Diaspora Briefings
Organizimi Rinor dhe Studentor në Diasporë
Date: 24/11/2024
0 Views

Organizimi dhe rrjetëzimi i të rinjve dhe studentëve shqiptarë në diasporë ka qenë dhe mbetet zanafilla e organizimit komunitar në mërgatë dhe burimi i aktivizimit për vendin e origjinës. Të rinjtë dhe studentët në diasporë luajnë një rol të rëndësishëm në raportet mes gjeneratave në diasporë dhe lidhjet me organizatat e institucionet e vendit amë. Pavarësisht këtij potenciali të madh, aktualisht, një sërë sfidash strukturore, sociale dhe politike kufizojnë organizimin rinor dhe studentor në diasporë. Mungesa e koordinimit dhe mbështetjes institucionale, problemet e komunikimit si dhe barrierat “hapësirë-kohë” e bëjnë të vështirë për të rinjtë të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë rrjete të qëndrueshme. Kjo kufizon ndikimin që ata mund të kenë në komunitet dhe në raport me vendin e origjinës.  

 

Sfidat Aktuale   

Të rinjtë dhe studentët shqiptarë në diasporë përballen me një sërë sfidash që pengojnë organizimin e tyre të qëndrueshëm dhe rrjetëzimin efektiv. Një nga problemet më të dukshme është mungesa e strukturave të qëndrueshme në zonat ku nuk ka pasur traditë të organizimit komunitar. Ndonëse ekzistojnë lidhje ndërpersonale dhe studentët shpesh mbajnë kontakte mes tyre, mungesa e një entiteti apo platforme të përbashkët e bën të vështirë koordinimin e aktiviteteve dhe projekteve. Përpjekjet individuale mbeten shpesh të fragmentuara dhe nuk arrijnë të kenë ndikimin e pritur në komunitet apo në lidhjen me vendin e origjinës. Në disa raste, edhe aty ku ka shoqata dhe organizata komunitare, struktura e tyre shpesh është e dobët, dhe mungesa e përkrahjes institucionale dhe financiare përkeqëson situatën.  

Në disa vende, si Zvicra, përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e komuniteteve studentore. Por në vende të tjera, përfaqësitë e mërgatës janë raportuar se shpesh nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete publike, duke lënë organizatat pa një partner të besueshëm institucional. Për më tepër, mungesa e mbështetjes financiare nga ndërmarrësit shqiptarë dhe individët, si dhe nga vetë institucionet shtetërore, ka krijuar boshllëqe të mëdha në financimin e projekteve dhe aktiviteteve që do të mund të ndihmonin komunitetin. Kjo situatë shfaqet edhe në rastin e shkollave shqipe në diasporë, të cilat shpesh operojnë me burime të kufizuara.  

Një tjetër sfidë e rëndësishme është ndikimi i politikës në shoqatat dhe organizatat studentore jashtë vendit. Përfshirja e partive politike nga Kosova dhe Shqipëria ka krijuar një ambient polarizues dhe të fragmentuar, ku shpesh shfaqen ndarje të forta që pengojnë aktivitetet e përbashkëta. Shoqata të ndryshme janë kthyer në arenë mbështetjeje për parti politike, duke larguar të rinjtë që dëshirojnë të kontribuojnë në mënyrë të pavarur. Një shembull është shoqata në Gjenevë, ku anëtarët e saj ishin të lidhur ngushtë me një parti politike. Kjo shoqatë jo vetëm që hoqi përkohësisht termat “apolitik” dhe “apartiak” nga statutet e saj, por edhe vazhdoi të përdorë platformat sociale të organizatës për aktivitete politike, edhe pas largimit të anëtarëve të saj. Situata të ngjashme janë raportuar edhe në Lozanë dhe në federatën e studentëve shqiptarë në Zvicër, ku përçarjet politike kanë penguar bashkëpunimin dhe kanë krijuar një ambient të pasigurt për organizata që synojnë të ruajnë një qëndrim të pavarur dhe të përbashkët.  

