ANALIZË: Votimi i Diasporës në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021 në Kosovë
Date: 03/02/2022
0 Views
GERMIN ka realizuar një analizë ku në detaje shpjegohen pengesat që kanë hasur pjesëtarët e diasporës gjatë Zgjedhjeve Lokale të mbajtura në fund të vitit të 2021-ës.
Problemet me regjistrimin, dërgimin dhe pranimin e zarfeve me fletëvotime nga jashtë si dhe mungesa e informimit dhe edukimit të duhur të votuesve, kanë përcjellë pothuajse çdo cikël zgjedhor, përfshirë edhe atë të Zgjedhjeve Lokale, raundi i parë i të cilave u mbajt me 17 tetor 2021 ndërsa raundi i dytë me 14 nëntor 2021.
Kjo analizë paraqet një përmbledhje të këtij procesi, përfshirë pengesat gjatë procesit të votimit nga jashtë dhe ofron një pasqyrë të detajuar të të gjitha operacioneve zgjedhore në kuadër të tij. Analiza paraqet të dhënat dhe rezultatet e votimit nga jashtë gjatë zgjedhjeve të fundit për zgjedhjet lokale të vitit 2021, duke përfshirë kështu rundin e parë dhe të dytë (balotazhit).
Për analizën më të detajuar ju mund të klikoni në këtë link: https://germin.org/wp-content/uploads/2022/02/report-copy-2.pdf
Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Uncategorized @sq
Roli i Diasporës së Kosovës në Hulumtime dhe Transferimin e Njohurive
Me një komunitet të gjerë profesionistësh dhe akademikësh të vendosur në qendrat universitare më të rëndësishme globale të kërkimit, si dhe Startups dhe Spin-offs të sukseshme diaspora ka potencial për të ndihmuar në përballimin e sfidave që lidhen me kapacitetet e kufizuara kërkimore dhe mungesën e infrastrukturës moderne në Kosovë (Harnessing the Potential of the Kosovar Diaspora’s Economic Contributions/GERMIN) Ekspertiza ndërkombëtare e diasporës ofron mundësi të shkëlqyera për transferimin e njohurive dhe teknologjive bashkëkohore, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe integrimin e tij në rrjetet globale të inovacionit nepërmjet projekteve të përbashkëta, duke krijuar vende pune dhe kapacitete të reja shkencore dhe duke krijuar nje ekosistem afatgjatë për transferimin e njohurive dhe integrimin e teknologjive inovative.
Përfshirja e diasporës në projekte kërkimore jo vetëm që ndihmon në rritjen e cilësisë së hulumtimeve vendase, por gjithashtu krijon mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar mes qendrave universitare ose ekspertëve të huaj me ato vendase dhe mobilizimin e fondeve deri në nivel ndërkombëtare (p.sh. Horizon Europe 2030), metej edhe akumulimi i Venture Capital për të mundesuar inovacionin në vend dhe me tej investime të reja. Pra këtu Kosova mund të përfitoj në zhvillimin ekonomik përmes financimit të projekteve në teknologji, energji të gjelbër, transformim digjital dhe ndërmarrësi inovative. Përvoja e vendeve të tjera si Armenia, Izraeli etj., tregon se angazhimi strategjik i diasporës sjell përfitime të shumanshme, përfshirë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror. Për Kosovën, kjo qasje është jetike për të kapërcyer hendekun mes aspiratave të saj akademike dhe realitetit të kufizimeve ekzistuese.
Për Kosovën, angazhimi i diasporës ose ndërmjetësimi i kontakteve në kërkime dhe transferimin e njohurive është jetik për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit akademik dhe shkencor. Diaspora e Kosovës ka një potencial të madh për të ndihmuar në përmirësimin e kapaciteteve kërkimore të vendit dhe promovimin e ngritjes së një ekosistemi për realizimin e projekteve hulumtuese dhe zhvillimore (Research & Development), duke sjellë përvojën dhe njohuritë ndërkombëtare, përfshirë mundësinë për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi ndërkombëtar dhe për të rritur aksesin në burime financiare dhe kërkimore në nivel nacional dhe ndërkombetar deri në themelimin e Startups të reja në Kosovë. Ky angazhim mund të ndihmojë Kosovën të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të forcojë lidhjet e saj me rrjetet globale të hulumtimit, me rrjetet e biznesit duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor.
