fbpx
Korrik 11, 2023

GERMIN mbajti trajnim për temën "Benefitet e diversitetit gjinor në qeverisje lokale"

Nga Bublina Peni-314 Shikime-Asnjë koment

Në fundjavën që lamë pas GERMIN ka mbajtur trajnimin "Benefitet e diversitetit gjinor në qeverisje lokale", në kuadër të projektit “Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Diasporës: Ngritja e kapaciteteve të grave në politikë në nivel lokal” – që mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).

Trajnimi është fokusuar në:

  • Benefitet e diversitetit gjinor;
  • Sfidat dhe mundësitë nga perspektiva gjinore;
  • Identifikimi i prioriteteve individuale;
  • Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor;
  • Interseksionaliteti (Përkatësia e shumëfishtë);
  • Strategji të komunikimit me aktorë të ndryshëm;
  • Identifikimi i nevojave në komunitet;
  • Paragjykimet e grave në politikë dhe Monitorimi dhe llogaridhënia.

GERMIN po vazhdon të punoj në fuqizimin e grave në politikë, ku përveç trajnimeve është duke organizuar edhe takime mentoruese me mentor nga diaspora dhe takime tematike të përbashkëta.

Në postimin tonë në Facebook mund të shihni më shumë foto nga ky trajnim që ka mbajtur GERMIN..