç kësaj, Germin ka organizuar Diaspora Flet Conference, një ngjarje e cila i ofron diasporës një platformë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me vendin e origjinës, si dhe për të identifikuar mundësi të reja për zhvillimin profesional dhe për transferimin e njohurive dhe burimeve nga diaspora drejt Kosovës​.   Këto iniciativa janë një hap i rëndësishëm për të fuqizuar ndikimin e diasporës në zhvillimin e Kosovës, duke ofruar mundësi për angazhimin dhe bashkëpunimin e profesionistëve të diasporës në zhvillimin e projekteve që nxisin rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë.   Konkluzion   Roli i diasporës së Kosovës është vendimtar në avancimin e kërkimit shkencor dhe transferimin e njohurive, duke krijuar një urë të fuqishme mes Kosovës dhe rrjeteve globale të inovacionit (Qarkullimi i Trurit, Rinia dhe Diaspora). Angazhimi i saj ofron mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor, duke ndihmuar në kapërcimin e sfidave si mungesa e infrastrukturës dhe kapaciteteve kërkimore vendase. Përfshirja strategjike e diasporës mundëson transferimin e ekspertizës ndërkombëtare, përmirësimin e cilësisë së hulumtimeve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.   Institucionet e Kosovës luajnë një rol kyç në krijimin e një ekosistemi duke ngritur fonde/programe institurcionale për fusha të caktuara të nivelit Research & Development deri mundesine e komercializimit te produkteve te vecanta, njëplatforme të centralizuar për të lehtësuar bashkëpunimin mes akademikëve dhe profesionistëve por edhe qendrave shkencore dhe universitare, StartUps ku vepron diaspora, përmes mentorimit, projekteve të përbashkëta dhe qasjes në financime ndërkombëtare. Iniciativa si programet e organizatës GERMIN si konferenca "Diaspora Flet", Angazhimi i Profesionistëve dhe OriginAL ofrojnë modele konkrete për angazhimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës, duke forcuar lidhjet e saj me vendin e origjinës dhe duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit. Këto përpjekje janë jetike për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të begatë për Kosovën.   Kjo analizë u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e kësaj analize është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).
Date: 25/01/2025
0 Views