Përveç kësaj, hulumtimet dhe inovacionet që vijnë nga diaspora p.sh njw programi "Diaspora na mëson" program ky, i iniciuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me IOM dhe Associazione Italiana Coltivatori, ofrohet për fermerët shqiptarë asistencë dhe njohuri mbi kultivimin e produkteve bujqësore, duke përfshirë kultivimin e shegës (Diaspora na meson - IOM). Pra hulumtime tw tilla mund të ndihmojnë në adresimin e disa prej sfidave kryesore për një zhvillim të qëndrueshëm me të cilat përballet Kosova, si mangësitë në infrastrukturë kërkimore dhe mungesa e kapaciteteve për zhvillimin e teknologjive të reja. Angazhimi i diasporës në këto fusha mund të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë së vendit në tregjet ndërkombëtare dhe përmirësimin e imazhit të tij si një vend të angazhuar për zhvillimin e teknologjive dhe njohurive me një markë të saj “Made in Kosova”.
Hapat që duhen ndërmarrë nga Institucionet e Kosovës për të krijuar një ekosistem te qendrueshem
1. Ngritja e fondeve institucionale për fusha të caktuara në Research & Development dhe krijimi i një platforme kombëtare për angazhimin e diasporës
Institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një platformë të centralizuar që mundëson bashkëpunimin mes akademikëve dhe kërkuesve të rinj në Kosovë dhe ekspertëve të diasporës nga qendrat universitare, Startups etj. ku ato janë të angazhuar. Kjo mund të përfshijë mundësi për mentorim, zhvillim të projekteve të përbashkëta në fusha të caktuara me rëndësi strategjike dhe krijimin e mundësive për pjesëmarrje në grante nacionale dhe ndërkombëtare deri në nivel europian (p.sh. Horizon Europe).
2. Mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore
Institucionet shtetërore duhet të ofrojnë mbështetje financiare dhe administrative për projekte vendase që krijojn një ekosistem më të volitshëm për kërkimin akademik në Kosovë duke ngritur fonde/programe institucionale për kërkim dhe zhvillim në fusha të caktuara me peshë strategjike (p.sh. ICT). Kjo përfshin lehtësimin e mundësive për përfshirje të kërkuesve nga diaspora në studime të përbashkëta dhe mundësi për aplikimin për fonde ndërkombëtare dhe ngritjen e kapaciteteve shkencore ne vend.
3. Nxitja e partneriteteve ndërkombëtare dhe programeve të shkëmbimit akademik
Institucionet akademike dhe kërkimore në Kosovë, si dhe korpusi diplomatik duhet të inkurajojnë bashkëpunimin me universitete dhe institute kërkimore ndërkombëtare, përmes shkëmbimeve akademike dhe pjesëmarrjes në projekte të veçanta me rendesi strategjike , që mund të sjellin financime dhe mundësi të reja për zhvillimin e hulumtimeve në vend.
Disa prej këtyre hapave të lartpërmendura jane zbatuar edhe nga Organizata GERMIN e konkretisht përmes programeve: Angazhimi i Profesionistëve nga Diasporai cili organizon aktivitete ku profesionistët nga diaspora mund të bashkëpunojnë me kolegët e Kosovës për të zhvilluar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mundësive ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit. Ky program ka si synim angazhimin e profesionistëve të diasporës në fusha të ndryshme, përfshirë biznesin dhe teknologjinë, me qëllim që ata të kontribuojnë me ekspertizën dhe rrjetet e tyre për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vend.
Përveç kësaj, Germin ka organizuar Diaspora Flet Conference, një ngjarje e cila i ofron diasporës një platformë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me vendin e origjinës, si dhe për të identifikuar mundësi të reja për zhvillimin profesional dhe për transferimin e njohurive dhe burimeve nga diaspora drejt Kosovës.
Këto iniciativa janë një hap i rëndësishëm për të fuqizuar ndikimin e diasporës në zhvillimin e Kosovës, duke ofruar mundësi për angazhimin dhe bashkëpunimin e profesionistëve të diasporës në zhvillimin e projekteve që nxisin rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë.