Përveç kësaj, ndarjet mes shqiptarëve nga trevat e ndryshme të kombit përbëjnë një tjetër sfidë. Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Çamëria shpesh ndihen të lënë pas dore nga shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo ndjenjë përjashtimi vjen si pasojë e mungesës së përfshirjes së tyre në aktivitetet e organizatave apo ndonjë mbështetje institucionale që i adreson drejtpërdrejt. Kjo sfidë nënvizon nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse nga të gjitha palët për të siguruar që çdo shqiptar, pavarësisht prejardhjes rajonale, të ndihet pjesë e një kombësie të përbashkët dhe të barabartë.  

 

Krijimi i një platforme të përbashkët   

Roli i teknologjisë është një temë shumë e rëndësishme për diasporën. Një numër i madh studentësh shqiptarë janë të orientuar drejt informatikës (programim, inxhinieri, etj.), dhe është në interes kombëtar që aftësitë e tyre të përdoren si zgjidhje për sfidat tona. Teknologjia mund të ndihmojë në kapërcimin e barrierave gjeografike dhe kohore. Përdorimi i platformave digjitale dhe aplikacioneve mobile mund të lehtësojë bashkëpunimin midis studentëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës.  

Një shembull i shkëlqyer i organizatave që kanë krijuar platforma virtuale për të mbështetur studentët në mbarë botën janë “NAYORA” – Asambleja Kombëtare e Organizatave Rinore të Republikës së Azerbajxhanit dhe Shoqata Botërore e Rinisë Lituaneze “Pasaulio. Përmes këtyre platformave, këto organizata kanë ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi, duke ofruar burime edukative dhe mbështetje për të rinjtë, pavarësisht se ku ndodhen. Këto iniciativa kanë ndihmuar në forcimin e lidhjeve mes studentëve dhe kanë promovuar qasjen e barabartë në mundësitë arsimore globale. Por jo vetëm, edhe organizatat shqipatare kanë përdorur platforma virtuale gjatë pandemisë për aktivitete kombëtare dhe kulturore, duke bashkuar shqiptarët në një mjedis virtual. Megjithatë, teknologjia nuk është një zgjidhje e vetme. Mungesa e një platforme të përbashkët për të gjithë studentët shqiptarë në diasporë mbetet një pengesë kryesore. Një aplikacion mobil i dedikuar për rrjetëzim dhe koordinim do të ishte tepër i dobishëm për të bashkuar rininë shqiptare në botë.  

 

Rekomandimet   

Për të adresuar sfidat e organizimit rinor dhe studentor në diasporë, paraqiten disa rekomandime konkrete që mund të kontribuojnë në forcimin e rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe ndikimit pozitiv të të rinjve dhe studentëve shqiptarë në diasporë:  

 

1. Krijimi i një platforme të unifikuar për të rinjtë dhe studentët shqiptarë në diasporë: Një nga sfidat kryesore të identifikuara është mungesa e një strukture të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse që të unifikojë përpjekjet e të rinjve. Për këtë arsye, është jetike krijimi i një platforme të unifikuar që do të shërbejë si forum për të gjitha shoqatat dhe organizatat studentore shqiptare. Kjo platformë duhet të:  

● Mundësojë ndarjen e përvojave dhe burimeve.  

● Krijojë hapësira për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe aktivitetet që forcojnë lidhjet akademike, sociale dhe kulturore.  

● Të takohën me njëri tjetrin (edhe kur bëjnë turizem në një qytet)  

Këtu kemi disa shembuj të formatëve teknologjike për bashkimin e mërgatës:  

 

 

Zhvillimi i një aplikacioni mobil dhe platforme digjitale për rrjetëzimin e diasporës rinore shqiptare: Për të adresuar barrierat gjeografike dhe kohore, një aplikacion mobil mund të shërbejë si një zgjidhje efektive për të bashkuar të rinjtë shqiptarë në një hapësirë të përbashkët. Ky aplikacion duhet të ofrojë :  

● Regjistrim të lehtë për studentët dhe të rinjtë shqiptarë në të gjithë botën.  

● Hapësira për ngjarje virtuale, diskutime tematike dhe ndarje përvojash.  

● Mundësi për rrjetëzim profesional, akademik dhe social.  

