Angazhimi i Diasporës për ITP Prizren – Mbahet takimi me komunitetin e biznesit në Düsseldorf
Date: 24/12/2021
0 Views
Të shtunën që shkoi, në Düsseldorf të Gjermanisë u mbajt takimi me bizneset dhe profesionistët nga diaspora, ku u prezantuan Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) – Prizren, një mundësi e re për investime në Kosovë. Prezent në këtë takim ishin profile të ndryshme të bizneseve nga diaspora fusha e Teknologjisë, Përpunimit të Ushqimit dhe Industrive Kreative – Kulturore.
Fillimisht të pranishmit u adresuan nga Z. Arjan Kashatnjeva – konsulli i përgjithshëm, i cili shprehu kënaqësinë për të mirëpritur një ngjarje të rëndësisë së tillë, sidomos pas një periudhe të gjatë izolimi si shkak i pandemisë. Ai uroj që projekte/takime të tilla të jenë sa më të shumta në të ardhmen, dhe rrjedhimisht të rezultojnë në investime konkrete në Kosovë.
Wolfgang Leidig, drejtor menaxhues i Parkut, duke prezantuar para komunitetit të diasporës, theksoi se ITP Prizren përtej infrastrukturës shumë të përshtatshme hapësinore, ofron një atmosferë rrjetëzimi dhe bashkëpunimi ndërsektorial, me fokus në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT), Përpunimit të Ushqimit dhe Industrive Kreative – Kulturore. ITP është shumë më tepër sesa një park biznesi klasik.
Parku shumëfunksional është hapur zyrtarisht për qiramarrësit në maj të vitit 2020, dhe tani është i hapur edhe për bizneset e interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare për t’u bërë pjesë e tij. ITP synon të tërheqë angazhimin e diasporës në sektorin privat, institucionet e arsimit dhe trajnimit profesional, si dhe aktivitete kërkimore dhe inovative. Përtej strukturës së pasurive të patundshme të ofruara, parku ofron shërbime biznesi dhe një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm investimi me menaxhmentin gjerman që kujdeset për qiramarrësit.
Leidig prezantoi vizionin dhe misionin e ITP, i cili synon të shndërrohet në një pikë gravituese në rajonin e Ballkanit për inovacionin, zhvillimin e biznesit dhe aftësive, dhe burim i ideve inovative dhe të suksesshme. ITP Prizren ka një hapësirë prej 40 hektarësh, me 53 objekte të gatshme për bizneset e interesuara.
Gjithashtu të pranishmëve në këtë ngjarje ju drejtua edhe z. Bekim Bytyqi – drejtor menaxhues i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UB), i cili shprehu vullnetin e anëtarevë të UB për të investuar në Kosovë, specifikisht në ITP. Poashtu, ai theksoj se anëtarët e Unionit janë të interesuar për të marrë informacion më të detajuara që janë relevante për bizneset e tyre specifike.
Qëllimi i kryesor i ITP është të mbështesë Kosovën në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit, duke i kushtuar rëndësi të veçantë angazhimit dhe përfshirjes së diasporës.
Pas takimit, z. Leidig me bashkëpunëtorë realizuan një vizitë pune tek ‘Kelmendi GmbH’, njëra nga kompanitë anëtare e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UB) në fushën e përpunimit dhe shitjes së produkteve ushqimore.
Ky aktivitet ishte i pari i një serie takimesh që do të ndodhin në diasporë (kryesisht vendet gjermano-folëse) ku do të prezantohet ITP Prizren.
Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
News
Identiteti Kombëtar dhe Kulturor i Diasporës Shqiptare
Shkruan Dr. Klement R. Camaj
24 dhjetor, 2024
Komuniteti shqiptar që jeton në rajone të ndryshme të botës ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen, avancimin dhe promovimin e identitetit të vet kombëtar dhe kulturor. Përveç garantimit që kultura dhe traditat të ruhen dhe mbrohen, ky identitet është thelbësor për kohezionin dhe ndjenjën e përkatësisë së komunitetit. Vazhdimësia e identitetit kulturor shqiptar në diasporë përballet me disa sfida, duke përfshirë ndikimin e vendit mikpritës, asimilimin gjuhësor dhe kulturor, si dhe qasjen e kufizuar në burimet kulturore tradicionale. Megjithatë, pavarësisht sfidave, ekzistojnë mundësi të konsiderueshme për të ruajtur dhe mbështetur identitetin kulturor shqiptar në diasporë. Qendrat kulturore dhe organizatat e komunitetit mund të shërbejnë si qendra thelbësore për ruajtjen e gjuhës, nxitjen e ndërveprimit social dhe festimin e trashëgimisë së përbashkët. Rritja e platformave online dhe rrjeteve sociale ka krijuar rrugë të reja për lidhjen, shkëmbimin e përvojave kulturore dhe aksesin në informacione rreth atdheut të tyre. Iniciativat arsimore, si formale ashtu edhe joformale, mund të luajnë një rol thelbësor në transmetimin e njohurive kulturore te brezat e rinj, duke siguruar vazhdimësinë e traditave për vitet në vijim. Këto sfida dhe mundësi nxjerrin në pah temat kryesore që u diskutuan në një bisedë virtuale me diasporën shqiptare, organizuar dhe drejtuar nga GERMIN, më 23 dhjetor, 2024.
Ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë, një nga mjetet themelore të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, e forcon edhe më shumë këtë identitet. Sipas literaturës akademike (Camaj, 2024; Gogonas, 2009; Clifford, 1994; Portes dhe Schauffler, 1994) gjuha është një instrument thelbësor për përcjelljen e kulturës, traditave, dhe trashëgimisë te brezat e ardhshëm (vazhdimësia kulturore). Ruajtja e gjuhës në grupet e diasporës ndihmohet shumë nga shkollat në gjuhën shqipe, tubimet kulturore dhe takimet e komunitetit. Megjithatë, çështja se si të sigurohet që brezi i ri, i cili shpesh është i lidhur ngushtë me kulturën e vendit mikpritës, të mund të flasë shqip në mënyrë efektive, mbetet një shqetësim i rëndësishëm.
Mosveprimi i dukshëm politik i qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare është një shqetësim i përbashkët i diasporës shqiptare. Shumë prej tyre ndihen sikur qeveritë nuk e kanë njohur apo vlerësuar mjaftueshëm misionin dhe ndikimin e diasporës. Është e nevojshme të forcohen lidhjet diplomatike, shkëmbimet kulturore dhe politikat gjithëpërfshirëse për të arritur këtë qëllim dhe për të forcuar lidhjen e diasporës me atdheun. Për më tepër, mungesa e iniciativave qeveritare për të përfshirë në mënyrë aktive diasporën në zhvillimin e vendeve të tyre amë, e ushqen edhe më, këtë ndjenjë shkëputjeje. Shumë anëtarë të diasporës zotërojnë aftësi, ekspertizë dhe burime të vlefshme që mund të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike, përparimin social dhe stabilitetin politik në Shqipëri dhe Kosovë. Megjithatë, qeveritë sikur po dështojnë të krijojnë mekanizma efektivë për shfrytëzimin e këtij potenciali, si krijimi i programeve për angazhimin e diasporës, lehtësimi i mundësive për investime ose njohja e kontributeve të pjestarëve të diasporës përmes kanaleve formale. Këto ndjenja janë një shqetësim i përbashkët i diasporës shqiptare, siç mund të dëshmohet nga diskutimi online me pjesëmarrësit e diasporës.
Diaspora shqiptare është përballur si me mundësi, ashtu edhe me sfida, si rezultat i globalizimit dhe përparimeve teknologjike. Nga njëra anë, ato mundësojnë kontakt në kohë reale dhe shkëmbim kulturor duke nxitur lidhjet me atdheun përmes mediave sociale dhe platformave virtuale. Megjithatë, ato gjithashtu i ekspozojnë brezat e rinj ndaj një sërë ndikimesh që mund të dobësojnë ndjenjën e përkatësisë dhe identitetin e tyre kulturor. Sipas J.W. Berry (2008), globalizimi mund të çojë drejt asimilimit, pasi shoqëritë jo-dominuese u afrohen atyre dominuese, duke krijuar një rrezik real për asimilimin e mundshëm dhe humbjen e karakteristikave dalluese kulturore (Castles, 2006). Prandaj, është thelbësore të gjendet një ekuilibër midis reduktimit të presioneve të asimilimit dhe shfrytëzimit të teknologjisë për të ruajtur kulturën.