Konkluzion
Roli i diasporës së Kosovës është vendimtar në avancimin e kërkimit shkencor dhe transferimin e njohurive, duke krijuar një urë të fuqishme mes Kosovës dhe rrjeteve globale të inovacionit (Qarkullimi i Trurit, Rinia dhe Diaspora). Angazhimi i saj ofron mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor, duke ndihmuar në kapërcimin e sfidave si mungesa e infrastrukturës dhe kapaciteteve kërkimore vendase. Përfshirja strategjike e diasporës mundëson transferimin e ekspertizës ndërkombëtare, përmirësimin e cilësisë së hulumtimeve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Institucionet e Kosovës luajnë një rol kyç në krijimin e një ekosistemi duke ngritur fonde/programe institurcionale për fusha të caktuara të nivelit Research & Development deri mundesine e komercializimit te produkteve te vecanta, njëplatforme të centralizuar për të lehtësuar bashkëpunimin mes akademikëve dhe profesionistëve por edhe qendrave shkencore dhe universitare, StartUps ku vepron diaspora, përmes mentorimit, projekteve të përbashkëta dhe qasjes në financime ndërkombëtare. Iniciativa si programet e organizatës GERMIN si konferenca "Diaspora Flet", Angazhimi i Profesionistëve dhe OriginAL ofrojnë modele konkrete për angazhimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës, duke forcuar lidhjet e saj me vendin e origjinës dhe duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit. Këto përpjekje janë jetike për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të begatë për Kosovën.
Kjo analizë u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e kësaj analize është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).
Date: 25/01/2025
0 Views
Uncategorized @sq
Thirrje per Angazhimin e Profesionisteve nga Diaspora
Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora, (EDP) është një program i cili kërkon të sjellë ekspertë nga diaspora në vendlindjen e tyre me qëllimin për të kontribuar në zhvillimin e atdheut të tyre me ekspertizën dhe përvojat e tyre në vendet e zhvilluara. Baza e të dhënave e GERMIN përkon me më shumë se 30K profesionistë në të gjithë botën.
Prandaj, bazuar në këtë “pasuri të informacionit dhe bazës së të dhënave” GERMIN po zbaton programin EDP në Kosovë dhe Shqipëri. Programi sjellë profesionistë për një periudhë kohore duke filluar nga më së paku 3 javë me idenë për t'u bashkuar me organizatat/institucionet/bizneset në lidhje me nevojat e tyre profesionale.
Germin, është duke implementuar projektin “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” të mbështetur nga CARITAS-i Zviceran. Qëllimi i projektit është përdorimi i potencialit profesional të diasporës për zhvillim ekonomik të komunave të Kosovës. Njëra nga aktivitetet e planifikuara është edhe Angazhimi i profesionistëve të kualifikuar të diasporës për të ndarë njohuritë e tyre dhe transferimin e aftësive përmes angazhimit në institucione apo biznese të Kosovës si konsulent/ekspertë në fushën përkatëse.
Andaj përmes këtij pytësori synon të shoh interesin dhe të ofroj mundësinë e angazhimit të profesionistëve nga diaspora në në Kosovë.
Nëse jeni profesonistë/e në diasporë dhe dëshironi të angazhoheni për një periudhë afatshkurtë në vendlindjen tuaj, aplikoni duke plotësuar formularin e mëposhtëm!
Të gjitha të dhënat e ofruara do të përdoren vetëm për mundësinë e kontaktimit të juaj për mundësitë e ofruara, dhe asnjëherë nuk do të përdoren për tjera arsye.
Aplikimin mund ta bëni këtu: https://www.surveymonkey.com/r/VFBWNC6
Date: 24/07/2022
0 Views
Uncategorized @sq
ANALIZË: Votimi i Diasporës në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021 në Kosovë
GERMIN ka realizuar një analizë ku në detaje shpjegohen pengesat që kanë hasur pjesëtarët e diasporës gjatë Zgjedhjeve Lokale të mbajtura në fund të vitit të 2021-ës.
Problemet me regjistrimin, dërgimin dhe pranimin e zarfeve me fletëvotime nga jashtë si dhe mungesa e informimit dhe edukimit të duhur të votuesve, kanë përcjellë pothuajse çdo cikël zgjedhor, përfshirë edhe atë të Zgjedhjeve Lokale, raundi i parë i të cilave u mbajt me 17 tetor 2021 ndërsa raundi i dytë me 14 nëntor 2021.