● Përfshirjen e veçorive që lejojnë bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, ndarjen e burimeve dhe krijimin e lidhjeve të forta me vendet e origjinës.  

 

2. Ruajtja e pavarësisë së organizatave rinore nga ndikimet politike : Një nga problemet më të mëdha të identifikuara është ndërhyrja e partive politike, që ka çuar në polarizimin e shoqatave dhe dobësimin e bashkëpunimit midis të rinjve. Për të parandaluar këtë, rekomandohet që:  

● Statutet e organizatave studentore të theksojnë qartë apolitizmin dhe të ndalojnë ndërhyrjet politike.  

● Të krijohen mekanizma mbikëqyrës nga organizatat mëmë për të garantuar pavarësinë e shoqatave dhe organizatave të reja.  

● Institucionet shtetërore dhe diplomatike të ofrojnë mbështetje, por të mbajnë një qëndrim neutral politik në raport me këto organizata.  

 

3. Rritja e përfshirjes së shqiptarëve nga të gjitha trevat (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina, Mali i Zi dhe Çamëria) : Për të adresuar ndarjet dhe ndjesitë e përjashtimit midis shqiptarëve nga treva të ndryshme, është e domosdoshme që organizatat të jenë gjithëpërfshirëse. Kjo mund të arrihet duke:  

● Krijuar rregulla të brendshme që promovojnë diversitetin dhe përfshirjen.  

● Ofruar hapësira të barabarta për të gjithë shqiptarët, pavarësisht origjinës rajonale.  

● Ndërmarrë iniciativa të veçanta për të inkurajuar pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Çamëria në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.  

 

4. Nxitja e lidhjeve akademike përmes programeve ndërkombëtare si Erasmus+ : Programet ndërkombëtare si Erasmus+ mund të luajnë një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes studentëve shqiptarë në diasporë dhe institucioneve të vendeve amë. Për këtë:  

● Shqipëria dhe Kosova duhet të intensifikojnë përpjekjet për të përfshirë më shumë studentë shqiptarë në këto programe.  

● Shoqatat studentore në diasporë mund të krijojnë partneritete me universitetet vendase për të promovuar mundësitë e shkëmbimeve akademike.  

 

5. Draftimi i një manuali për organizatat e reja : Hapja e organizatave të reja shpesh has në sfida të shumta. Për të lehtësuar këtë proces, mund të krijohet një manual ose udhëzues që përmban:

● Rekomandime për strukturimin dhe menaxhimin e shoqatave.  

● Udhëzime për qasjen ndaj mbështetjes financiare dhe burimeve.  

● Propozime për mënyrat e bashkëpunimit midis shoqatave ekzistuese dhe të rejave.  

 

6. Ngritja e vetëdijes kombëtare për të rinjtë në diasporë : Për të shmangur ndarjet dhe ndjenjën e “menjëanësimit”, është thelbësore që çdo organizatë, institucion dhe individ të punojë për të promovuar një ndjenjë përkatësie kombëtare. Aktivitetet dhe projektet duhet të theksojnë vlerat dhe traditat e përbashkëta, duke inkurajuar një bashkim më të madh midis shqiptarëve.  

 

Këto rekomandime ofrojnë një qasje të plotë për të trajtuar sfidat dhe për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve shqiptarë në diasporë. Përmes bashkëpunimit, organizimit dhe mbështetjes së qëndrueshme, këto iniciativa mund të kenë një ndikim të fortë dhe afatgjatë në zhvillimin e komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.  

 

Për të adresuar sfidat e organizimit dhe rrjetëzimit të të rinjve shqiptarë në diasporë, është e domosdoshme një qasje më e mirëkoordinuar dhe mbështetje institucionale. Teknologjia mund të luajë një rol të rëndësishëm, por organizimi i qëndrueshëm arrihet përmes një platforme të unifikuar dhe një mbështetjeje të vazhdueshme nga institucionet shtetërore.  

 

Bashkëautorët:  

Arbër Gashi, Përfaqësues i Shoqatë “Shoqëria e Re, Zvicër. Andi Zhaveli, President i Organizatës Studentore Shqiptare – Vlera, Belgjikë.  

