Diaspora Philanthropy
Inva Mula performon në New York për të mbështetur programin OriginAL
Date: 24/03/2023
0 Views

Nëse jeni fans i muzikës shqiptare, nuk duhet të humbisni ngjarjen e ardhshme me Inva Mulën dhe Genc Tukiçin. Më 24 maj, ata do të performojnë live në New York për të mbështetur programin OriginAL.

Siç nënkupton edhe emri, OriginAL ofron një perspektivë të re mbi kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. Ëndrra e OriginAL është të ofrojë një përvojë unike dhe transformuese për të rinjtë shqiptarë, duke i marrë ata në një udhëtim magjepsës drejt vendlindjeve dhe duke i frymëzuar të jenë pjesë e një komuniteti global shqiptar. Prandaj, programi synon t’u ofrojë të rinjve shqiptarë një këndvështrim të ri mbi kulturën dhe trashëgiminë e atdheut dhe lidhjen e tyre me të.

OriginAL do të mbështetet nga sopranoja jonë e famshme botërore Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiçi. Ata do të performojnë live për programin në Town Hall Theatre të New York-ut, më 24 maj.

“A dëshironi një udhëtim falas në Shqipëri dhe Kosovë?” – nëse mendoni se pasardhësit tuaj do ta kenë të vështirë të kuptojnë këtë fjali, atëherë ka ardhur koha të bashkoheni me ne dhe të BLINI BILETËN për koncertin tani.

Përfitoni nga kjo përvojë muzikore e paharrueshme duke mbështetur një kauzë të shkëlqyer. Bëhuni pjesë e një nisme që do të transformojë lidhjen e brezave të rinj të diasporës shqiptare me origjinën e tyre. Bëhuni OriginAL!

Koncerti dhe programi OriginAL organizohen nga Global Albanians Foundation dhe GERMIN. Fotografisti i njohur Fadil Berisha, së bashku me aktivistët e komunitetit shqiptaro-amerikan Mark Kosmo dhe Avni Mustafaj, do të jenë nikoqirët tuaj të nderit në këtë ngjarje.

 

Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Youth & Education
OriginAL Hap Aplikimet për Grupet e 2025
OriginAL me kënaqësi njofton hapjen zyrtare të aplikimeve për grupet e vitit 2025. Ky program unik edukativ dhe kulturor fton të rinjtë shqiptarë të moshës 18 deri në 24 vjeç në një udhëtim të zbulimit, lidhjes dhe zhvillimit personal.   Pjesëmarrësit e OriginAL do të angazhohen në përvoja të ndryshme, duke eksploruar trashëgiminë kulturore, historinë, gjuhën dhe traditat e Kosovës dhe Shqipërisë. Programi synon të forcojë ndjenjën e identitetit tek pjesëmarrësit dhe të thellojë kuptimin e tyre mbi rrënjët paraardhëse.   Për herë të parë këtë vit, OriginAL ofron fleksibilitet duke u lejuar aplikuesve të zgjedhin periudhën në të cilën dëshirojnë të marrin pjesë. Kjo risi siguron që më shumë të rinj të mund të jenë pjesë e kësaj mundësie që ndryshon jetën në një kohë që përshtatet më mirë me oraret e tyre.   Kriteret e Përshtatshmërisë: Të jenë me prejardhje shqiptare. Mosha ndërmjet 18 dhe 24 vjeç. Interes për eksplorimin kulturor dhe historik.   Si të Aplikoni: Për të aplikuar apo për më shumë detaje mbi kriteret e aplikimit dhe programit, ju lutemi klikoni në linkun më poshtë. APLIKO KETU
Date: 25/02/2025
0 Views