Bazuar në diskutimin e bërë, mund të ndërmerren disa veprime për të forcuar identitetin kulturor të diasporës shqiptare. Para së gjithash, është e thelbësore që komunitetet e diasporës të kenë programe të forta për mësimin e gjuhës shqipe. Qeveritë lokale në vendet e banimit dhe organizatat e diasporës mund t'i mbështesin këto iniciativa. Së dyti, inkurajimi dhe mbështetja e programeve të shkëmbimit kulturor që u ofrojnë pjestarëve të diasporës një përvojë të drejtpërdrejtë mbi zakonet shqiptare, mund t'i ndihmojë ata të lidhen më shumë me rrënjët e tyre. Së fundi, është thelbësore që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës të ndërveprojnë në mënyrë aktive me diasporën e tyre duke zbatuar politika dhe iniciativa që janë krijuar posaçërisht për të përmbushur nevojat dhe kontributet e tyre.
Zgjidhjet dhe rekomandimet e mundshme
Programe Arsimore: Në komunitetet e diasporës, duhet të krijohen programe gjithëpërfshirëse për mësimin e gjuhës shqipe në partneritet me institucionet arsimore përreth. Për ta bërë mësimin e gjuhës më të lehtë dhe tërheqës, veçanërisht për fëmijët, mund të krijohen aplikacione për celularë dhe kurse online.
Programe të Shkëmbimit Kulturor: Organizimi i aktiviteteve kulturore virtuale dhe tureve të shkëmbimit kulturor që u mundësojnë individëve të diasporës të marrin pjesë në festimet dhe traditat tradicionale shqiptare.
Mbështetja e Qeverisë: Edhe pse si Kosova ashtu edhe Shqipëria kanë zyrtarë të caktuar për të adresuar shqetësimet e diasporës, autoriteti dhe ndikimi i tyre shpesh duket i kufizuar. Është e nevojshme që këta zyrtarë të fuqizohen me autoritet dhe burime më të mëdha për të adresuar në mënyrë efektive nevojat dhe kërkesat e diasporës shqiptare.
Bashkëpunimi Ndërqeveritar: Koordinimi i përmirësuar ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë për angazhimin e diasporës është thelbësor. Një qasje e përbashkët do të mundësonte ndarjen e praktikave më të mira, bashkimin e burimeve dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave të unifikuara për lidhjen dhe angazhimin me diasporën.
Integrimi i Teknologjisë: Krijimi i komuniteteve në rrjetet sociale dhe platformave online të dedikuara për avancimin e gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare. Krijimi i arkivave digjitale për muzikën, letërsinë dhe folklorin shqiptar.
Rrugët për kërkime të mëtejshme
Ndikimi i Teknologjisë: Hulumtimi se si rrjetet sociale dhe mjetet e komunikimit digjital ndikojnë në identitetin kulturor të diasporës shqiptare. Studimi i potencialit të këtyre teknologjive për ruajtjen e kulturës.
Transmetimi ndërmjet brezave: Studimi i teknikave dhe qasjeve që komunitetet e diasporës përdorin për të përcjellë normat dhe vlerat kulturore te brezat e ardhshëm. Kjo mund të arrihet përmes mënyrave të ndryshme, si klasat e gjuhës, festivalet kulturore, tregimet dhe mësimi i bazuar në familje. Suksesi i këtyre përpjekjeve varet nga disa faktorë, duke përfshirë përfshirjen e prindërve, mbështetjen e komunitetit, qasje në burime kulturore dhe mbështetjen e qeverisë. Duke nxitur komunikim të fortë ndër breza dhe duke përdorur teknologjinë për t'u lidhur me atdheun, komunitetet e diasporës mund të përcjellin në mënyrë efektive trashëgiminë e tyre të pasur kulturore te brezat e ardhshëm, duke siguruar vazhdimësinë kulturore.