 

Ky artikull u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).  

Organizimi Rinor dhe Studentor në Diasporë
Organizimi dhe rrjetëzimi i të rinjve dhe studentëve shqiptarë në diasporë ka qenë dhe mbetet zanafilla e organizimit komunitar në mërgatë dhe burimi i aktivizimit për vendin e origjinës. Të rinjtë dhe studentët në diasporë luajnë një rol të rëndësishëm në raportet mes gjeneratave në diasporë dhe lidhjet me organizatat e institucionet e vendit amë. Pavarësisht këtij potenciali të madh, aktualisht, një sërë sfidash strukturore, sociale dhe politike kufizojnë organizimin rinor dhe studentor në diasporë. Mungesa e koordinimit dhe mbështetjes institucionale, problemet e komunikimit si dhe barrierat "hapësirë-kohë" e bëjnë të vështirë për të rinjtë të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë rrjete të qëndrueshme. Kjo kufizon ndikimin që ata mund të kenë në komunitet dhe në raport me vendin e origjinës.     Sfidat Aktuale    Të rinjtë dhe studentët shqiptarë në diasporë përballen me një sërë sfidash që pengojnë organizimin e tyre të qëndrueshëm dhe rrjetëzimin efektiv. Një nga problemet më të dukshme është mungesa e strukturave të qëndrueshme në zonat ku nuk ka pasur traditë të organizimit komunitar. Ndonëse ekzistojnë lidhje ndërpersonale dhe studentët shpesh mbajnë kontakte mes tyre, mungesa e një entiteti apo platforme të përbashkët e bën të vështirë koordinimin e aktiviteteve dhe projekteve. Përpjekjet individuale mbeten shpesh të fragmentuara dhe nuk arrijnë të kenë ndikimin e pritur në komunitet apo në lidhjen me vendin e origjinës. Në disa raste, edhe aty ku ka shoqata dhe organizata komunitare, struktura e tyre shpesh është e dobët, dhe mungesa e përkrahjes institucionale dhe financiare përkeqëson situatën.   Në disa vende, si Zvicra, përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e komuniteteve studentore. Por në vende të tjera, përfaqësitë e mërgatës janë raportuar se shpesh nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete publike, duke lënë organizatat pa një partner të besueshëm institucional. Për më tepër, mungesa e mbështetjes financiare nga ndërmarrësit shqiptarë dhe individët, si dhe nga vetë institucionet shtetërore, ka krijuar boshllëqe të mëdha në financimin e projekteve dhe aktiviteteve që do të mund të ndihmonin komunitetin. Kjo situatë shfaqet edhe në rastin e shkollave shqipe në diasporë, të cilat shpesh operojnë me burime të kufizuara.   Një tjetër sfidë e rëndësishme është ndikimi i politikës në shoqatat dhe organizatat studentore jashtë vendit. Përfshirja e partive politike nga Kosova dhe Shqipëria ka krijuar një ambient polarizues dhe të fragmentuar, ku shpesh shfaqen ndarje të forta që pengojnë aktivitetet e përbashkëta. Shoqata të ndryshme janë kthyer në arenë mbështetjeje për parti politike, duke larguar të rinjtë që dëshirojnë të kontribuojnë në mënyrë të pavarur. Një shembull është shoqata në Gjenevë, ku anëtarët e saj ishin të lidhur ngushtë me një parti politike. Kjo shoqatë jo vetëm që hoqi përkohësisht termat "apolitik" dhe "apartiak" nga statutet e saj, por edhe vazhdoi të përdorë platformat sociale të organizatës për aktivitete politike, edhe pas largimit të anëtarëve të saj. Situata të ngjashme janë raportuar edhe në Lozanë dhe në federatën e studentëve shqiptarë në Zvicër, ku përçarjet politike kanë penguar bashkëpunimin dhe kanë krijuar një ambient të pasigurt për organizata që synojnë të ruajnë një qëndrim të pavarur dhe të përbashkët.   Përveç kësaj, ndarjet mes shqiptarëve nga trevat e ndryshme të kombit përbëjnë një tjetër sfidë. Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Çamëria shpesh ndihen të lënë pas dore nga shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo ndjenjë përjashtimi vjen si pasojë e mungesës së përfshirjes së tyre në aktivitetet e organizatave apo ndonjë mbështetje institucionale që i adreson drejtpërdrejt. Kjo sfidë nënvizon nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse nga të gjitha palët për të siguruar që çdo shqiptar, pavarësisht prejardhjes rajonale, të ndihet pjesë e një kombësie të përbashkët dhe të barabartë.     Krijimi i një platforme të përbashkët    Roli i teknologjisë është një temë shumë e rëndësishme për diasporën. Një numër i madh studentësh shqiptarë janë të orientuar drejt informatikës (programim, inxhinieri, etj.), dhe është në interes kombëtar që aftësitë e tyre të përdoren si zgjidhje për sfidat tona. Teknologjia mund të ndihmojë në kapërcimin e barrierave gjeografike dhe kohore. Përdorimi i platformave digjitale dhe aplikacioneve mobile mund të lehtësojë bashkëpunimin midis studentëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës.   Një shembull i shkëlqyer i organizatave që kanë krijuar platforma virtuale për të mbështetur studentët në mbarë botën janë “NAYORA” - Asambleja Kombëtare e Organizatave Rinore të Republikës së Azerbajxhanit dhe Shoqata Botërore e Rinisë Lituaneze "Pasaulio". Përmes këtyre platformave, këto organizata kanë ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi, duke ofruar burime edukative dhe mbështetje për të rinjtë, pavarësisht se ku ndodhen. Këto iniciativa kanë ndihmuar në forcimin e lidhjeve mes studentëve dhe kanë promovuar qasjen e barabartë në mundësitë arsimore globale. Por jo vetëm, edhe organizatat shqipatare kanë përdorur platforma virtuale gjatë pandemisë për aktivitete kombëtare dhe kulturore, duke bashkuar shqiptarët në një mjedis virtual. Megjithatë, teknologjia nuk është një zgjidhje e vetme. Mungesa e një platforme të përbashkët për të gjithë studentët shqiptarë në diasporë mbetet një pengesë kryesore. Një aplikacion mobil i dedikuar për rrjetëzim dhe koordinim do të ishte tepër i dobishëm për të bashkuar rininë shqiptare në botë.     Rekomandimet    Për të adresuar sfidat e organizimit rinor dhe studentor në diasporë, paraqiten disa rekomandime konkrete që mund të kontribuojnë në forcimin e rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe ndikimit pozitiv të të rinjve dhe studentëve shqiptarë në diasporë:     1. Krijimi i një platforme të unifikuar për të rinjtë dhe studentët shqiptarë në diasporë: Një nga sfidat kryesore të identifikuara është mungesa e një strukture të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse që të unifikojë përpjekjet e të rinjve. Për këtë arsye, është jetike krijimi i një platforme të unifikuar që do të shërbejë si forum për të gjitha shoqatat dhe organizatat studentore shqiptare. Kjo platformë duhet të:   ● Mundësojë ndarjen e përvojave dhe burimeve.   ● Krijojë hapësira për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe aktivitetet që forcojnë lidhjet akademike, sociale dhe kulturore.   ● Të takohën me njëri tjetrin (edhe kur bëjnë turizem në një qytet)   Këtu kemi disa shembuj të formatëve teknologjike për bashkimin e mërgatës:       Zhvillimi i një aplikacioni mobil dhe platforme digjitale për rrjetëzimin e diasporës rinore shqiptare: Për të adresuar barrierat gjeografike dhe kohore, një aplikacion mobil mund të shërbejë si një zgjidhje efektive për të bashkuar të rinjtë shqiptarë në një hapësirë të përbashkët. Ky aplikacion duhet të ofrojë :   ● Regjistrim të lehtë për studentët dhe të rinjtë shqiptarë në të gjithë botën.   ● Hapësira për ngjarje virtuale, diskutime tematike dhe ndarje përvojash.   ● Mundësi për rrjetëzim profesional, akademik dhe social.   ● Përfshirjen e veçorive që lejojnë bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, ndarjen e burimeve dhe krijimin e lidhjeve të forta me vendet e origjinës.     