VOTA E DIASPORËS
Autor: Rilind Latifi
Diaspora e Kosovës vazhdon të luajë një rol kyç për ekonominë me anë të remitencave. Dërgesat financiare nga jashtë përbëjnë rreth 15% të bruto prodhimit vendor (GDP), sipas të dhënave nga UN dhe Banka Botërore. Përfshirja e diasporës në proceset politike, posaçërisht në votim, është e garantuar me ligj. Sidoqoftë, pengesa të ndryshme teknike, administrative dhe ligjore vështirësojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale dhe qendrore. Rreth 300,000 njerëz në diasporë kanë te drejtë vote në zgjedhjet në Kosovë, sipas Democracy for Development. Në zgjedhjet qendrore të parakohshme në qershor 2017, vetëm 20,354 (6.8%) e diasporës kaaplikuar për t’u regjistruar për votim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar 15,118aplikacione për regjistrim. Megjithatë, vetëm 5,949 (30% të aplikacioneve) kanë dërguar fletëvotimet dhe 5,246 nga to janë pranuar si vota valide. Ngjashëm ishte edhe pjesëmarrja ne zgjedhjet lokale dhe balotazhin në tetor dhe nëntor 2017 që u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët nga diaspora. Dallimi i madh mes numrit të përgjithshëm të atyre me të drejtë vote dhe numrit të votave tregon për nevojën e lehtësimit të votimit nga jashtë dhe nevojën për shqyrtim të metodave alternative të votimit, përveç asaj me postë
Për të lexuar analizën e plotë, klikoni KËTU.