Marrëdhëniet Qeveri-Diasporë: Një analizë e lidhjes së qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës me diasporën e tyre. Gjetja e shembujve të mirë dhe praktikave më të mira nga kombet e tjera fqinje me komunitete të mëdha të diasporës.
Si përmbledhje, ruajtja e identitetit kulturor dhe ndjenjës së përkatësisë brenda diasporës shqiptare është një përpjekje e përbashkët që kërkon përpjekje të koordinuara nga vendi dhe grupi i diasporës. Duke trajtuar pengesat dhe duke përfituar nga përparësitë e globalizimit dhe teknologjisë, diaspora shqiptare mund të vazhdojë të lulëzojë duke ruajtur trashëgiminë e vet të veçantë kulturore. Për të garantuar mbijetesën e kësaj trashëgimie të pasur kulturore, qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës, si dhe organizatat e diasporës dhe vetë individët duhet të bashkëpunojnë dhe të krijojnë lidhje më të thella komunikimi.
Date: 31/01/2025
0 Views
News
Lista e Vendvotimeve për Diasporën
Për të lehtësuar procesin e votimit nga diaspora për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Germin ka përgatitur një listë të detajuar të vendvotimeve, përfshirë adresat e ambasadave dhe konsullatave ku mund të votoni fizikisht, si dhe kutitë postare për dërgimin e fletëvotimeve.
Klikoni mbi lidhjet më poshtë për të shkarkuar dokumentet e plota, varesisht nga shteti ku jetoni:
AUSTRALI
AUSTRI
BELGJIKE
CEKI
DANIMARKE
FRANCE
GJERMANI
HOLANDE
HUNGARI
ITALI
KANADA
KOSOVE
KROACI
MALI_I_ZI
MAQEDONI_E_VERIUT
MBRETERI_E_BASHKUAR
NORVEGJI
ShBA
SHQIPERI
SLLOVENI
SUEDI
TURQI
ZVICER
Në këto dokumente, adresat janë të lidhura me Google Maps, duke ju mundësuar navigim të shpejtë dhe të saktë. Dokumentin me të gjitha shtetet e gjeni Këtu.
Për më shumë informata bashkohuni në kanalin tonë zyrtar në WhatsApp: GERMIN WhatsApp Channel
Date: 16/01/2025
0 Views
News
Si duhet të votoni me postë nga Diaspora për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë?
Të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë duhet të dërgojnë fletëvotimet në kutitë postare të KQZ-së në Kosovë ose jashtë saj, duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme:
𝐇𝐚𝐩𝐢 𝟏: 𝐏𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 - e gjeni këtu.
1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik. Listën me emrat dhe numrat e kandidatëve e gjeni këtu.
3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:
Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
Mos shkruani asgjë mbi zarf!
𝐇𝐚𝐩𝐢 𝟐: 𝐃𝐞̈𝐫𝐠𝐨𝐧𝐢 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧
1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.
2. Brenda zarfit të dytë, vendosni: ✉️📩
Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
Dëftesën e regjistrimit.
3. Mbi zarfin e dytë:
Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së - adresat e kutive postare të KQZ-së i gjeni ketu.
Vendosni një pullë postare.
4. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.
📍 𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬! 𝐐𝐞̈ 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐯𝐥𝐞𝐟𝐬𝐡𝐞̈𝐦:
Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.
ℹ️ Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së në WhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61.
Date: 09/01/2025
0 Views
News
Infografikë lidhur me gjetjet kryesore nga raporti “Remitancat në Kosovë: Shuma të mëdha, diskutim i vogël”
GERMIN ka realizuar një raport me titullin “Remitancat në Kosovë: Shuma të mëdha, diskutim i vogël”.
Gjetjet kryesore të këtij raporti mund t’i shihni në këtë infografikë