Kjo analizë paraqet një përmbledhje të këtij procesi, përfshirë pengesat gjatë procesit të votimit nga jashtë dhe ofron një pasqyrë të detajuar të të gjitha operacioneve zgjedhore në kuadër të tij. Analiza paraqet të dhënat dhe rezultatet e votimit nga jashtë gjatë zgjedhjeve të fundit për zgjedhjet lokale të vitit 2021, duke përfshirë kështu rundin e parë dhe të dytë (balotazhit).
Për analizën më të detajuar ju mund të klikoni në këtë link: https://germin.org/wp-content/uploads/2022/02/report-copy-2.pdf
Date: 03/02/2022
0 Views
Uncategorized @sq
Angazhimi i Diasporës për ITP Prizren – Mbahet takimi me komunitetin e biznesit në Düsseldorf
Të shtunën që shkoi, në Düsseldorf të Gjermanisë u mbajt takimi me bizneset dhe profesionistët nga diaspora, ku u prezantuan Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) - Prizren, një mundësi e re për investime në Kosovë. Prezent në këtë takim ishin profile të ndryshme të bizneseve nga diaspora fusha e Teknologjisë, Përpunimit të Ushqimit dhe Industrive Kreative - Kulturore.
Fillimisht të pranishmit u adresuan nga Z. Arjan Kashatnjeva - konsulli i përgjithshëm, i cili shprehu kënaqësinë për të mirëpritur një ngjarje të rëndësisë së tillë, sidomos pas një periudhe të gjatë izolimi si shkak i pandemisë. Ai uroj që projekte/takime të tilla të jenë sa më të shumta në të ardhmen, dhe rrjedhimisht të rezultojnë në investime konkrete në Kosovë.
Wolfgang Leidig, drejtor menaxhues i Parkut, duke prezantuar para komunitetit të diasporës, theksoi se ITP Prizren përtej infrastrukturës shumë të përshtatshme hapësinore, ofron një atmosferë rrjetëzimi dhe bashkëpunimi ndërsektorial, me fokus në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT), Përpunimit të Ushqimit dhe Industrive Kreative - Kulturore. ITP është shumë më tepër sesa një park biznesi klasik.
Parku shumëfunksional është hapur zyrtarisht për qiramarrësit në maj të vitit 2020, dhe tani është i hapur edhe për bizneset e interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare për t'u bërë pjesë e tij. ITP synon të tërheqë angazhimin e diasporës në sektorin privat, institucionet e arsimit dhe trajnimit profesional, si dhe aktivitete kërkimore dhe inovative. Përtej strukturës së pasurive të patundshme të ofruara, parku ofron shërbime biznesi dhe një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm investimi me menaxhmentin gjerman që kujdeset për qiramarrësit.
Leidig prezantoi vizionin dhe misionin e ITP, i cili synon të shndërrohet në një pikë gravituese në rajonin e Ballkanit për inovacionin, zhvillimin e biznesit dhe aftësive, dhe burim i ideve inovative dhe të suksesshme. ITP Prizren ka një hapësirë prej 40 hektarësh, me 53 objekte të gatshme për bizneset e interesuara.
Gjithashtu të pranishmëve në këtë ngjarje ju drejtua edhe z. Bekim Bytyqi - drejtor menaxhues i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UB), i cili shprehu vullnetin e anëtarevë të UB për të investuar në Kosovë, specifikisht në ITP. Poashtu, ai theksoj se anëtarët e Unionit janë të interesuar për të marrë informacion më të detajuara që janë relevante për bizneset e tyre specifike.
Qëllimi i kryesor i ITP është të mbështesë Kosovën në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit, duke i kushtuar rëndësi të veçantë angazhimit dhe përfshirjes së diasporës.
Pas takimit, z. Leidig me bashkëpunëtorë realizuan një vizitë pune tek ‘Kelmendi GmbH’, njëra nga kompanitë anëtare e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UB) në fushën e përpunimit dhe shitjes së produkteve ushqimore.
Ky aktivitet ishte i pari i një serie takimesh që do të ndodhin në diasporë (kryesisht vendet gjermano-folëse) ku do të prezantohet ITP Prizren.