News
GERMIN kërkon të trajtohen 1,806 pako të fletëvotimeve të paverifikuara nga Diaspora
Date: 24/12/2019
0 Views

GERMIN ka përcjellur edhe një ankesë tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP në lidhje me 1806 pakot e patrajtuara të fletëvotimeve nga bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, të cilat janë refuzuar pa kaluar asjnë procedurë verifikimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Të gjitha këto pako janë nisur si dërgesa postare para afatit përfundimtar për dërgimin e pakove postare të vendosur nga KQZ-ja, përkatësisht nga data 19 shtator deri më datën 5 tetor 2019, gjë që mund të vërtëtohet në bazë të vulës postare në datën e nisjes. Gjithashtu, 1806 pakot në fjalë kanë ardhur në KQZ përpara se të nisej verifikimi dhe numërimi i 4639 të tjerave që ishin objekt i ankesës së parë të LVV-së, e cila do të thotë se përfshirja në numërim e 1806 pakove të reja nuk do të kishte vonuar procedimi i pakove të tjera. Mostrajtimi i këtyre pakove të fundit bie në kundërshtim me aktgjymin e Gjykatës Supreme A.A.UZH.nr. 20/2019 të datës 30.10.2019, si dhe me aktgjykimin më të hershëm të kësaj Gjykate, A.A.-U.ZH.nr. 19/2019 të datës 25.10.2019.

Prandaj, kërkojmë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që sipas mandatit që ia jep Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 115.1, dhe në bazë të aktgjykimeve A.A.UZH. nr. 20/2019 dhe A.A.UZH. nr. 19/2019 të Gjykatës Supreme, të ndërmarrë veprime konkrete dhe të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar 1.806 pakot e mbetura me fletëvotime të ardhura përmes postës.”

Ankesën mund ta lexoni KËTU.

Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
News
Lista e Vendvotimeve për Diasporën
Për të lehtësuar procesin e votimit nga diaspora për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Germin ka përgatitur një listë të detajuar të vendvotimeve, përfshirë adresat e ambasadave dhe konsullatave ku mund të votoni fizikisht, si dhe kutitë postare për dërgimin e fletëvotimeve.   Klikoni mbi lidhjet më poshtë për të shkarkuar dokumentet e plota, varesisht nga shteti ku jetoni:   AUSTRALI   AUSTRI   BELGJIKE   CEKI   DANIMARKE   FRANCE   GJERMANI   HOLANDE   HUNGARI   ITALI   KANADA   KOSOVE   KROACI   MALI_I_ZI   MAQEDONI_E_VERIUT   MBRETERI_E_BASHKUAR   NORVEGJI   ShBA   SHQIPERI   SLLOVENI   SUEDI   TURQI   ZVICER   Në këto dokumente, adresat janë të lidhura me Google Maps, duke ju mundësuar navigim të shpejtë dhe të saktë. Dokumentin  me të gjitha shtetet e gjeni Këtu.   Për më shumë informata bashkohuni në kanalin tonë zyrtar në WhatsApp:  GERMIN WhatsApp Channel    
Date: 16/01/2025
0 Views