Të fundit
Lajme
Qëndroni të informuar me lajmet dhe zhvillimet më të fundit.
Lista e Vendvotimeve për Diasporën
Për të lehtësuar procesin e votimit nga diaspora për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Germin ka përgatitur një listë të detajuar të vendvotimeve, përfshirë adresat e ambasadave dhe konsullatave ku mund të votoni fizikisht, si dhe kutitë postare për dërgimin e fletëvotimeve.   Klikoni mbi lidhjet më poshtë për të shkarkuar dokumentet e plota, varesisht nga shteti ku jetoni:   AUSTRALI   AUSTRI   BELGJIKE   CEKI   DANIMARKE   FRANCE   GJERMANI   HOLANDE   HUNGARI   ITALI   KANADA   KOSOVE   KROACI   MALI_I_ZI   MAQEDONI_E_VERIUT   MBRETERI_E_BASHKUAR   NORVEGJI   ShBA   SHQIPERI   SLLOVENI   SUEDI   TURQI   ZVICER   Në këto dokumente, adresat janë të lidhura me Google Maps, duke ju mundësuar navigim të shpejtë dhe të saktë. Dokumentin  me të gjitha shtetet e gjeni Këtu.   Për më shumë informata bashkohuni në kanalin tonë zyrtar në WhatsApp:  GERMIN WhatsApp Channel    
Date: 16/01/2025
0 Views
Si duhet të votoni me postë nga Diaspora për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë?
Të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë duhet të dërgojnë fletëvotimet në kutitë postare të KQZ-së në Kosovë ose jashtë saj, duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme:   𝐇𝐚𝐩𝐢 𝟏: 𝐏𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 - e gjeni këtu.   1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin. 2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik. Listën me emrat dhe numrat e kandidatëve e gjeni këtu. 3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë. 4. Pasi të plotësoni fletëvotimin: Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin. Mos shkruani asgjë mbi zarf!     𝐇𝐚𝐩𝐢 𝟐: 𝐃𝐞̈𝐫𝐠𝐨𝐧𝐢 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧   1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit. 2. Brenda zarfit të dytë, vendosni: ✉️📩 Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar. Dëftesën e regjistrimit. 3. Mbi zarfin e dytë: Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së - adresat e kutive postare të KQZ-së i gjeni ketu. Vendosni një pullë postare.     4. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.     📍 𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬! 𝐐𝐞̈ 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐯𝐥𝐞𝐟𝐬𝐡𝐞̈𝐦: Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë). Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.   ℹ️ Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së në WhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61.
Date: 09/01/2025
0 Views
Infografikë lidhur me gjetjet kryesore nga raporti “Remitancat në Kosovë: Shuma të mëdha, diskutim i vogël”
GERMIN ka realizuar një raport me titullin “Remitancat në Kosovë: Shuma të mëdha, diskutim i vogël”. Gjetjet kryesore të këtij raporti mund t’i shihni në këtë infografikë
Date: 24/12/2024
0 Views