2. Ruajtja e pavarësisë së organizatave rinore nga ndikimet politike : Një nga problemet më të mëdha të identifikuara është ndërhyrja e partive politike, që ka çuar në polarizimin e shoqatave dhe dobësimin e bashkëpunimit midis të rinjve. Për të parandaluar këtë, rekomandohet që:   ● Statutet e organizatave studentore të theksojnë qartë apolitizmin dhe të ndalojnë ndërhyrjet politike.   ● Të krijohen mekanizma mbikëqyrës nga organizatat mëmë për të garantuar pavarësinë e shoqatave dhe organizatave të reja.   ● Institucionet shtetërore dhe diplomatike të ofrojnë mbështetje, por të mbajnë një qëndrim neutral politik në raport me këto organizata.     3. Rritja e përfshirjes së shqiptarëve nga të gjitha trevat (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina, Mali i Zi dhe Çamëria) : Për të adresuar ndarjet dhe ndjesitë e përjashtimit midis shqiptarëve nga treva të ndryshme, është e domosdoshme që organizatat të jenë gjithëpërfshirëse. Kjo mund të arrihet duke:   ● Krijuar rregulla të brendshme që promovojnë diversitetin dhe përfshirjen.   ● Ofruar hapësira të barabarta për të gjithë shqiptarët, pavarësisht origjinës rajonale.   ● Ndërmarrë iniciativa të veçanta për të inkurajuar pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Çamëria në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.     4. Nxitja e lidhjeve akademike përmes programeve ndërkombëtare si Erasmus+ : Programet ndërkombëtare si Erasmus+ mund të luajnë një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes studentëve shqiptarë në diasporë dhe institucioneve të vendeve amë. Për këtë:   ● Shqipëria dhe Kosova duhet të intensifikojnë përpjekjet për të përfshirë më shumë studentë shqiptarë në këto programe.   ● Shoqatat studentore në diasporë mund të krijojnë partneritete me universitetet vendase për të promovuar mundësitë e shkëmbimeve akademike.     5. Draftimi i një manuali për organizatat e reja : Hapja e organizatave të reja shpesh has në sfida të shumta. Për të lehtësuar këtë proces, mund të krijohet një manual ose udhëzues që përmban: ● Rekomandime për strukturimin dhe menaxhimin e shoqatave.   ● Udhëzime për qasjen ndaj mbështetjes financiare dhe burimeve.   ● Propozime për mënyrat e bashkëpunimit midis shoqatave ekzistuese dhe të rejave.     6. Ngritja e vetëdijes kombëtare për të rinjtë në diasporë : Për të shmangur ndarjet dhe ndjenjën e "menjëanësimit", është thelbësore që çdo organizatë, institucion dhe individ të punojë për të promovuar një ndjenjë përkatësie kombëtare. Aktivitetet dhe projektet duhet të theksojnë vlerat dhe traditat e përbashkëta, duke inkurajuar një bashkim më të madh midis shqiptarëve.     Këto rekomandime ofrojnë një qasje të plotë për të trajtuar sfidat dhe për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve shqiptarë në diasporë. Përmes bashkëpunimit, organizimit dhe mbështetjes së qëndrueshme, këto iniciativa mund të kenë një ndikim të fortë dhe afatgjatë në zhvillimin e komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.     Për të adresuar sfidat e organizimit dhe rrjetëzimit të të rinjve shqiptarë në diasporë, është e domosdoshme një qasje më e mirëkoordinuar dhe mbështetje institucionale. Teknologjia mund të luajë një rol të rëndësishëm, por organizimi i qëndrueshëm arrihet përmes një platforme të unifikuar dhe një mbështetjeje të vazhdueshme nga institucionet shtetërore.     Bashkëautorët:   Arbër Gashi, Përfaqësues i Shoqatë "Shoqëria e Re, Zvicër. Andi Zhaveli, President i Organizatës Studentore Shqiptare - Vlera, Belgjikë.     Ky artikull u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).   Final_Organizimi-Rinor-dhe-Studentor-ne-Diaspore-2Shkarko Artikullin këtu
Date: 24/11/2024
0 Views